Opinione

“Në emër të komunitetit”…

 

Pjetër Jaku

 

Ka ndonjë emigrant, që për të rënë në sy, ose  përfitime  përsonale, përpiqet të vetëvihet në krye të komunitetit shqiptar, pa ia besuar njeri të drejtën e përfaqësimit.  Po këta persona, herë mbas herë gjejnë sebepe e flasin “në emër të komunitetit”, kur nuk kanë asnjë tager  të përfaqësojnë dikën, përveç vetes së tyre. Këta, janë të njohur për nisma që nuk i realizuan kurrë, për sa e sa ide “brilante”,  me të cilat nuk mund të shkosh askund! Komunitetet shqiptare në Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, nëse duan të jenë të organizuar, e kanë një mundësi. Nëse duan të ndihmojnë atëdheun e tyre, e kanë prapë një mundësi, pasi në asnjërin prej komuniteteve nuk mungojnë specialistët, që  po t’u kërkohet ndihma e tyre  s’ ngurojnë t’a japin.

Si mund të funksionojnë grupime të ndryshme të diaspores?

Le të marrim një shembull:  shqiptarët që jetojnë e punojnë në Amerikë! Ata janë të përqendruar , më së shumti, në disa nga shtetet kryesore të Amerikës,si në: New York, New Jersy, Michigan, Chicago, Boston dhe Florida. Në Ohio, Wiskonsin, Arizona dhe në Texas ka grupime të vogla.

Në të gjitha këto grupime ka një mundësi për t’u organizuar pa spekulluar me shprehejn “ Në emër të  komunitetit!” Në New York kemi  një përfaqësues të shetetit shqiptar në OKB dhe një Konsull të Përgjithshëm. Po ashtu kemi  edhe Konsullaten e Kosovës. Kemi Federaten Panshqiptare “Vatra”, që historikisht ka përfaqësuar me  dinjitet shqiptarët e Amerikës.  “Vatra”, e krijuar më parë se Shteti Shqiptar, ka qënë përfaqësuesja e vetme dhe  më e denjë e Shqipërisë  në Amerikë dhe, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Konferenca  ndërkombëtare. Pa përmendur shembuj, kemi edhe organizata të njohura në Departamentin e Shtetit, që mund të flasin në emër të  emigrantëve shqiptarë.

Në shtetet e tjera me komunitete të mëdha shqiptarësh, kemi Konsuj Nderi, të cilët e kanë për detyre të flasin në emër të komuniteteve, por gjithnjë të konsultuar edhe me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, krahinore dhe shoqatave që ndigjohen në këto komunitete. Në Michigan, ku është komuniteti më i madh pas New Yorkut, kemi një  Konsull Nderi, kemi një Degë të “Vatrës”, kemi pesë komunitete fetare të të gjitha besimeve, ku liderët e tyre kanë peshë në jetën komunitare, kemi dy – tri shoqata aktive dhe disa të tjera, që përpiqen të bëjnë diçka. Konsulli i Nderit në këtë shtet, biznesmeni dhe aktivisti i njohur Ekrem Bardha, i ka të gjitha mundësitë të promovojë turizmin dhe ekonominë shqiptare në Michigan, të bëjë binjakëzime mes bashkive shqiptare dhe amerikane, ashtu edhe siç janë bërë. Bashkëveprimi i tyre me Ambasadat e shqiptarëve në Washington, prapë është një e drejtë legjitime për t’u paraqitur në bashkitë dhe koorporatat amerikane. Në një rast më ka takuar të udhëtojë me Ekrem Bardhën për  Shqipëri, i cili kishte një projket bashkëpunimi me General Motors, për t’ia paraqitur Minsitrisë së Industrisë, pa përmendur thirrjet e vazhdueshme që u ka bërë shqiptarve të pasur, për të investuar në vendin tonë, duke ndjekur së pari shembullin e vet.

Paradoksi është tek paraqitja e disave, që nuk kanë asnjë të drejtë të  përfaqësojnë komunitetin, të shkojnë në biseda të pa autorizuara nga askush për binjakëzime, kur nuk përfaqësojnë askënd, kur nuk mund të binjakëzojnë veten e tyre, ose të dërgojnë qoftë edhe një turist amerikan në Shqipëri. Qeveria shqiptare, ka ambasadat dhe konsujt, të cilët ia bëjnë agjenden dhe ia sigurojnë takimet, pritjet  e përcjelljet, pa nevojën e përsonave enigmatik, që pas ndonjë takimi  ceremonial (vetëm dhënie dore)  të na hiqen si  autoritar, të cilët i takoi “X” personalitet  dhe këta na e ftuan “në emër të komunitetit”!!!

Presidentin, Kryeministrin, apo politikan tjeter, ka të drejtën dhe mundësinë ta takojë çdo shqiptar i diaspores, por jo të flas në emër të komunitetit, leqë  asnjë përsonalitet  nuk dëgjon njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë dhe askënd.

vijon….

2 thoughts on “Opinione

  1. KETA UFO SHKOJNE NE EMR TE TYRE PROSONAL
    —————————————————————–
    Kohet e fundit kan fidhuar te levizin disa larva larte e poshte duke humbur dhe ato vlera qe kane pasur deri tani??.
    Sot as njeri s’ka kopetenca te perfajsoj dhe pjestaret e familjes vete pa lejen e tyre e jo te marresh persiper te udhtosh larte e poshte duke u vet shpallur lider,duke folur ne emer te komunitetit.
    Keshtu eshte kur merr urdhera nga boset e ndonjerit,Ufot e medhaja nuk dalin ne publik,nuk dalin haptas po keta ish komunista,ishe sigurimsa,dhe Ateista te ber kohet e fundit perdorin keto larva mish per top,qe te ngatrrojne punet ne komunitetin tone. Sot ne jemi ne nje shekull te ri, gjerat kan avansuar ne favorr te njerzimit,e vetmja gje qe s’ka avancuar esht mendja e disa koheshkuarve,qe ju ka perenduar djelli qe ne shekullin qe kaloi. Keta jane …. e komunitetit tone,keta jane… e kombit tone.Te jesh lider duhet te kesh vlera e jo antivlera. Nuk behesh lider duke urryer shoqerine tane qe te rrethon,nuk behsh lider duke ofenduar Kultet fetare e ne vecanti Prifterinjetdhe besimin tan qe ke denbabdem. Nuk behesh lider pse ke marre para borxh tek ndonje qe ja ka vjedhur shqiptarve ne vitin e mbrapshte ne 97, gjate trazirave. Po keto larva se kane te gjate, sepse keto ecin ne kembet e veda e ne mendjen e tjeter kujte,keta furrnzohen me oksigjen, pastaj ju harxhohet dhe i len ne rruge sa te vijne te tjert t’i furrnizojne erret dhe nata, prandaj keta e kan diten nate dhe nata eshte ne terr dhe ju ka zen terri syte. Po do ju lutesha te mos e ngarkojne vehten e tyre shum me mekate ne ditet e sotme,se kane boll mkatet e s’kaluares,se pastaj si Zoti kur te hakmerret ashtu dhe njrzit ndaj tyre do hakmerret shume rende. Prandaj te ken kujdes ne ditet ne vijim te bejne detyrat e veta ndaj familjeve dhe bisneseve tyre, se komuniteti yne sot s’ka nevoj per keto lloj figurash te rreme me fetyre njeriu, qe ne venat e trupit tyre rrjedhe gjak i helmuar nga belshevizmi i shekullit kaluar????L.S. MI.

  2. Z luigj me pelqen komenti tend si dhe shkrimi I mesiperm I z Pjeter Jaku,por ketu jemi ne nje vend krejt ndryshe nga vendi yne,dhe e kemi vrare friken,dhe qe shkrimi I mesiperm dhe komenti yt te jene me te plote duket me pa tjeter te te cilesoje pra te percaktoje drejt personat per te cilet behet fjale ne shkrim dhe ne komentin tend. Ne kete rast del me pah qellimi I shkrimit dhe ne si Lexues na jepet mundesia qe te njohim dhe te kemi kujdes nga keta persona.poqe se e sheh te arsyeshme na I shkruaj….pershendetje ,miqesisht. Ilirian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *