Nga Agim Xh. Dëshnica\
Lulzim Basha, i ngjan një çunaku tekanjoz. Emri i brishtë.Lulzim dhe pamja e tij prej vajze të përkëdhelur, mesa shihet, ka ndikuar në karakterin e tij, aspak burrnor. Nga shqyrtimi i jetës së tij, vihet re se ai u shfaq në skenën politike nga hiçi. Çdo arritje e tij, në veprimtaritë partiake, në administratën shtetërore, ministër, kryetar bashkie me paterica, kur për pak desh regjistroi humbjen e parë, më së fundi kryetar partie, nuk janë aspak meritë e aftësive të tij, por opinioni dashamirës i doktor Berishës ,që pas gjestit dinjitos të dorëheqjes, rezultoi i gabuar.
Pas hipjes së Lul Bashës në kolltukun e kryetarit, u vu re, një dukuri e rrezikshme për jetën e aktivitetin politik të PD, sjellja e tij prej autokrati, një virus ky, i ngjitur nga huqet e njohura të kryetarit të PS. Kjo u duk, teksa nisi të merrte vendime pa pyetur askënd. Pèr Lulin e Bashajve, flasin një seri marrëveshjesh të paqarta me kryeministrin, me pushtet të pakufizuar. Iishin \jo pak, por disa, si shkrehja e çadres, gjesti fatal e qesharak:“Qe palla!” me pengmarrësin, hartimi i listës së përjashtimeve, dërgmi sekret i letrave, lënia në baltë e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, braktisja e protestave për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, heshtja e thirrjes “Rama ik“, bojkotimi i zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pasoja siç dihet, ishin humbjet seriale.
Ky “trim” i çartur me emrin Lulzim e mbiemrin Basha ose Brava, gjatë fushatave elektorale. bridhte si era me shiun, nga një qytet në tjetrin, duke premtuar ëndrra për diell, me një gjuhë krejt të pakuptueshme,për qytetarët e thjeshtë, buzëgaz si në gjumë: “Kemi fituar. Kemi fituar thellë! Jam kryeminstri juaj!” Pastaj dëgjohej britma e tij në shkretëtirë: “Masakër zgjedhore, nuk e njoh rezultatin, kemi fakte e dokumente. “ Befas heshtje. Asnjë protestë. Qetesi e thellë. Pas zgjimit, alarm, me vrap sërish votime partiake, në qytete. Më në fund në kolltukun e vulës. Atje, i ngujuar brenda bravave e drynave, ky Brut i buzëqeshur, nisi ,të qëllonte nga lart me karrike, e gurë.. .
Gjithë këto bëma, u shpërblyen nga pengmarrësi me mbrojtjen e pengut në selinë e uzurpuar të PD, me trimat e policisë me kaska e gazlotues, kundër demokratëve të lirisë,
Më vonë humbja e rradhës, e gjashta, në votimet e 6 marsit të ftohtë, nga 6 bashki, asnjë, por zero me xhufka, as blerim, as lulëzim, kur frynte nga grykat e maleve, bora mbulonte rrugët e disa nga burrat e gratë me përjashtimin e bijëve të tyre, strukshin ne shtëpitë e ftohta.
Lul Bashës pas humbjes finale, iu sulën kundërshtarët nga grupimi i tij, duke tronditur rëndë kolltukun e pamerituar.. Sot Përballë kërkesës së miqëve për dorëheqje, Lul Basha, na kujton të mbyturin që mbahet nga flokët e veta, I mbyturi është mjaft i rrezikshëm, kërkon ndihmë, edhe nga shtazët. Kap me thonj e me dhëmb, këdo që përpiqet ta shpëtojë. Rruhuni nga i mbyturi. Herë pas here, duhet t’ia zhysni kokën nën ujë deri sa ta nxirrni në breg të lumit, Atje, ta ktheni me kokën poshtë e këmbët lart, ta shkundni mirë e mirë, deri sa t’i zbrazet uji turbull. Pastaj shtyjeni tutje, duke e këshilluar; Ik e mos u laj më në lumë, kur nuk di të notosh, pale në krye të notarëve të fuqishëm!
Por, ky notar i mbytur me pamjen e një vajze llasticë, thotë i zëmërruar:
“ S’është e vërtetë! Nuk jam mundur në asnjë garë, gjithmonë kam dalë në krye. “
Ja, çfarë thotë i shqetësuar dhe i habitur miku i tij, debuteti Alizoti; “ Basha tha nuk kam humbur asnjë garë, Kjo kalon kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet, se nuk njeh, asnjë humbje, nuk jeton me realitetin.
Eshtë e palogjikshme të qëndrojë në krye të një partie të cilën e ka shkatërruar.
U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë.”
Këmbëngulja e Lul Bashës kundër kerkesave për dorëheqje, na sjell ndër mend, ligjëratën e Nolit në Këshillin Kombëtar, më 1923, ku ndër të tjera, tha: “Kulltukofagët janë si krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.”
Dihet se pas çdo shtrëngate, retë shpërndahen, dielli shkëlqen në qiellin e kaltër dhe natyra feston, ashtu siç ndodhi përsëri në Shkodrën e kultures. bastion i pamposhtur i demokracisë me doktor Bardh Spahia të Shtëpisë së lirisë.
Lideri historik i PD, Sali Berisha i hapur ndaj të gjithë deputëve demokratë për bashkim, shkruan; “Kam ndjekur zhvillimet brenda selisë së Lul Bravës dhe bunkerit të blinduar. Vlerësoj dhe përshëndes qëndrimet e deputetëve të PD, të cilët sapo konstatuan me fakte nga qëndrimi i elektoratit shqiptar, se Brava-opozita nuk është një opozitë, por është false, shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Unë i ftoj ata të bashkohen me elektoratin e tyre. Të bashkohen me PD, të kontribuojnë në konsolidimin e saj. I garantoj plotësisht se ligji i pandryshueshëm i këtij bashkimi është dhe mbetet vota e lirë,” .
Pra, humbja e Lulzim Bashësh, është një ngjarje, që duhet vlerësuar për bashkimin e ngadhnjimin e demokratëve, rikthimin e demokracisë, për shqiptarët në Shqipërinë Europiane, kundër Ballkanit të hapur, me lidhje të fuqishme ekonomike e kulturore, me Kosovën dhe SHBA.