Adashit tim, me rastin e vdekjes time!

by Elinda Marku

 

Or ti adashi im

qe tan 53 vjetet e mija

e tan afer 60 e tu’

nuk ta pashe asnjanen

prej fytyrave te pafytyra,

qe nuk ta niva asnjanin

prej zerave te çirrun.

Tash me fyejne fjalet e tua pise

teksa i shet gjoja per t’bukura

teksa i shkrun gjoja per t’urta.

Or ti adashi im

aq mezi paske pritur

te vij kjo dite e heshtjes time te madhe

kjo pamundesi imja e pafundme

per me t’thane:Mos!

Per me t’thane:

-Zhduku ne strukjen tande sukullore

mor sukull, edhe sot. …

Or ti adashim im

tash dy vjetet e fundit i vdekur isha e s’qave.

Ç’ke qe ua vjedh lotet syve te vertete,

fjalet miqve te sakte?

Ç’ke qe m’ua perdhos dhimbjen te dashurve

o adashi im i ngrate???

O adashi im,

si nuk ke t’nyt prej hipokrizise tande,

prej fjalve qe shkruan

si nuk ke marre?!

Ti edhe vdekjen time te bukur

ta perdoresh

per famen tende te shemtuar

O adashi im i shperfytyruar!

U ngopsh me vdekje te tjeresh

e vet mos vdeksh

pa mbetur vetem ti e lavdia jote.

Lavdine lidhe rreth qafes-kollare te modes

atdite kur te t’vij dita t’vish te me takosh.

Dhe,

kurdo qe te vish

do te te pres,

do te te pyes:

Ku ishe, kur ishim gjalle

o adashi im i perdale??!!

10 thoughts on “Adashit tim, me rastin e vdekjes time!

  1. Ja ku jam i gjalle
    brenda trupit tim te vdekur
    ju shikoj pa me pare
    se si gjoja qani duke qeshur.
    ….
    Kjo vdekja ime e ndershme
    padit hipokrizine tuaj te tmerrshme

    ja ku jam brenda trupit te ftohur akull
    dhe brenda kujteses tuaj te t’harruar
    ah “miqte” e mij shpirt kalbur
    kjo vdekja ime s’paska t’paguar!

    ……………………………………………………………………………………………………………………

  2. kish vdek burri dhe kish mbet vetem, varfer, me 5 femije te vegjel. Nje nate dimri s’kish asgja me ushqy femijet, ndezi nje zjarr te vorfnish, mori dy gur te sheshte i leu me balte e i shtiu ne furre, ne sy te femijeve, medemek se jane kuleq. Mandej gjoja teksa prisnin te piqeshin kuleqte, i shtriu femijet rreth votres e filloji me u tregu perralla gjume ndjellese. Sapo ia mori gjumi femijet ra
    dera. U ngrit e hapi deren. Nje lyps i humbur, i kerkoj buke.Ajo e shtiu brenda e i tha. Hajde miresetevish, kam vetem zjarr dhe 5 femije qe i kam rrejt me do perralla e mi ka zan gjumi. U ul lypsi afer votres e afer femijeve e mbas pak, i tha zojes se shpise.:apo e shikon njat furre nje here. Ajo i thote: c’ka ti shoh, s’ka gja mrene pervec dy gur ne forme pete qe i kam shti mrene me rrej femijet se tash po piqen . Lypsi kembnguli: ani, ti shife nje here po te them. Gruaja e zanun ngusht pse nuk po i besonte lypsi, e hapi furren …. Brenda ne furre, kishte kuleq, panine …. ! U kthye nga lypsi e i tha: Pasha t’lumin Zot, ti qenke Shenkolli.
    …..
    Te gjithe atyre qe e festojne Shenkollin ia uropj Gezuar e iu Nimofte!!!

  3. Elinda ju jeni numer nje per shume gjera.
    Jeni kryeveper por edhe e afte te shkruani poezi si ju dhe askush tjeter
    Te lumte dora mendja e zemra.
    E ka drejt Trofta si mund te mbydhesh ne Cafe gjithe diten ?
    Ju keni vend ne tryeza nderi te poezise shqipe

  4. Asht nje kumbull atje ne Ishte
    qe e sjell pranveren pa zogj
    pa e shperthy kurre nje sythe
    shkon e hyn ne vjeshte.
    .
    Asht nje kumbull ketu ne mue
    permidis kopshtit te kujtimeve.
    Kopeshti asht i babes
    une e nanes jam.
    Kujtimet, baba,
    kumbulla e nana jane te mijat.

    M’ka mbet me e shartu kumbullen
    e te Ishtes
    me te Itashme.

  5. At’here, At’je, At’dheu ishte
    ulza buze udhes
    udha buze lumit.
    At’here, At’je, At’dheu ishte
    oborr qe duhej fshije stinesh
    ishte dere qe duhej me u mbajt hapun
    voter qe duhej me u mbajt nxehte
    shtrat ku duhej te shtrihej andrra e lodhun
    shtepi qe duhej mbush plot me ne!
    vorr te cilit i duhej vu guri te kryet.

    Nuk mu duk vetja boll’
    u shnderrova ne peshk
    me hengren.
    U shnderrova ne peme
    me prene.
    U shnderrova ne shtepi
    me shemben.
    U shnderrova ne oborr
    me rrethuan.
    U shnderrova ne vorr
    e me gurin e kryevorrit tim
    m’gjujten….!
    U shnderrova ne mjegull
    me piu ikja neper qiell gjalle.

    Ketu, keshtu, kur’tash
    jam dega e ulzes buze udhes
    jam udhe buze zallit te lumit
    jam oborr , dere, voter, shtrat, shtepi
    jam vorr e gur i bame nji.

    As qe e di c’ka asht At’dheu
    Di qe jam krejt At’dheu qe lashe
    qe e lashe, me u ba Ai.

  6. Zonja poete, merri kosideracionet e mija, jo nga njohja e poezise,por nga ndikimi dhe ndienjat qe me zgjon kur e lexoi! Urime ne vargun e rrjeshtuar, gjelle poezie, pak dhe sak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *