Julia Gjika ( Nga poezite per konkursin )

DAFINA

Unë jam e gjitha,

shekujt i lashë të ikin një nga një.

Herë si retë e bardha, të panumurta, herë të hirta.

Ngarkuar me furtuna, me stinë të begata.

Jeta ime ishte e pasur, përderisa isha e lirë.

Vrapoja e lumtur nëpër pyje të virgjër,

anës lumenjve që më gëzonin shpirtin.

Më quajtën hyjneshë e ujrave të kristalta,

mbeta e përqafuar me dritën, e mira e saj

më dha shkëlqimin, muzikë, jetë.

Kanë shkuar më shumë se tridhjetë shekuj.

Thonë se isha një nimfë e mahnitëshme

në atë botë të lashtë, vrapoja në natyrë,

lirinë kisha në gjak. Gjithcka e imja,

e tërhoqi si me magnet Perëndinë e Diellit,

Apolloni u trullos pas meje, por unë nuk e doja.

Ai ish tallur me Perëndinë e dashurisë, Erosin,

ai i dërgoi një shigjetë me majë të artë,

e goditi në zemër. Mua më dërgoi një tjetër shigjetë

me majë plumbi, e më dha urrejtje për Apollonin.

Më ndiqte, një ditë më ndoqi deri sa më ariti,

më shtrëngoi, të zura më në fund – tha me krenari,

sa nuk më theu kockat!

I ndjeva dihatjen, frymën në flokët e mij,

pastaj gishtërinjtë si gozhdë në mish e kudo.

Sytë e tij më përfshinë të tërën, nga fija e flokut

deri në thonjtë e këmbës.

Zëri i tij ishte urdhër, që nuk ju binda.

Nuk ju dhashë, i thashë jo forcës, jo nënështrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *