HISTORI ME FLAMUR , Elinda Marku  

 

Kur ishte vetem 5 vjeç dhe shkonte në kopesht ( kindergarten ), me 28 Nentor veshi nje bluze të kuqe me shqiponje ne gjoks. Edukatorja, duke perfituar nga rasti , per ta ba me fole , nje here i bani kompliment: “ Sa të bukur e paske bluzen! “ dhe, qe ia doli. Mara, ngrihet në kembe dhe në vend qe t’i thoshte : faleminderit! ( thank you ), e kundershton duke i thene:
“Në fakt mesuese , kjo qe kam veshur sot, nuk eshte bluze , eshte flamuri dhe une e kam veshur, sepse në vendin prej nga kane ardhur prinderit e mij këtu , sot eshte festa e flamurit .
Mesuesja, aspak e habitur e aspak kurioze per flamurin , por e befasuar dhe e kenaqur, qe ia doli ta bente të fliste , e vazhdon “ biseden”.
– Oh sa bukur. Po nga Ku kane ardhur prinderit e tu? – Nga Shqipëria.
– Po ajo figura qe ka bluza jote flamur , çfare eshte.
Mbasi eshte stepur për nje moment , ka ule koken dhe e ka pare edhe nje here simbolin në gjoks , i eshte pergjigjur . Jane , ( duke e prekur me dore shqiponjen me dy koke ), dy zogj shpine për shpine , duke mbrojtur njeri tjetrin , dhe eshte ulur si të thoshte : ( boll tash mos me pyet ma se m’lodhe ).

Shkoj ta marr tek autobuzi mbas shkolle , prej te cilit zbret gjithe duf dhe e zhgenjyer me mua.
E pyeta , si ishte dita sot ?
– Keq ishte , sepse mesuesja me pyeti për bluzen , dhe une nuk e di se cfare eshte kjo figura në bluze.
Po eshte shqiponja me dy koke moj mame, shqiponja e shqiptareve . Çfare i the ti mesueses, kur të pyeti .
Edhe sikur ta dija pra, prap ashtu siç i thashe do ti kisha thene “ dy zogj shpine për shpine qe mbrojne njeri tjetrin “! Sepse nuk ka shqiponje me dy koke , dhe edhe po te kete , duket e frikshme .

Thashe me vete : ti je nje shqiponje e vogel me dy koke, e “ frikshme “ madje .
Tash eshte ba 18 vjeç, dhe flet shume rralle e mendohet shume thelle . Ndonjere me duket sikur ende mendohet me gjet arsyen Pse shqiponja e flamurit tone ka dy koke .
Ndersa une gati e besoj, absolutisht, qe simboli i flamurit tone , eshte “ dy zogj shpine për shpine, qe here e mbrojne njani-tjetrin, here e urrejne njani-tjetrin”.
Pyetja eshte , kush ia tha asaj kete ?

Pastaj kthehem tek bindja , qe të rriturit prinder e mesues , i çmesojne femijet , në fillim i zbrazin, pastaj i mbushin me boshlleqet e tyre , vetem qe të mburren se kane rritur e edukuar femije!!!
Psh, në kete rast . Dashurine dhe “ sekretin “ per flamurin nuk ia kam mesuar une .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *