NUSET E NAFANIT
(Ngjarja e vërtetë tragjike ka ndodhur në fshatin Nafan të
Follorinës në Çamëri, në vitin 1906.
Nga kujtimet e Tahsin Uzer – Taxin Uzer, Makedonya Eskyalik Tarihi ve
Osmanly Yönetimi, Ankara 1999, Türk Tarih Kurumu)
Kambana binte në fshat
Dasmë kishte atë natë.
Hidhej vallja plot hare,
Këmba nuk prekte përdhe!
Marilenë, moj, lule prilli,
Me gëzim të pret bandilli!
Marilenë, moj, të pastë nëna,
Më e bukura se hëna.
Vajzat bënin dhe shpoti:
Sivjet unë, në mot ti.
Do të martohesh moj hyri,
E lumtur je, kur bën fëmi.
Moj, vajza, moj, shtatëmbëdhjetë lule,
Të rritura me pekule.
Porsi dielli kur bie,
Velloja sa do t’ u ketë hije,
Shtëpia kishte marrë nur,
Dasma s’ do të harrohej kurrë.
Do të vinin qindra krushqi,
Për ta marrë këtë bukuri.
Ra kambana bam e ba,
Ç’ është, kjo gjëmë, kjo hata?!
Nga kambana tundej Nafani,
Sikur të kishte rënë tufani!
Ç’ është ky sihariq?
Kemi odat plot me miq.
Gostiten dasmorët me verë,
Kështu e do zakoni si ngaherë!
Të ndalet, të ndalet kambana,
Kemi dasmë, kemi tupana!
Pesëqind cuba sulmuan fshatin,
S’ dinte biri ku e kishte të atin!
Shtëpitë i
dogjën, i mbuloi flaka,
Qanin, ulërinin, pleq e plaka.
Disa ikën andej nga kisha,
Të shpëtonin nga këto bisha.
Pushoi kambana e papandisë,
Kjo uratë e perëndisë!
Kur flakët morën të nuses shtëpi,
Mbaroi gëzimi, dasma si me magji!
Në qilar motra, atje s’ na gjejnë dot,
Vajzat me vrap, të mbytura me lot.
Shatëmbëdhjetë lule, kush të ikë më parë,
Të shpëtojnë nga cubat, cubat gjakatarë.
Shtatëmbëdhjetë vajzat, ishin si yjet,
Më të bukura edhe se hyrijet.
Shtëpia u bë shkrumb, e hi,
Po nuset, po nuset, ku gjenden tani?!
Të gëzuara vajzat-nuse, se shpëtuan…….!
Të shtatëmbëdhjetë vajzat, u asfiksuan.
Tymi i madh, në bodrum, i ngulfati,
Shtatëmbëdhjetë nuse vdiqën, ulërinte fshati!
Kryeplakut i dridhej buza, iu nxi fytyra: Të vishen vajzat me teshat më të mira! Të vishen “nuset” me tela e me stoli, Kjo është dasma e tyre, ky ishte fat i zi!
U radhitën nuset një e nga një, plot stoli,
Në oborr, para shtëpisë nën qershi.
Kur pa gjithë atë mynxyrë, ç’ është kjo hata?!
U alivanos e ra, majori italian Manara.
Lajmi mortor u pëhapë si vetëtima,
Për këto hyjnore, për këto viktima.
U tund Selaniku, u tund Manastiri,
Tragjedi të tillë s’ kishte parë Misiri!
Vendës e të huaj, u mbush Nafani,
Mori vesh bota, mori vesh Allamani.
Kortezhin mortor e shoqëronin sarafë,
Andej – këndej lëviznin disa fotografë.
Kortezhin e përcillnin, kambana mortore,
Dhjetëra priftërinj me kandila përdore.
Ulërima, të shtëna pushkësh gjer në varre,
Nuset u përcollën, me zakone të lashta
shqiptare.
Bexhet Asani