Bardha Alimeta – Proze per Konkurs

JETA ËSHTË NJË MREKULLI

 Tregim nga Bardha Alimeta

 Këtë e mendon,kur ajo t’i ka hapur krahët. Dhe krejt papritur e shajmë,kur fati i keq,na troket në derë. Por mendoj se e mira dhe e keqja,ecin në mënyrë paralele .Sa keq ndiehet njeriu,kur ëndërron shumë dhe kur kjo ëndërr e bukur i shndërrohet në një makth të vërtetë. “A ja vlen të dashurosh pas një zhgënjimi,nga ajo e madhja,e pakrahasueshmja dashuri?. Po, a ka më forcë njeriu të digjet dy herë nga i njejti zjarr..” Nuk e di. Po,ja që kur je naiv,bën sërish të njejtin,gabim. Ose,ndoshta njeriu ka lindur për të dashuruar,për tu djegur në flakët e saj. Eh,të gjitha këto s‘kishin vlerë. S‘do ta kthenin në krahët e saj,dashurinë që ia rrëmbyen,e kush se? Mikja e saj e cila ishte lindur në një ditë me të.të dyja në pranverë, po këtë pranverë. Zina s‘do ta ndjente se kishte ardhur,as këngën e bilbilave,sdo ta dëgjontemë. As zhurma e lumit s’do ta ngacmonte më. Ajo ishte larg,shumë larg. Ajo ishte në lartësinë e bjeshkëve ,I mungonte ajri i tyre,i mungonte aroma e tij që i kujtonte aromën e luleve,kur çelnin. Ajo ende e kujtonte pranverën e vitit të kaluar. Ende s’e besonte ç’kishte ndodhur.Miket e saj e kishin tradhëtuar,ia kishin rrëmbyer dashurinë,me intrigat e tyre. “S’thonë kot,dy vet ta bëjnë gropën”. Zina,ende s’e besonte se kjo fatkeqesi e madhe i kishte ardhur nga dy miket esaj,që kishte ngrënë bukë me to. “Oh,zot. Ç’bën zilia,për të pasur atë q ë s’të takon”. Por nuk ishte faji vetëm i tyre. Zina kishte gabuar me zgjedhjen e saj,duke i besuar një don zhuani i cili betohej e s’tërbetohej për dashurinë e tij. Nuk vonoi shumë dhe ai u hodh në krahët e mikes së saj,më të ngushtë. “Si mund të jenë kaq pa moral njerëzit! Si nuk e çmojnë virtytin e miqësise?!. Njeriu ka një kod etike”. Ndërsa mendonte këto,i neveritej edhe më shumë i dashuri i saj. “Ç’ishte ky njeri në jetën e saj,ç’ishte kjo dashuri që s’la gjurmë tjetër,vetëm një shije të hidhur në fund si fundi i një gote me helm”. Po,po,sepse dhe ai kishte qenë si një gjarpër me helm. Ai nuk dashuronte. Ai kishte vetëm dëshirë të kalonte disa netë me një femër të re. Ai kishte kaluar në perversitet,nga marrëdhëniet e shumta me gra mëndjelehta përfshirë edhe Zinën,e cila po vuante pasojat.Ndoshta ishte më inteligjente se ato të tjerat, ..por gjarpërit s’ja hidhte askush. Ai i fuste në folenë e tij,nën lëkurën e tij të ftohtë dhe kur vinte çasti i pickonte. Ai luante me to. Ky njeri i ulët,i përdorte gratë për të mbushur netët e tij bosh dhe sërish nuk arrinte dot të gjente lumturinë e tij. Sërish mbetej vetëm në perversitetin e tij. Askush nga femrat që do të mësonte për të,s’do donte më t’i kthehej,sepse nuk do ndjente as dashuri,as mëshirë për të. Ai ishte nga ata burra,që në fund vdesin vetëm pa dashurinë e askujt. Ditët kalonin dhe Zina po mësohej me distancën e tij. Tani,ajo ishte më e qartë për të kuptuar dhe reflektuar. Këtë ndodhi s’do ta merrte si një fatkeqësi,po si një fat.Fat,sepse kur i shpëton gjarprit pa të ngrënë fare është fat. Ajo kishte forca ,kishte dinjitet të përballej me këtë sfidë,me këtë poshtërsi të cilën ia servirën miket e saj ziliqare. I dashuri i saj pervers u bë pjesë e skenarit më të shëmtuar të tradhëtisë së një gruaje, e cila u kishte falur të gjithëve dashurinë e vet. Kjo ishte hera e parë që ndihej në pozitat e një njeriu të zënë në pritë dhe s’dinte ç’të bënte. Jo, ajo do të

dijë ç’të bëjë. Ajo zgjodhi të heshtte,e la kohën të flaës. Koha është ajo,që për secilin jep përgjigjen e duhur. “Jam e bindur se do të ndëshkohet nga zoti,kush prish një dashuri,një mrekulli që zoti e ka krijuar për ata të dy”. Dhe pse Zina e shante,e urrente,madje dhe e mallkonte,përsëri ajo kujtonte se si kishte nisur kjo dashuri. Sa e bukur dhe e paster ishte gjithçka deri sa magjia u prish nga dy miket e saj,të cilat i kthyen shpinën asaj dhe vazhduan miqësinë e paturpshme,me mikun e saj duke iu hedhur në krahë ish të dashurit të mikes së ngushtë,e cila i kishte respektuar,e dashur. Këto janë gjëra të ulta që i bëjnë vetëm njerëz të ulët,të dështuar në jetën e tyre për të krijuar gjëra të bukura vet. Këto mendime e ngushëllonin Zinën,madje e bënin më krenare dhe fituese,në këtë poshtërsi të tyre,të një loje të ndyrë,grash të ulta. Tashmë,Zina e kishte fshirë këtë histori nga vetja. Nuk donte Të mendonte më,për diçka që s‘kishte vlerë të kujtohej e as të shqetësohej për të. Ajo ishte e re,e bukur,madje ishte një grua e suksesshme në çdo gjë. Nuk ndihej inferiore madje dhe në këtë humbje ajo ndihej fitimtare. Po,ajo nuk e kishte humbur dinjitetin e saj përkundër atyre që luajtën me ndjenjën e saj pas shpine. Kishte mbetur bujare dhe fisnike ashtu si ishte në të vërtetë. U kishte falur dashuri të gjithëve. “Por zoti do të vërë drejtësinë në vend,një ditë. Ata do të marrin dënimin nga perëndia,për veprën e tyre të shëmtuar“. Kjo e bëri të mbushej me frymë dhe të mendonte se jeta nuk ka lidhje me këta njerëz të shëmtuar. Jeta të ofron shumë mundësi dhe ajo e dinte mirë këtë. Ajo e shihte jetën me një sy tjetër,jo si gjithë të tjerët. Ajo e dashuronte jetën,e donte atë,e jetonte atë në mënyrë të çuditshme. Kjo ishte Zina,një grua që e adhuronin të gjithë për veçantinë e saj. Zina s‘do lejonte të binte në vulgaritet. Fundja të gjithë gabojnë e të gjithë duhet të kenë një shans të dytë. Ajo me kurajon e saj do ta kapërcente këtë sfidë,këtë humbje,por dhe fitore njëkohësisht. Një mësim i mirë për të mbajtur vigjilencën lart. Tanimë,ajo nuk do të ishte aq e butë,e ëmbël,e dashur. Absolutisht,jo. Duhej që kjo mëndjelehtësi,kjo verbëri ndjenjash që e p ërfshiu dhe e tundoi,t’i kthehej në një vullnet të mirë për punë,për frymëzim, për të krijuar diçka të bukur. T’i kujtonte asaj të keqen që la pas,por pa dhimbje,me një qartësi mendimesh duke menduar për të ardhmen,duke kuptuar se jeta vazhdon,se jeta nuk është një mundësi,një gabim,një çast,por një pafundësi gjërash deri në vdekjen e përcaktuar nga zoti. Këto mendime i vinin në mendje dhe vazhdonte të fshinte të kaluarën e saj pak nga pak,duke bërë një dezinfektim të mirë për të mos i lënë shenjë në shpirt, plaga që kishte marrë. “Eh,mendoi Zina ,shumë gjëra janë dhe s’janë në dorën tonë”. “Por gjithësesi kaloi,kaloi” dhe me këtë mendim mori frymë thellë dhe ngriti kokën lart dhe pa tej nga dritarja në horizontin ku dielli kishte dalë e rrezet e tij shkëlqenin fort. Ajo mendoi se perëndimi i diellit ishte i bukur në mbrëmje,po lindja e diellit është një shpresë e bukur për një fillim të ri,për një nisje të bukur. Këtë do të bënte ajo tani,do të rilindte si një dritë që përçon rrezet e saj ngado. Shkëlqimi i saj ishte verbues,për të gjithë ata që e xhelozonin. Po,shkëlqimi i saj lë pas çdo hije të errët. I bën ato të padukshme.

Kjo ishte Zina,e fortë e mençur,rrezatuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *