POEZI NGA SKENDER RUSI

JU JENI PAK

Mora vesh që sot më keni sharë,

E keni ndotur edhe ajrin jashtë!

O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,

Me gjithë karriget mezi bëheni gjashtë.

Edhe dielli iku, u fut pas reve,

Që të mos dëgjonte ato që për mua thatë!

O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,

Me gjithë tavolinen mezi bëheni shtatë.

Ishim shokë si gishtat e një dore,

Edhe hënën për juve e rrëzoja vetë!

O Zot, po juve jeni pak, tepër pak,

Shto dhe urrejtjen, mezi bëheni tetë.

Mora vesh se sot më keni sharë,

Të tre kujtoni se bota u ndreq!

O Zot, cilin të qaj më parë,

Se për secilin prej jush më vjen keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *