VDEKJA
Vdekja, misteri i patundur,
Që së fundi na pret të gjithëve.
Kalim i dhimbshëm, i pa evitueshëm,
Nga kjo jetë e vujtshme.
Ç’fshihet pas kësaj perde të trashë?
Një fund apo një fillim i ri?
Askush s’e di me saktësi!
Të gjithë e presin,
Pa e ditur, kur do të vij!
Disa i druhen këti çasti sublim,
Të tjerë e presin
Pa e menduar vdekjen
Me punë të mira,
Duke ditur një gjë
Se asgjë nuk është
Përjetësi!
Ne, mund ta mposhtim
Vdekjen, veç me një dhunti
Tuj dhuru mirësi,
Tuj falë dashuri!
Drilon Mujota është lindur në vitin 2011. Ai aktualisht po ndjek shkollën fillore “Dëshmorët e Koshares”. Ndonëse ende në moshë të re, Drilon konsiderohet një nxënës shumë i suksesshëm. Ai vazhdimisht merr nota të larta dhe mësuesit e tij e lavdërojnë për përkushtimin dhe etikën e tij të fortë të punës. Pavarësisht nga suksesi i tij i deritanishëm akademik, Driloni mbetet një djalë i thjeshtë dhe miqësor. Ai i pëlqen të luajë futboll me shokët e tij dhe të kalojë kohë me familjen në kohën e lirë. Edhe pse ende në fillim të jetës, Driloni duket se ka një të ardhme shumë premtuese. Ai do të vazhdojë të ndjekë ëndrrat dhe aspiratat e tij, duke u frymëzuar nga shembuj pozitivë rreth vetes. Për ndryshe, kjo është poezia e parë e Drilonit dhe mbështetja e arsimtares e poetes Pranvera Qerimi!
I Urojmë Drilonit të shkruaj e të shkruaj sa më shumë, poezi entusiaste e tregime të mira, tuj i rrit kerkesat ndaj vetes per artin cilësor!