Kulture

Roli i delegatëve në procesin e emërimit presidencial amerikan

Gjatë dekadave të fundit, kandidatët presidencialë të dy partive të mëdha politike në Shtetet e Bashkuara përgjithësisht kanë dalë gjatë zgjedhjeve primare shtet për shtet dhe mbledhjet që ndodhin në dimër dhe në pranverë përpara një zgjedhjeje të përgjithshme. Zyrtarisht, kandidatët vetëm të emëruar presidencialë të partisë së tyre, pasi një votim kryhet nga delegatët partiakë të konventave emëruese republikane apo demokrate në verë. Këta delegatë supozohen që ta marrin sinjalin nga votuesit që votojnë gjatë primareve dhe mbledhjeve të shteteve të tyre, megjithëse rregullat e secilës parti mundësojnë raunde të ndryshme balotazhi dhe negociime të rëndësishme nëqoftëse asnjë prej kandidatëve nuk është në gjendje të sigurojë mazhorancën në votimin e parë. Gjatë viteve të fundit, kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, qysh nga viti 1976, asnjë konventë e partive të mëdha nuk është hapur me identitetin e të emëruarit në fjalë. Megjithatë, zgjedhjet e këtij viti mund të shikojnë një rikthim në konventat e kontestuara për shkak të gjendjes tejet kompetitive të primareve si republikane, ashtu dhe demokrate. Procesi i emërimit i Partisë Demokratike mund të ishte jashtëzakonisht kompleks për shkak se rregullat e saj lejojnë për një sistem më proporcional të delegatëve që votojnë dhe për praninë e “superdelegatëve”, të përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të secilit shtet në Kongres, që janë të detyruar të deklarohen ndaj çdo kandidati të veçantë. Në rastin e të dyja partive, sistemi i delegatëve synon që të sigurojë që anëtarët e partisë të zgjedhin kandidatin më përfaqësues, si dhe më kompetitiv, që t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet e përgjithshme. Por edhe për ata që ndjekin nga afër fushatën presidenciale amerikane, roli i delegatëve në zgjedhjen e të emëruarve të partisë mund të jetë ngatërrues.

Çfarë është delegati?

Delegatët janë individë të zgjedhur për të përfaqësuar shtetet e tyre në konventat e partive të tyre përpara një zgjedhjeje presidenciale. Rregullat për zgjedhjet e delegatëve, të cilat diktohen nga partitë, mund të jenë pështjelluese, e linjat drejtuese ndryshojnë jo vetëm nga partia, por nga shteti dhe nganjëherë dhe distrikti kongresual. Për shembull, një parti mund të dhurojë delegatë shtesë si shpërblim nëqoftëse një shtet ka një histori të vonshme të mbështetjes së kësaj partie. Në raste të tjera, delegatët thjesht mund t’i caktohen një shteti bazuar në përqindjen e votave që shteti ka në kolegjin elektoral. Në të dyja konventat, delegatët duhet të votojnë në favor të një kandidati. Nëqoftëse asnjë mazhorancë e qartë nuk arrihet, ata duhet të votojnë deri sa ta arrijnë një të tillë. Gjatë procesit të primareve, “partia i zgjedh kandidatët e saj, që është shumë ndryshe nga publiku që zgjedh një kandidat”, thotë Norman Ornstein, një ekspert i politikës amerikane në American Enterprise Institute. Synimi është që “ta kufizojë atë tek kandidatët që përfaqësojnë më shumë partinë dhe që kanë shansin më të madh për të fituar”, thotë Ornstein. Të paktën, thotë ai, “kjo është teoria. Nuk funksionon gjithmonë në këtë mënyrë”. Viti 1976 shënoi konventën e fundit partiake që u hap me identitetin e të emëruarit në fjalë. Konventa republikane e vitit 1976 zgjodhi Gerald Ford ndaj Ronald Reagan. Në anën demokrate, hera e fundit që delegatët u hasën me një emërim të kontestuar qe viti 1960, kur John F. Kennedy hasi kundërshtime nga Lyndon Johnson dhe Adlai Stevenson. Meredith McGehee, Drejtore Politike për Campaign Legal Center, një organizatë jopartiake me qendër në Uashington, thotë se sistemi i delegatëve është shumë kompleks për shkak se pas pjesës më të madhe të zgjedhjeve, “partitë respektive kombëtare kthehen prapa dhe shikojnë në rregullat e tyre, në sistemin e tyre dhe përpiqen që të bëjnë axhustime të cilat besojnë se do t’i jepnin avantazh partisë së tyre”.

Çfarë është superdelegati?

Partia Demokratike ka superdelegatë, që përfshijnë zyrtarë të zgjedhur, si puna e anëtarëve të Kongresit, dhe zyrtarë partiakë. Në konventën demokrate, superdelegatët vlejnë për 20 përqind të numrit të përgjithshëm të delegatëve dhe janë “të paangazhuar dhe jo të lidhur në asnjë mënyrë” ndaj çdo kandidati, thotë Ornstein. Me fjalë të tjera, ata mund ta japin mbështetjen e tyre ndaj cilitdo kandidati që të duan në konventë. Procesi i emërimit demokrat u ndryshua për të futur superdelegatët në vitin 1984. Atë vit, ish-zëvendëspresidenti Walter Mondale fitoi emërimin demokrat me mbështetje të fuqishme nga bosët e partisë. Disa ekspertë thonë se, humbja e përgjithshme e kandidati demokrat, George McGovern në vitin 1972 ndaj republikanit, Richard Nixon, e influencoi futjen e superdelegatëve nga ana e partisë. “Kishte një pikëpamje se Partia Demokrate e kish lejuar bazën e saj që të bëhej shumë e fuqishme dhe se, në shumë raste njerëzit, puna e të cilëve që të zgjidhnin demokratët po mbaheshin jashtë”, thotë McGehee.

Si i zgjedh delegatët Partia Republikane?

Në total, 2348 delegatë do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Republikane në shtetin Minnesota në muajin shtator. Të gjithë duhet jenë shprehur tashmë ndaj cilitdo kandidat që ka fituar shtetin e tyre. Për të fituar emërimin, një kandidat duhet të fitojë votat e të paktën 1191 delegatëve pjesëmarrës në konventë. Rregullat e Partisë Republikane për zgjedhjen e këtyre delegatëve ndryshojnë nga shteti në shtet. Në disa shtete, një pjesë e delegatëve i jepet çdo distrikti kongresual, ndërsa në të tjerë, të gjithë, shteti i jepet një numër i caktuar delegatësh. Çdo shtet zgjedh 6 delegatë “të lirë” dhe 3 “delegatë distrikti” shtesë për secilin kongresmen që shteti ka në Dhomë. Gjithashtu, secili shtet mund të fitojë delegatë bonus nëqoftëse një kandidat republikan ka fituar shtetin në zgjedhjet e fundit presidenciale ose shteti ka zgjedhur republikanë në Kongres, guvernatorët apo mazhoranca legjislative shtetërore. Gjithashtu, një shtet mund të fitojë delegatë bonus, nëqoftëse zgjedhjet primare të tij janë caktuar pas 15 marsit. Partia Republikane dikur kishte një sistem më së shumti “fituesi i merr të gjitha”, duke nënkuptuar që kushdo kandidat që fiton një shtet të caktuar do t’i merrte të gjithë delegatët e shtetit. Tani, thotë Ornstein, “ka shumë shtete “fituesi i merr të gjitha”, por ka një numër substancial shtetesh, përfshi atë blockbuster në Kaliforni, që gjithashtu janë proporcionalë”. McGehee thotë se, në një shtet si Kalifornia, “nëqoftëse ka një votim që rezulton 51 me 49, të dy kandidatët mund të përfundojnë me të njëjtin numër delegatësh”, në një sistem proporcional. Shtetet që përdorin sistem proporcional u shpërndajnë delegatë kandidatëve proporcionalisht me përqindjet e votave që kandidati fiton në zgjedhjet primare.

Si i zgjedh delegatët Partia Demokratike?

80 përqind e 4050 delegatëve të Partisë Demokratike do të shkojnë në konventë, duke qenë tashmë të impenjuar me një kandidat të caktuar gjatë primareve dhe mbledhjeve përzgjedhëse. Numri i delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin demokrat është 2025. Sistemi i Partisë Demokrate u konceptua që të jetë proporcional, i cili mund të çojë që Barack Obama dhe Hillary Clinton të përfundojnë me “numra pothuajse të ngjashëm”, thotë Peter Beinart, analist i Council on Foreign Relations për politikën e jashtme amerikane. “Edhe mënyra sesi bëhet proporcionalisht tenton që të çojë në barazi, në kuptimin që pragu që ju duhet për të marrë delegatë është pak i ulët”. Çdo kandidat demokrat që merr të paktën 15 përqind të votave në një primare apo mbledhje përzgjedhëse të caktuar ka të drejtë për një numër porporcional delegatësh nga ai shtet. Kur John Edwards u largua nga gara për emërimin presidencial demokrat në muajin e kaluar, disa spekulluan se ai mund t’i përdorte delegatët që kish fituar në primaret dhe mbledhjet përzgjedhëse të mëparshme për t’u bërë deridiku person i rëndësishëm në konventën kombëtare demokrate të muajit gusht. “Me një pjesë delegatësh, ju mund të përfitoni për atë çka luftoni dhe jeni. Ju mund t’i ngrini këto çështje se ku duhet të jenë në axhendën demokrate”, thotë David Bonior, menaxheri i fushatës së John Edwards.

Çfarë do të ndodhë me delegatët nga Florida dhe Michigan?

Florida dhe Michigan zgjodhën që t’i lëviznin më përpara datat e zgjedhjeve primare të tyre në sezonin e fushatës kundër vullnetit të Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC). DNC-ja vetëm u lejon shteteve të caktuara që t’i mbajnë primaret apo mbledhjet përzgjedhëse përpara asaj që njihet si Super e Marta më 5 shkurt. Vetëm shtetet tradicionale të mëparshme, të tilla si Iowa dhe New Hampshire, dhe disa shtete me leje speciale nga DNC-ja, si South Carolina dhe Nevada, supozoheshin që t’i mbanin primaret përpara Super të Martës. Për të ndëshkuar Florida dhe Michigan për mosbindje të rregullave të partisë, DNC-ja tha se delegatët e tyre nuk do të ulen në konventën kombëtare demokrate. Kjo mund të ndryshojë. Hillary Clinton fitoi Florida dhe Michigan, megjithëse asnjë prej kandidatëve demokratë nuk bënë fushata në ato shtete. Clinton tani po lufton që të lejohen delegatët nga ato shtete të marrin pjesë në konventë. Në fjalimin e saj të fitores pas fitimit të garës në Florida, Clinton premtoi se do të bënte gjithçka që kishte në dorë “për të bërë të mundur që jo vetëm delegatët demokratë të Florida të vijnë në konventën kombëtare demokrate, por edhe që Florida të jetë në kolonën fituese për demokratët në vitin 2008”, sipas CBS-it. Për shkak se Michigan dhe Florida ka gjasa të jenë shtete fushëbeteje në zgjedhjet e përgjithshme, DNC-ja mund të zgjedhë që ta kthejë pozicionin e saj lidhur me delegatët e tyre. Nëqoftëse gara mbetet e ngushtë, shtetet mund t’i drejtohen DNC-së që t’i mbanin zgjedhjet e tyre pas 5 shkurtit. Gjithashtu, Clinton dhe Obama, mund ta çojnë problemin në Komitetin e Kredencialeve të Konventës.

