Sekondi!
Të gjithë interesohen për të ditur
hiçgjënë e sekondës
Ku prej një hedhje të gurit në ajër
vriten një milion veshë
Për të dëgjuar asgjënë në mes një tabuje
ku ka zënë një re!
Në një sekondë u tha në një poezi
se u shëmb bota ndërkëmbë
Dhe për këtë, kjo botë po rtokulliset
e tera sin je shkemb
Nëpërmjet mesazheve, e poezive
të shkruara ane-kënd
Që nga më i vogli e deri tek 86 – vjeçari
për të marr vesh se qysh e si e sakënd!
Një sekond alarmoi botën tej oqeanit
e deri në lumin çerkez
E mbi të gjitha sekondi i hëngri veshin gomarit
e s’u gjënd
E ndërsa qarkullojnë llafet si pa qeder
e nder nuk gjejnë,as derman jo e jo, për dreq!
E le të themi se kjo sekondë
erdhi nga një fjalë e imja e që askush
nuk e merr vesh se si e thash
e se si e bitisa
E ndërsa shkruaja poezinë
isha e frymëzuar nga një tjetër poezi
sa dhe emrin do e thesha, por s’ka rëndësi!
E nuk e di se si ta vërtisë vargun
këtej e tutje për t’i gjetur fundin e sekondit ,
sekondi nuk i dilet, pa një dy, tre të tjera kurdisje
Për t’u bërë prapë një poezi e dhimbshme a ku di unë
Që një milion vesh të bëhen dy!
E mos më shumë e as me dhunë!
Teuta Osmani, Amerikë. 2022