Trendafile Malshi – Poezi per Konkursin

Sa kisha dasht !

Sa kisha dasht
Te kridhem ne freskimin e ambel te mengjesit
E te mbetesha aty tek vesa e trendafilit qe shkelqen
Ku shpirti dehet e prehet
E andrra ajo e bukura apo e frikshmja deri ne pafundesi le te endet
Sa kisha dasht me i shiku
Agimet pa frike
Dhe lulet me vese sa dua
Ti shijoj ashtu heshturazi pa fjale e zhurme
Sa kisha dasht me i shumezu castet e bukura dhe me dhuru vetem buzeqeshjet
Sa kisha dasht kohen me kthy mbrapsht
E me i shiju tere mengjeset
E me shiju tan aromat e luleve mbush me dashni
Sa kisha dasht aty ne ,oborrin plot me ngjyra
Me i ndie tan kanget e zogjve qe refren i amel do me beheshin mbush me dashni
Sa kisha dasht me i thurr kurore me fjale te embla dites qe kendshem po zbardh e tan mrekullite ia fal botes
Bashke me syrin e diellit ne skajin e malit
Kisha dasht me i rreshtu agimet mbush plot me freskim shpirtnor plot dashni
Ah sa kisha dasht me i dhuru tana buzeqeshjet kesaj bote qe rrudhur i ka embelsite shpirterore
Me i rreshtu aromat,magjite e kenget e embla aty poshte dritares serenate shpirti
Qe shpirtin e galdon
Sa kisha dasht me i fal botes shpirtin qelibar ,margaritar te paster
Si uji i kulluar qe embel nen rrezet e diellit shkelqen


Me prit sonte

Me prit sonte
Ne endrra do te vij
Dhe do te shpupuris lehte floket
Dhe syte ti puth lehtesisht
Ti mos u tremb
Mos u ngrit
Se nuk do rri shume
Do vi dhe shpejt do ik

Po po sonte do te vi
Bashke me henen do te puth ne dritare
Mos u zgjo se shume nuk rri
Do marr nje puthje dhe do largohem pa me ndjere ti fare

Do te vi patjeter sonte
Do te trokas lehte ne zemren tende
Besoj se deren hapur do e gjej
Dhe do pushoj pak se ma ka enda
Te shoh ne gjume me dashuri
Pastaj te iki lehte pa zhurme
Deren e zemres do e mbyll une

Do te vi sonte
Ne vesh fjale te embla te them
E di se do nanurisesh I lumtur
Dhe vetem vetvetes I rrefen

Do te vi dhe nese shiu do pikoje
Do trokase mbi tjegullat e catise
Ti fli se lehte do ti hedh hapat
Dhe gjumin sdo ta prish

Patjeter une do te vi
Do I hedh hapat lehtesisht
Dhe nese ti nuk do zgjohesh
Lehte do te puth dhe do largohem qetesisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *