Një festë model në Kafe “ Kuvendi”

( Luvigj Stërbyçi me gruan dhe fëmijët festojnë në Kafe “ Kuvendi”  Shenkollin e Majit, që bie përherë me 8 Maj, një festë tradicionale që lutet në Bajrakun e  Xhanit, të Dukagjinit )

Tashmë po bëhën traditë kremtimet e ndryshme në mjedise publike, duke ndarë gëzimin familjar me më shumë se një rreth të ngushtë. Ditëlindja e një të riu, apo e çdo moshe qoftë nuk mund ta përjetoi gëzimin  vetëm me të afërmit dhe, tek-tuk ndonjë shok. Një festë është shumë mirë, qoftë edhe për arsye të ruajtjes së shtëpisë, ta bësh në një mjedis ku kanë mundësi të argëtohen e të kalojnë momente të bukura më shumë se sa mund të pranonte ambient familjar i një shtëpie, sado e bollshme të jetë.

Kështu, Kafe“ Kuvendi” ka mjedise të mjaftueshme dhe të gjitha mundësitë për raste të tilla, për të akomoduar pa sforcim, aq të pranishëm sa mund të kenë evenimete të tilla.

Luvigj Stërbyçi me gruan dhe fëmijët festojnë në Kafe “ Kuvendi”  Shenkollin e Majit, që bie përherë me 8 Maj, një festë tradicionale që lutet në Bajrakun e  Xhanit, në Dukagjin.

Me këtë rast, si edhe vitet e tjera, Luvigji prêt komshinjët dhe miqtë pa patur nevojë t’i ftoi, pasi siç thotë ai, dhe siç dihet, në këto festa miqtë vijnë pa lajmëruar. Mua më ka rastisur edhe vite të tjera të jemë në festën e Luvigjit dhe në festa të tjera, ku pijet dhe ushqimet tradicionale, gëzimi dhe hareja, qirinjët dhe muzika të bëjnë ta përjetosh emocionalisht një gëzim të veçantë. Me këtë rast, i sapokthyer ngaKuvendi i Vatrës, që u bë në New York në fundin e muajt tëshkuar, Luvigji fton edhe disa nga vatranët  e njohur të këtij komuniteti, veçanërisht ata që kanë vite e dekada që punojnë për çështjen kombëtare.

Pas urimit  të mirëseardhjes dhe përshendetjeve të festës, Luvigji shpjegon arsyen pse këtë festë deshi  ta ndante me vatranët, në gjirin e të cilëve ishte pranuar muaj më parë. “Nuk është vetëm kjo arsye , – shton Luvigji, – por ditë më parë, në Kuvendin e Vatrës në New York, vatranit dhe aktivistit të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, Vasel Ujkaj iu akordua “ Çmimi i Merites”, të cilin Kryesia e Degës së Vatrës ka menduar t’ia dorëzoj sonte. Ky është edhe një rsat ku unë dua ta falenderoj Kryesinë e kësaj Organizate, që pranoi ta ndaj me mua këtë manifestim, për mikun tonë, Vasel.”

Pjetër Jaku, i cili e kishte ruajtur këtë çmim deri sot, përmendi se, në ceremoninë e New Yorkut, në mungesë të Vaselit,  e kishte marrë  aktivisti tjetër i njohur në këtë komunitet, Kujtim Qafa, i cili edhe kishte përshëndetur para të pranishëmve. Pjetër Jaku ia dorëzoi Kryetarit të Degës së Detroitit, Alfons Grishaj, i cili me një pëershëndetje modeste, si një transmetim stafetash, autorizoi sekretarin Mondi Rakaj, t’ia dorëzoi Vasel Ujkajt.

Mes emocionesh, Vaseli falenderoi të gjithë vatranët, që kanë kontribuar e kontribuojnë për ta mbajtur gjallë këtë  Federatë Panshqiptare të njohur, mbi njëqind vjeçare, e cila, kur shteti shqiptar mungonte, u gjend në mbrojtje të trojeve tona. Në këtë festë nuk mungonin miqtë, jo vetëm nga Veriu, zonat tradicionale të kësaj feste, por edhe  nga Jugu. Gjatë festës, Alfons Grishaj do të përmendëte veprimtarinë e Luvigjit, si një  nga aktivistët e parë të Levizjes Demokratike të viteve 90-të, i cili, – tha Alfonsi, – e blinte Gazeten “Rilindja Demokratike” dhe, në të shumtën e rasteve ua shpërndante falas zonës ku jetonte. Më pas do të përshëndesnin Kujtim Qafa, Donika Bardha, Luigj Gjokaj etj.

Me  tingujt e muzikës së Bedri Rukajt të pranishmit u defryen deri në  orët e para të mëngjesit së ditës së re.

Pjetër Jaku

 

Foto nga festa:

Çaste te gezueshme

One thought on “Një festë model në Kafe “ Kuvendi”

  1. Mir se erdhet shok miq,Vatran,Komshij ne kete feste,ne kete nate te madhe te fesetojme sebashu.
    Falenderoj nga zemra Pronarin e kafes kuveni,Z,Pjeter Jaku per gadishmerin,qe tregoj qe kjo feste te behej e mundur te festohet ne ambjentet e kafes tij,Falenderoj te gjithe ata qe gjeten kohen dhe erdhen te festojme se bashku kete feste tradicjonale te treves se Dukagjinit,Bajrakut Xhan prej nga vije dhe une.
    Ne Xhan u linda dhe u rrita deri ne moshen 12 vjecare,u largova nga kjo zone ne drejtim te vendeve te tjera per nje jete ma te mire po kurre te harroja traditat qe ka kjo treve,atje lashe malet dhe themelet e shtepijave te parve te mi,po jo zakonet dhe dokat e kesaj treve fisnike qe historikishte i trashigoj keto zakone brez pas brezit,Une sot jetoj large vendlinjes time po ato virtytete qe ka pas nje Dukagjinas si mik pritjen,besen,bujarin kurre s’do ti harroj dhe do mundohem qe te ja u percjelle brezave qe do te vijne,dhe femijve te mi.L,S,MI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *