Nw 78 vjetorin e lindjes sw poetit
Perendia e pikëllimit quhet Ndoc Gjetja!
Elinda Marku
Deri vonë pata besuar se:
Poetët janë nga pak perendi dhe nga pak djaj.
Nga pak çmenduri dhe nga pak guxim për t’u çmendur
Nga pak Njeri dhe nga pak Mit.
Pasi njoha Ndocin,besimi im fillonte me fjalinë:
Secili poet është nga pak Krisht…
Ndoci është rojtari i shpirtit dhe trashëgimtari i tij
në vendin tim (tonë)
Sa herë e takoj Ndocin, iki prej tij me shpinë,
siç iki prej altareve, kur dal nga kisha.
Ndoci i ruan lotët për dhimbjet e të tjerëve,
me lëkuren e tij lidh plagët e qytetit
dhe të botës.
Shpirtin e bën shall të ngroh foshnjen dashuri.
Ndoci, asnjëherë nuk lidhi besë me vdekjen
megjithëse vdekja i preu pemën më të shëndoshë.
Ndoci i njeh të gjitha gjërat e botës,
dhe sidomos njerëzit.
Dhe sidomos njerëzit i do kaq shumë.
Asnjë ëndërr nuk e harxhoj për famën.
Ndoci në qytetin e tij është një bibël,
që ende nuk është lexuar.
Perendisë askush nuk ia njeh zërin,
por ai i’a ndjen dashurinë.
Pàaftësit e Ndocit janë:
Paaftësia për të urryer dhe që është më e madhja paaftësi.
Paaftësia për t’u përulur,përveç dashurisë.
Paaftësia për t’u dukur
dhe paaftësia për të qenë i lumtur!
Po bëhet i paaftë për të qënë i vdekshëm!
Pse themi që u ringjall Krishti
në vend që të themi Krishti nuk di të vdesë?!
Ndoci është durimi që të fut friken
dhe heshtja që të plas mendimin.
Ai është dashuria që të shemb shpirtin
e ta ngre nga fillimi.
NDOC GJETJA
SIKUR
Ç’mrekulli do te kishte qene
sikur te jepnin qe sot doreheqjen
presidenti dhe çdo lloji ministri!
Dhe ta merrte pushtetin
Shpirti.
NJESHIT
Ne rendin e pafund te numrave te plote
matematikisht, ti je me i vogli
por, ti papritur u bere i madh
ne saje te zerove qe te shkojne pas.
QYTETI I IDEVE
Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
ne lagjen e Ndjenjave
ndane bulevardit te Enderrave
ne shtepine e Fantazise
ne dhoma pa sende rrethe e rrotull
Aty s’ka kuzhine me erna gjellesh
as WC
as tule grash te cilat me shikime
sikur te hedhin spec ne shqisa
Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
si lekurkuqet e Australise
nga dyndja e madhe e parexhinjeve
Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
nje tkurrje e kobshme shpirtrash
perpara Shen vetures
nje konsum i papare i letres higjenike
dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
te mbetura pa zgjidhje.
Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
si Mohikan i fundit do te leçise me vete
shpetimin tuaj
dhe mbrojtjen tuaj
nga vetja juaj
o njerez,
Amin.
DASHURISE
O Perendeshe e gjithe pushtetshme
e universit mashkull femer
Bej ç’te duash me veten time
jam instrumenti yt i vjeter.
Ne jete me solle kaq shume dhimbje
dhe shqetesime pambarim
po s’jam ankuar kunder teje
as me goje e as me shkrim.
Te jam nenshtruar e te nenshtrohem
gjersa ne bote te jem i gjalle
nen pushtetin tend te perbotshem
me plqen te jem nje skllav
Ma ktheve gjuhen ne percartje
me bere plak me shpirt femije
here me hodhe çefinin kraheve
here me ngrite gjer ne yje.
Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
Vec te lutem mos me ler
ne ate vend ku ti mungon.
LOJE DASHURIE
Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
E ngjitem fronin me ane te puthjes.
S’pushtuam askend veç njeri tjetrit
Asnjeri s’e ndjeu shijen e mundjes
Ne s’kemi nevoje per kushtetute
ne marredheniet tona sundon kaosi
nen cipen e holle te mirsjelljes se bute
tani ben ligjin vetem Erosi.
Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
mbreteria jone ne çrregullim te plote
por çasti i renies s’do jete i rende
do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.
Mallëngjyes ky stacion i Elindës dhe Kuvendit për Ndocin tonë që u largua kaq shpejt nga kjo botë, por asnjëherë nga zemrat e lexuesve dhe faqet më të ndjera të poezisë shqiptare. Respekt!