Fatmir R. Gjata – Per Konkursin

Rruzarja e vjetër

Çfarë lutje dëgjoi nëpër pëshpërimë,

rruazat su çanë

Dhe shenjtët dëgjuan gjëra që nuk dinë,

ikën e su panë

Dhe qielli vërshoi, u ul mbi përmbi fat,

mbi fatin e shkruar

Dikush ish sëmurë, lëngonte në shtrat,

dikush dashuruar

Sa herë u këput, humbi një rruazë,

e lidhën në mes

Për kë ish i nemur, ish kthyer ne shtazë,

pat frymë edhe shpresë

Harruar me kohë e mbledhur kurorë,

pret ta vënë në gushë

Kaq vite me radhë se prekën me dorë,

nuk e donte kush

Filli është i kalbur, mjaft një fill me ngjyrë,

mjaft një fill i ri

Të lutem dhe vetë, me lot ne fytyrë,

më fal perëndi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *