OLIGARKET SERBO – MAQEDON E SHQIPTAR DHE GOGOLI BERISHA…!

OPINION

ZEF PERGEGA

Shqiptaret pertej vetes ende nuk e kane zgjidhur raportin me te parin e vendit, duke i çuar ata disa hapa larg drites se demokracise dhe integrimit europian. Ai e shikon dhe e lexon kete raport me librin e vjeter, ate te autoritarit si te bajraktarit, sunduesit dhe te drejtes se padrejte per te bere c’fare te doje “gjoja” ne te mire te popullit te vet. Duhet kuptuar njehere e mire se nocioni popull, per prijesin nuk ekziston, madje populli nuk eshte gje tjeter vetem nje lekure, ku kruan dhembet e tij prej ulkonje te uritur.

Ndonese shqiptaret jane nje komb gjeneroz, ne raport me princin, me te parin, jane me te dobtit. Se ne histori nuk kane çuar krye kur shqiptari ka shtypur shqiptarin. Ne rrjedhen e ketij lumi, i cili shtratin e ka çelur me kthetrat e sunduesit te vet, shqiptari e nderton lundren, duke e vozit me rrema mbrapsht, duke nxitur per te pare diellin e detit te se ardhmes se tij!

“Ta kam bere naften Europe!” Kjo thenje e perifrazuar e te parit te vendit tone, thene ne Shkup, ne qytetin shqiptar te asimiluar nga sllavet, nuk eshte nje perkufizim dale nga germadha e fytit te zorit te sforcuar, por nje konkluzion i ditur dekada me pare dhe i pa deklaruar publikisht plotesisht! Me zgjuarsine e vet dhe me nje padurim te zellshem i pari e hodhi ne tregun mendiatik, qe ky i fundit te luaje me te si macja me miun!

“Ballkani i hapur!” Asnje qeveri ne Europe nuk ka fuqi ta ndale bashkepunimin rajonal, dhe çudi qe ka 30 vjet qe nuk eshte bere legal, por ama ne baze te rregullave e ligjeve kombetare e nderkombetare, qe e ka rrenjen ne idene e mbledhjes se ministrave te jashtem te Ballkanit me inisiativen e Presidentit komunist Ramiz Alise ne vitet “90 ne hotel “Tirana” ne kohe kur mushkerite e Ballkanit ishin kalbur dhe frymemarrja e popujve po mekej! Qellimi ishte qe kjo lidhje e re Ballkanike ti jepej edhe nje here okzigjen sistemit komunist te shtrire ne shtratin e komes.

Lidhja e tanishme Serbi – Shqiperi_- Maqedoni eshte nje lidhje islamo-ortodokse qe e ka platformen ne Stambollin e perandorise turke me shqimb çdo vlere perendimore, e cila ruhet ende si gje e shenje e si arke e homelive te psallmeve ne shpirtrat e ashtuquajtura ne zhargonin politik e haremit mediatik, ketij sqolli te mbushur me berllok krimi e prostitucioni, ne “Shpellaret maloke” edhe kur detin e kane 300 metra larg e ata nga vijne duhet te bejne mbi dy jave te zbresin me mushka per pak krip deti per te regjur urrejtjen e vet dhe te pastermate te dimrit.

Lidhja treshe eshte trekendeshi i revolucionar komunisto serbo-sllav i pamiratur ne parliament, i paligjshem ende i oligarkeve te bizeneseve te reja bashkepunimi per fuqizmin ekonomik te ketyre sundimtareve te rinje me teknologji te vjeter politike, duke e rjep popupllin deri ne lekuren e shtate, per te zgjat jeten e pushtetit dhe sistemit te perenduar.

“Non grata” e Berishes perdoret si gogol frike per te fshehur kryet oligarket e rinje qe e kane mpreh shpaten edhe njehere per situaten. Berisha duhej te goditej e kritikohej kur ishte ne kulmin e pushtetit, por si amerikanet e si mediat u rrudhen ta benin nje gje te tille. Po ta benin do ti benin nje sherbim te madh demokracise dhe Berisha do te mbrohej, nese me te vertete i kishte armet e verteta te agumentit demokratik e ligjor. Dalja ne pension e njeriut nenkupton mbylljen e karrires pushtetore e politike, por jo heqjen e lirise se fjales dhe te drejten e ushtrimit te saj ne foltoret e sovranit.

A eshte nje frike potenciale Berisha per shtrirjen dhe forcimin e pushtetit te treshes islamiko-ortodokse sllave ne bregdetin ilir shqiptar?! Frika e Durresit qendron qe me Cezarin dhe Pompeun dhe tani eshte me evidente krijimi i hapesirave nga arabet, ku mund ta fshehin kryet oligarket sllavo – komunite neper çallma. Kjo mund te jete nje fshehje e tmerrshme nga dritat e lluksit te rreme dhe haremet e nendheshme, qe mund te jete nje pike takimi me tunelet drejt bishtit te dhise te Italise, ku serbet e maqedonet duan ta lajne bishtin e rreshkur dhe te ndotur, duke u çirrur per gogolin Berisha, tashme i thinjur ne libra edhe ne ato konspirative.

Tani analiste nga Amerike kerkojne qe Kosova ta shpalle “non grata” kryeministrin shqiptar. Nese kjo lufte ndizet ne Amerike do te kete flake percellonjese, po te kemi parasysh fjalen e Kurtit: ‘…vetem mizat mund te kalojne neper Kosove pa leje!”

Ajo qe duhet bere, qeveria te ule veshet e te degjoje te mençurit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *