ZEF PERGEGA
Kohet e fundit u angazhova, duke lene disi mbrapa punen time krijuese e botuese, me qellim organizimin dhe funksionimin e shoqates “Mirdita” Me njerez dashamire mirditore u perfshiva ne diskurime se si te arrinim ta benim shoqaten funksionale, mbasi roli i saj drejtues ishte asfiksuar nga qendrime te pahijshme per nje miditor ne boten e lire. Keshtu arritem te benim takimin me 56 mirditore dhe te zhvillonim zgjedhjet e reja te lira. U mundova me te gjithe kapacitetin tim qe ta drejtoja mbledhjen e kuvedit te shoqates me transparencen dhe drejtesi sa me te plote. Ia arritem. Me kete rast falenderoj shumicen prej tyre qe kerkuan qe ta marr drejtimin e shoqates, por nuk kam pranuar me kembengulje se qellimi im nuk ishte posti, por funksionimi i saj. Pranova te jem ne kryesi per nje periudhe te shkurter derisa shoqata te clirohej nga fryma e unit dhe bajraktarizmit, fenomen ky i peshtire ne boten e lire…
Pohoi me bindje te plote se ne kete angazhim kam dal nga karakteri im per te vetmin qellim qe te lartesohej emri i lavdishem i Mirdites krahas shoqatave te tjera, mbasi ne aktivitetet e diaspores ky emer me histori te lashte nuk permedej sa disa me te qeshur me thonin “He Zef ku i ke mirditoret” Ndersa mirditoret ishin te pezmuar se vulen e e shoqates e kishte futur nen jestek ish kryetari i deklaruar me protokoll se kishte dhene doreheqje te parevoukueshme.
Po ashtu pohoi se kete angazhim nuk e kam bere per asnje perfitim dhe pas pak mund te largohem nga kryesia. Nuk kam kerkuar asnje cent nga asnje mirditor, kudo qe ndodhet ne rruazullin toksor dhe as do te kerkoj as nga shogata “Mirdita” asnje peni per botimin e librave te mi.
Mbi 30 librat qe kam botuar dhe 42 te bera gati per botim nuk kam patur mbeshtetjen te asnje mirditori ne diaspore. Me kete rast falenderoj malesoret fisnike te Malesise se Madhe nen Mal te Zi shoqates tyre, kryetaret e saj sidomos, Gjergj Ivezaj, Leke Gjonaj e Pashko Gjokaj, qe jo vetem kane blere librat e mi, por kane organizuar edhe promovimin e tyre, kur asnje mirditor nuk ka marre pjese dhe as ka kerkuar qe ti kete librat e mi, madje edhe kur ato kane patur pjese e kapituj per figura te te Mirdites,
Po ketyre figurave u kam kushtuar monografi si Zef Oroshit, Abatit te Mirdites, Zef Nekajt, Kapidaneve te Mirdites, etj. Ne kete rast falenderoj kryetarin e shoqates “Koja” Marash Nuculaj, si dhe drejtuesit e sotem te shoates “Malesia e Madhe” Ndreke Gjolaj dhe Prof. Luke Juncaj per aktivitete te perbashketa promovuse sidomos ne respekt te kujteses kombetare per Kosoven martire dhe Malesine.
Ndjehem keq, qe historia e mirditoreve ne Amerike eshte shkruar pjeserisht ose te themi fare pak. Nuk ka shkrime per Gjon Gjinaj, as per familjet nacionaliste, si Palucajt, Bajraktari…
Mendova se angazhimi im ne shoqaten “Mirdita” do te perbente edhe nje motiv per ta shkruar historine e mirditoreve ne Amerike dhe bash per kete qellim propozova qe figurat e mesiperme qe e kane lartesuar emrin Mirdita qe ne vitin 1877, kur Abati i Mirdites mberriti si misionar ne Amerike e Kanada. U bene disa vite, mendoj se pese a ma shume vite qe e kam shkruar veprimtarine e Abatit ne Amerike, aktivitetin e Zef Oroshit, volumi i dyte, dy volume “Nanat lindin kapidana” si vperimtarine letrare te poetit Ded Shkuri me te cilin disa kohe kemi punuar bashke ne Detroit. Ky ka qene obligimi im per Mirditen, por kurre nuk kam trokitur ne asnje dere dhe ne shoqaten Mirdita per sponsorizimin, se ato kishin dhe kane ide shume te medha , por me dashuri te vogel.
Ne mbedhjen e fundit propozova qe keto figura, pa harruar heroin e lirise Gjon Gjinaj te shpalleshin nderi i shoqates “Mirdita”, por nuk u pranua me pretekstin se duhej nje studim historik per kete pune, tue harru kundeshtari se une jam PhD ne histori se edhe per faktin se nese do behej kjo duhet te ishte ne nderin e shqates dhe ish sekretari i pare i partise komuniste te Mirdites Bardhok Biba. Une e kisha fjalen per ato qe kane vepruar ne Amerike. Falenderoj kryesine e shoqates qe mbeshtetn mendimin tim qe shoqates “Mirdita” te mos i nderrohej emri dhe simboli. Mbetemi te angazhuar qe jo te jete funsksionale, jo vetem fizikisht por edhe ligjerisht. Pashket nuk i ndal kush, por te shohim ne te ardhem se si do ti vadisim bathet. Me respekt per te gjithe!