Bajame Çeliku – Poezi per Konkursin

DO TE DOJA

Do të doja të ishim në një shkretëtirë

dhe rëra të na bëhej shtrat,

aty nën yje të dy shtrirë,

do ta prisnim agimin plot afsh.

NË INBOX – IN TËND

Në inbox-in tënd kërkoj në vite,

se mos një mesazh ka mbërritur nga ty,

dhe kur aty nuk gjej asgjë tënden,

çdo ditë e bukur më mbytet nëpër sy.

Harroj dhe futem përsëri,

aq sa gjithë botën tënde ndjej,

ti qëndron aq thellë në sytë e mi,

përjetë brenda meje të gjej.

GJU MË GJU

Të dua pafundësisht dashuri!

Mos ik!

Qëndro këtu me mua

të bisedojmë gju më gju.

Dhe gjuhë më gjuhë të harbuar…

e atë gardh të dashurisë sonë,

ta djegë ky diell pa perënduar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *