Dhimbje kohe …
Me dhimbjen e kohës, po jetoj!
Me dhimbjen që jeta më servir!
Në kornizën bardhë e zi më ka futur,
Ku drita, humbet në errësirë!
Mes dhimbjes së kohës ,jetoj,
Mes plagësh, që nuk kanë shërim
Nën çatin e qiellit të kaltër,
Jetoj e mbytur në dëshpërim.
Si erdhi kjo kohë, kjo jetë,
Me furtunën e saj më mbështolli!
Ka kohë, zemra është lënduar,
Tani rreh, me dëshpërimin e kohës.
Dielli i artë, shigjetat hedh mbi botën,
Ato shigjeta që tokën shkëlqejnë,
Por shpirti vrarë, po jeton, këto kohra,
Me një plagë të kthyer në kolerë.
LIBRI DASHURI MË VETE
Ju shoh në raft, tek rrini heshtur,
Pluhuri kohës, sot ju mbuloj
Se sot jetojmë në botë moderne,
Shoh, lexoj, çka dëshiroj.
Por shoku im ,sot me ty flas,
Ashtu siç kam folur më parë,
Në botën magjike, shpesh më ke futur,
Kur ty të kisha, unë ndër duar.
Tek ty, unë gjeta dashurinë!
Aty mbi rreshta, përmbi fjalë!
Me ty në duar gjumi më zinte,
Si bija, bashkë me nënën pranë.
Për dashurin, sa herë më fole,
Me ëndje, të shikoja unë!
Sa herë pik loti , mbi ty lëshova,
E shumë herë, qeshja pafund.
Ti bardh e zi, mbete gjithë jetën,
Se jeta është e bardh e zezë,
Por brenda teje ,gjeta thesarin
Gjithë jetën e pata një vlerë.
KJO JAM UNË
Ajo që isha dje, jam dhe sot,
Se s’mundem dot, të dal nga vetja,
I madhi zot, kështu më krijoi,
Të eci mbi lule, jo përmbi gjëmba.
Të fal, dhe kur se meriton!
Të flas dhe pse më injoron!
Se kjo jam unë, sdi aty më sheh?
Fjalë pak, me kokën lartë mbi dhe.
Zemra ime , fole me porta,
Hyn dhe del, plotë shkëlqim!
Mbushur me gjak të kulluar,
Nuk është si hiri, si borë e shkrirë.
Shpesh lutem, zemra të ketë veç derë
Dritare jo ,le mos të ketë!
Se po u plasaritën muret,
Dritarja jashtë, me shpejtë të nxjerrë.
TRËNDAFILI I DASHURISË
Dhe sytë sot ,nuk paskan gjumë,
Kanë marrë shkëlqim edhe më tepër,
Bllokun e kujtimeve të tua , unë hapa,
Mes fletve trëndafili i dhuruar,
Para shumë vjetësh.
Eh sa vite s’mbahen mend!
Kur nga një lule, shkëmbyem të dy,
Unë se mbajta për shumë kohë!
Ti, për shumë vite me radhë
Kishe kujtimin e parë nga unë!
Sa më doje, e besoja, e ndieja
Ëmbël më flisje, ti në çdo çast!
Thell në zemër ,ti më kishe futur
Trëndafilin e tharë ti e puthje,
Kur unë prej teje, ndodhesha largë.
HARROJMË QË JETOJMË
Na ikën jeta, pa e kuptuar
Harrojmë, ekzistencën tonë,
Në rutinën e ditës të harruar,
Marrim frymë dhe nuk jetojmë.
Ditën se shijojmë, plotë dritë,
Errësirën, mëllefin, afrojmë pranë,
Dëshirat, strukim, thellë në shpirt,
Harrojmë që jemi qënje e gjallë.
E keqja na pushton shpesh,
Mirësinë nuk e lëmë të dalë,
Urrejmë, xhelozojmë, njëri-tjetrin,
Harrojmë, që zoti, një jetë na ka falë.
Harrojmë, se siç erdhëm, do të ikim,
Pa jetuar jetën që na është falur
Atëherë dhimbja do prek shpirtin,
Do qaj i vdekuri, mes të gjallve.
Marjola Salati, Patra Greqi