Cili është roli i të pavarurve?

Për shkak se votuesit e pavarur janë të palidhur me asnjë parti, ata si grup nuk kanë delegatë ose nuk mbajnë konventa apo takime të tyre emëruese kombëtare. Megjithatë, më shumë se gjysma e shteteve që mbajnë primare Super të Martë lejojnë pjesëmarrje nga votues të palidhur me asnjë parti. Disa shtete që ta ndryshojnë përkatësinë e tyre partiake një ditë përpara zgjedhjeve, kështu që të pavarurit mund të zgjedhin të regjistrohen si republikan apo demokrat nëqoftëse mbështesin një kandidat të caktuar, thotë Beinart. “Në disa shtete, kjo dukshëm që e ka pasur një impakt”. Tjetërkund, votuesit mund të zgjedhin cilindo kandidat që preferojnë, pavarësisht përkatësisë partiake. Sërish, një total prej 18 shtetesh në të gjithë vendin nuk i lejojnë aspak të pavarurit që të votojnë në primare. Të pavarurit mund të luajnë një rol në shtete të caktuara, si New Hampshire, ku një numër i madh votuesish janë regjistruar si të pavarur, dhe në South Carolina, ku 42 përqind e votave të pavarura shkuan për John McCain. Senatorët Ron Paul dhe Obama kanë gëzuar gjithashtu një bazë mbështetjeje nga votues të pavarur gjatë kësaj fushate. Sistemi i primareve është “i filtruar fuqimisht drejt forcimit të dy partive të mëdha”, thotë McGehee, duke e bërë “shumë të vështirë për një parti të tretë apo për një kandidat të jashtëm që të ketë sukses”. Partitë e treta, si ajo e Gjelbër, mund të zgjedhin delegatë për konventat e tyre, por për shkak se kandidatët e tretë partiakë rrallë mund të fitojnë një përqindje të konsiderueshme në votimet primare, kandidatët që delegatët e tyre zgjedhin tentojnë të sigurojnë pak vëmendje kombëtare krahasuar me kandidatin republikan apo atë demokrat.

Çfarë është një konventë e ndërmjetësuar?

Për shumë vite, primaret dhe mbledhjet përzgjedhëse partiake kanë prodhuar të emëruarit e suksesshëm dhe konventat kanë shërbyer për të caktuar formalisht kandidatët presidencialë në votimin e parë. Por në rast të një procesi primaresh kompetitiv, delegatët në një konventë mund të kenë më shumë vështirësi në arritjen e një mazhorance të pastër mbështetjeje për secilin kandidat. Atëhere ndodh një proces ndërmjetësimi, me votimet e shumta një mundësi. Megjithëse një konventë e ndërmjetësuar nuk ka ndodhur në asnjë parti qysh nga viti 1952 kur Adlai Stevenson fitoi emërimin demokrat. Disa thonë se mbetet një mundësi për secilën parti në vitin 2008, për shkak të afërsive të madha të të dyja garave. Ornstein thotë se, një konventë është “më e mundshme në anën demokrate”, por supozon se ekziston vetëm një “30 përqindësh shans” që kjo të ndodhë. Nëqoftëse në konventën demokrate “nuk ka fitues të natyrshëm”, thotë ai, votat “mund të shkojnë në një raund të dytë”. Obama dhe Clinton, “mund t’i ndajnë lehtësisht delegatët aq sa të mos mbetet asnjë mazhorancë”, thotë ai. Kështu, superdelegatët u “krijuan pjesërisht për të shmangur pikërisht një konventë të ndërmjetësuar”, thotë Beinart. Superdelegatët mund “të venë dikë në majë” me vota me qëllim që të parandalojnë ngërçin. Përsa i përket John Edwards. Ornstein thotë se, shanset që ai do të luajë një rol personi me influencë janë “relativisht të pakta” dhe thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëqoftëse delegatët janë ndarë pothuajse baraz midis Clinton dhe Obama.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *