VJOLLCA MUSTAFA – Poezi per konkursin

Athine, Greci

Shpervjelun kam manget e kmishes se bardh

Per me te mbajt ma mir ne dor, a noshta kalibac…

Du me te mbajt nalt se tutem se me bjen ne tok .. ..,

e ne tok ka shum terr e trishtem se s’te gjej ma..

Po t’qoj te shijosh ngjyren e perjetesise

Ne det nuk bahet nate asnjiher.,.

Kso vakti dalin sirenat me bishtaleca sa bregu E lidhin anijet..

per mos me prish qetsin e ishullit te lasht sa toka Rri me mue …

Serish…

Me lind serish.. por me mbaj ATJE!

Pertej diejve qe zhgenjejne dimrin

Pertej mengjeseve qe percjellin henen

Pertej maleve qe supet tendojne

Pertej bredhave qe nga akujt rendojne

Pertej ererave qe mitet enderrojne

Pertej tokes qe lengon e shitur

Pertej pleqve, te rinj e te mitur

Pertej meje e ikur aq larg

Pertej nenes qe me pret ne prag

Pertej fjales e beses se dhene

Pertej ofshamave qe frymen me nxene

Pertej shekujsh qe te linden te paren ne toke

Pertej Dardaneve me diell mbi koke

ertej deshires se do kthej nje dite

Pertej zerave qe mbeshtjellin nje drite

Pertej enderres se do vije nje dite Qe edhe cicerimat.. do te jene shqip

Pertej gjithshkaje.. je Ti Atdhe Me lind serish..por me mbaj ATJE

Kohë ndryshe

Dielli zbehej dale – ngadale

Ne qytetin e dritave ne Paris

Studente isha sapo mbaruar dekaden e dyte

Tek enderrat mbeshteteshin shpresat

E deshirat shembellenin me syte

Ate pasdite tetori kaloja si e humbur

Ne Champs Elysses me hapin e shpejte

Te pashe si ne ikje nje minut te ngriva

Ne ekranin e mendjes me mbete i shenjte

Koka luhatej pas duke ndjekur ty

Stina pariziane te shkonte per shtat

Syte shkembyem vetem per nje cast

Nje shekull me zgjati sikur nje sahat

Nje shenje te bera, si nje fishkellime

Ne rrugen me kalldrem tregova shtepine

Ti qeshe ashtu si fisnik krenar Te pyeta..

A mos je edhe Ti Shqipetar?

Nje pohim i qarte erdhi plot deshir

Nga te kam moj vajze me qehren e mir? –

Une Jam Dardane .. nga truall i bekuar –

Te njoha nga larg ( tha si I hutuar)

Sa shekuj kane kaluar qe atehere

Une e ti bashke ndertojme cati

Ne Ballkan, Europe kemi plot femi Toka e begate u be Iliri

Bijes Dardane

Datlindja ime eshte ulur mbi bredha

E krenare qendron nder male

Atje ku vitet nuk shtegetojne

Atje ku rruget gjarperojne

Atje ku ikjet jane te rrenshme

Atje ku ererat jan te mencme

Atje ku rriten fisnike e trima

Atje ku fjala jeshilon sa bima

Atje ku uji pihet ne grusht

Atje ku Maji esht mbeshtet ne Gusht

Atje ku fiset mbahen prej nderit

Atje ku parajsa I bie shuplake ferrit

Atje ku me burra krenohet historia

Atje ku kam mbjell kenget e mia

Atje ku i ri mbetesh per here

Atje ku bujaria lulezon der me der

Atje ku baca ne vetull ka besen

Atje ku lokja ne shami lidh shpresen

Atje ku jam e do jem perher

Bije e DARDANEVE e gjith kombit NDER

Ne Prage

Nder mend me qendron Ai Shkurt i Prages

I mbushur me keshtjella dhe lageshtire

E vizituam bashke ne vitin dymije

Ne trup te rritur, ne mendje femije

Turistet e quanin “ qyteti i Arte “

Jo pa arsye, por se keshtu ngjante

Per rrugicat e shtruara te tera me kalldrem

Per uren Carls,

qe perqafim na mbante Ky Xhevahir i Europes

dhe kaq romantik Pershkonte tek ne, stinen e perrallave

Sa here servirte peisazhe mbreslenese

I ashtuquajturi “ qyteti i njeqind majave “

Shpirti me ngrohet, mendja fluturon

Ne kryeqytetin e njemije spiraleve

Muziken, kercimin, filmin dhe teatrin

I mbaj me vete, ne jeten reale.

Praga, protagoniste ne romanet e Franz Kafkes

E ne imazhin tim, magjik dhe atraktiv

Ne enderra percapen ne shume dimensione

Historia dhe legjenda, mbartin shpirtin pasiv!

Gjethja  

Gjethja e dushkut

ka nanteqind tonet e kafes

Ka treqind tonet e vishnjes

E disa t’portokallit

Damaret e gjethes jan si zjarmi kur shkimet

Bishti i saj asht si hini i mbetun von n’mesnat.

Gjethja e dushkut kur irritohet bahet kacurrele

Skutash mshehet per mos me e shkel

Qizmja qi hec pa ba hesap ekzistencen e saj..

Tana vjeshtat e jet’s teme i kam rujt ne nji ditar qe mbeshtjellej me nji kapak ngjyr toket…

E cdo flet mban eren e mykut qi len ajo gjethe

Kur shinat i drejtojn “ kacurrelat “

Hajt ma se boll u lodha tuj i ba anatomine gjethes,

por kshtu asht kur rritesh mes dushqesh

T’pelqen me i kndue gjethes qe asht si toka

RILINDJE

Qyteti im

Qyteti im shembellen me Vjollce

Dhe me te sajat petale

Kur hena kredhet mbi liqen

Kur nata prek te hijshmet male

Qyteti im nuk eshte qytet

Por nje orkester me instrumente

Sa kenge kam shkruar per ate freski

Per bredhat e saj me hijen mente

Qyteti im nuk eshte ne harte

Eshte kopsa e palltos me ngjyre te arte

Qe me deshiron me perkujdesje

Ne fytyre me vesh me te gjeren buzeqeshje

Qyteti im fshehur mes pyjesh

Me eshte oaz i qetesise

Atdhe qe lind vetem fisnike

Fole e ngrohte e bujarise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *