
Ëndërrime
Le të ëndërrojmë duke pritur yllin të dalë
Me ëndrrën të udhëtoj në të tjera planete
Në errësirën trasparente të zhytem ngadalë
Mos të me tradhëtoj, të tjerët as vetja.
Të udhëtoj sonambul siç ndodh nganjëherë
E lehtë si pupël mbi një pulbardhë të fluturoj
Të marr frymë thellë, të ndjej dashuri dhe mall,
Majat më të larta në ëndrra të pushtoj.
Në një majë mali me zogjt të ulem përqafuar,
Këngën e shpendve unë qetësisht shoqëroj,
Të bisedojmë gjatë deri mëngjeseve zgjuar,
Hëna nga lart të na përkëdhel me një të artë mantel.
Ta kap hënën rrezeartë ta ul poshtë me duar,
Shumë gjëra të pa thëna i kam mbledhur në ktaharor,
Në bisedime të sfidojmë ylberet plot vesë mëngjeseve,
Sfidë t’ju bëjmë viteve të vështira, pemëve kurorë.
Ashtu sonanbul mbi krah pëllumbi të ulem poshtë,
Hëna të më shoqërojë me mantelin e mëndafsht
Në krevatin e ëndrrave të ulem me kujdes ngadalë,
Zgjimi të më përshëndes dhe të më thotë:
Zgjohu! Mirmëngjes!
Nezi Velaj Tiranë
11. 09. 202
Dhimbjen tënde të lutem më jep!
Më jep buzëqeshjen tënde ta kthej në një buqetë,
Ta vendos në krye të dhomës, ta kem aty për jetë,
Sytë e tu plot dritë i dua afër, shumë afër ti kem,
Të ndjej dridhjen e një përqafimi, erën e gushës të ndjej.
Më jep dhimbjen tënde që shpirtin të ka bërë plagë,
Më jep fjalën e ëmbël, ta mbaj thelle në shpirtin e vrarë,
Të gjitha plagët, rrudhat e thella bukurinë e fytyrës mi jep
Copëzat e jetës, vuajtjet, tja hedh erës, zogjtë të këndojnë çdo
mëngjes.
Me jep duart e tua të lodhura tju marr pakëz ere,
Ti fërkoj ngadal, mos ti lëndoj kur ti pëkedhel
Me jep psheretimat e tua, të të lehtesoj kur merr frymë,
O Zoti im!
Sa herë të ka therur ndonjë thikë, me shpirt ke psherëtirë.
Ndaje dhimbjen tënde që ndjen, të ta kthej në forcë
Dielli mëngjesit kur zbardh, shpirtin me rreze të të ngrohë,
Të gjitha plagët, rrudhat, ethet, zbrazësinë e shpirtit, ndaj ti me mua,
Zoti shëruaes i gjithësisë ilaçi yt do të bëhet, do të kthejë buzëqeshjet
e munguara.
Tingujt e një kënge do të mbushin shpirtin tënd, do të largojnë mërzinë,
Ashtu si era ndez prushin, do të kthejnë ty prap lumturinë,
Sytëe e tu të venitur do të buzëqeshin plot dritë,
Aroma lulesh do të shpërthejnë në shpirt dë të sjellin mirësitë.
Do të kthehesha si dallandyshe
Sa do të doja të kthehesha tek ty o vendlindja ime,
si dallandyshe.
Nën pullazin tënd, o shtëpizë, ta ndërtoja folenë.
Mëngjeseve të arta të mbledh zogjtë pelikanë e kanarina.
Të këndojnë simfoninë me drithërimën e zërave në duet.
Të këndoj dhe unë këngën time, me lotin e mallëngjimit.
Të qajë dhe të qesh lëndines, rreth pemëve kurorë.
Të largoj ca shtëllunga reshë vërdallë qiellit të nxirë
Të fshij lotët e dhimbjes brënda qepallës së rrudhosur,
që për ty vajtojnë.
Të prekë me dorë dua, gjithë hapësirat qiellin, diellin, yjet.
Fjalët e pa thëna te degjoj, që fshehur në ato mure kanë mbetur.
Të potisja lulet lart e poshtë nëpër sokaqe ende pa mbire.
Të vilja ca shegë që në bahçe akoma kanë mbetur pa vjelur.
Oh, sa do doja të kthehesha tek ty me krah,
si shqipe mali.
Të heq dregëzën e vjetër të tharë me të miat kthetra.
Të heq halën që prej vitesh në grykë të ka mbetur.
Shkëlqimi ylberian të ndriçojë ato mure, të nxira, të vjetra.
Rrufe, vetëtimë të bëhesha o streha ime, tek kroi yt,
një pikë ujë të pija.
Si Hirushja, këmbë zbathur nga gjumi i gjatë,
tek ty të zgjohesha
Si pulbardhë e trumcak që kërkojnë të gjejnë folenë e vjetër
Aty, tek pragu yt, një trëndafil, një ulli ta mbillja si kujtesë.
Aty të ulesha, të çmallesha, ti buzëqeshja e të më buzëqeshë,
lulja me vesë e shegës.
Nezi plaku velaj
09. 12. 2019