
NDAL
Veshët dëgjojnë plumbin e një pushke
Teksa bombat shpërthejnë larg diku atje
Edhe sa kohë do zgjasë kjo makabër lufte
Ku inati vishet me fishekë gati për goditje
Asgjë nuk është më e sigurt, dua të ik
Një botë e rrezikuar ku ka vetëm frik
Një bombë kercet këtu e një tjetër në erë
Tytat e një pushke të mbushura me vrerë
JO, JO, JO nuk jam e mbrojtur aspak
As kokën se nxjerr dot as në parmak
të shoh diellin teksa ngrihet në mengjes
në ajrin e pisët të tres brengat porsi vesë
Gjithçka ka marrë ngjyrën e një korbi të zi
s‘ka asgjë të mbetur pas shpirtit s‘ka më rini
as buzëqeshje lumturie, apo ëndrra në dritë
të vdekurit e luftës me lot në sy duke i thërrit
Të gjitha lotët i thithi errësira me mjergullën e vet
Nën qiellin e vrenjtur zi atje ku buçasin fort rrufetë
Ëndrrat dhe shpresat porsi shkëmbinj të fortë, gur
Të zjarrta porsi një vullkan ku damarët u bënë mur
Me mendimin se një ditë kjo luftë do mundet me paqe
Ku forca e syve të dashurisë s’do ndalte së thururi vargje
Për atë botë të shtypur ku miliona njerëz u dergjen të vrarë
Kur gjakftohtësia e hakmarrësve i morri të gjithë për mbarë
JO, NDAL, mjaft pushkë dhe bomba përsëri
Ulni armët, mendoni pakëz për këtë njerëzi
Ndalni luftën e dëgjoni teksa qajnë dashuritë
Dhimbjet që pas lotëve fshihen thellë në çdo shpirt
MALL
Oh sa pikëllon pandërprerë ky mall… buron nga shpirti,
ashtu si mungesa e cicërimave të zogjve në pranverë.
Në shkëmbinjtë e jetës pritja vargjet skaliti,
në mijra rreshta ajo qan një dashuri që s’shuhet asnjëherë.
Vetmia gotën kthen e etur, mbushur me zjarrin e mallit plot shend
oh sa vret ky mall, kur jeton në largësi… sa rëndë që vret !
e derdh lotin e fundit… pritja thur ëndrra.
dhe me sytë nostalgjikë në agoni buzëqesha ashtu heshtur
për një çast, një jetë, kujtime e puthje që dehin,
Shpirti qau i vetëm, gjersa muzgu erdhi brënda mallit tretur
e sytë shuar rrinin në netët pis, se malli është thikë e mprehtë
pas xhamash pritjesh, e stuhi me shi.
BUKURI FEMËRORE
Ylli mbrëmjes ëmbël praruar mbi qërpik
Engjëll aromëvere, muzë shtruar në mendime
Vallëzim verbimplotë që sytë i kthen perendimit
Univers ndjenjë e përkryer që frymon në kujtime
Gjithçka reflekton është një agim qiejsh të perltë bukurisë rrëzuar
Shend i shenjtë i dlirtë që prehje gjen ku derdhet pres qetësia
Fytyrë hyjnore me petka adhurimi, bekim në sy për tu dashuruar
Mrekulli fenomenale që tërheq, në hijet e natës kur flet qënia e saj