VJOLLCA MUSTAFA – Poezi per konkursin

Athine, Greci Shpervjelun kam manget e kmishes se bardh Per me te mbajt ma mir ne dor, a noshta kalibac… Du me te mbajt nalt se tutem se me bjen ne tok .. .., e ne tok ka shum terr e trishtem se s’te gjej ma.. Po t’qoj te shijosh ngjyren e perjetesise Ne det…

Besa Rexhepi – Per konkursin

FRAGMENT NGA  NOVELA “ SHPRESE DHE DASHURI” Sa shpejt koha kalon, pa e parë dy ditë sa dy orë. Sa shumë u gëzua pranë më të dashurve të tij, të cilët e duan shumë, e presin në çdo kohë, në çdo vend, kudo ata e presin, sepse atë e duan më shumë se çdo gjë,…

Istref Haxhillari – Per konkursin

Gruaja e ëndërrt ISTREF  HAXHILLARI Natë për natë shihte të njëjtën ëndërr si film me seri:  “Një grua shtatgjatë, me qerpikë të dendur, flokë të gështenjtë mbledhur topuz pas zverkut, e vështronte në heshtje pa thënë asnjë fjalë. Thellë syve të errët në formën e bajameve të pjekura digjej një flakë e përhershme bojë alle.”…

Mehill Velaj- Poezi per konkursin

Cikël me poezi nga Mëhill Velaj Për Ditët e Letërsisë Shqipe Detroit Michigan 2020 Unë e ti, Etyd!  U puthëm gjatë  qe muzg  sikur puthesha  me një muzë. Unaza,  filizat dardane ngurosën atë puthje  ndër buzë…  Më mbajnë peng ato kujtime  Më mbajnë peng ato kujtime mes shelgjeve lotvajtuese  te Livadhi i Vogël  te Krecki…

Farida Ramadani – Poezi per konkursin

Lutem        Qiellin dhe Tokën desha ti puth, Lirinë, Paqen e Dashurinë gërshet ti bëj, Njerëzit ti ofroj sa më shumë me mujtë, Nata dhe Agimi përqafuar të qëndrojnë pa fre, Të mos bjerë shi kur dielli kuqëlon, Deti dhe yjet të mos lotojnë më, Universi i deformuar të marrë formën e duhur, Zotit…

Ermira Mitre ( Poezi per konkursin )

NË MUAJIN MARS Në Mars, vështroni si ç’bëhet dimri, si bymehet brumi i tokës, nga Venusi, si ënjten sythet, në çdo frymëmarrje, si ndizet syri, nga ylber zambakësh. Në Mars, vështroni si zhvishet dimri, si heq pallton, kapuçët, dorashkat, si hijeshohet Toka, me bluza petalesh, si harbohet e kuqja, dashuri tulipanësh, kordelja e verdhë, xhelozi…

Julia Gjika ( Nga poezite per konkursin )

DAFINA Unë jam e gjitha, shekujt i lashë të ikin një nga një. Herë si retë e bardha, të panumurta, herë të hirta. Ngarkuar me furtuna, me stinë të begata. Jeta ime ishte e pasur, përderisa isha e lirë. Vrapoja e lumtur nëpër pyje të virgjër, anës lumenjve që më gëzonin shpirtin. Më quajtën hyjneshë…

Violeta Kadriu- Podujeve ( Poezi per konkursin )

PERQAFOM, I DASHUR!… Të lutem, i dashur, sonte përqafom fort përqafom fort e me zjarrë, si të ishte përqafimi ynë i mbramë, mu sikur atëherë, mu sikur atë natë kur për herë të parë u përqafuam me sy në momentin që u pamë e zemrat tona i ngujuam me dry e më kurrë s” u…

Ilir Shaqiri ( fragment poeme, per konkurs)

ILIR SHAQIRI, PRISHTINE JETËDHËNËSJA IME I Erdhe një mëngjes tetori, 1939,  teksa fryma e pa përgjumur e mosnënshtrimeve shekullore përditësohej kodrinave të buta të Vitakut nga siluetat e kudondodhshme hijemëdha të Omerit të vogël, tek ngrinte dylbitë andej nga vjen oshtima s’e kishte do haqe të pambyllura me krajlin.  Gratë lanin tirq galana në lumë…

Zef Pergega ( poezi per konkursin )

ANA TJETER E TE NJEJTES ANE  Ana tjeter e te njejtes ane Cel berllok qe ne berthame Ana tjeter e te njejtes ane I hap nuk rrin ne kambe Asnjehere s’i kreh floket Me bisht te gjarperit i perzien kohet Me rryp te kalines e terheq Ne unaze te dores mban nje fytyre dreq Ana…