Qyrku i lutjeve
E ndesh bukurinë çdo ditë në udhë!
Herë duke qeshur! Herë duke qarë!
Hipur mbi vagonin e trishtimit!
E përditshmja e vranët të vë në garë!
Herë shfaqet si bukuri hyjnore!
Si rrezja e fortë kur del nga kthina!
Kushdo që e sheh, mbetet mahnitur!
I terren sytë, i merret fryma!
Ah! E përditshmja e këtij vendi!
Me lashtësinë lindur, barabarë!
E njeh antika me Antigonën!
E njeh dhe plisi, ende pa tharë!
E larë me gjak kjo tokë pellazge!
Gjyshërit nën dhe rënkojnë ende!
Në këmbë mes kohërash vjen Naimi!
Në këmbë vetmuar dhe Zef Serembe!
Mjekra e thinjur e Ali Pashës
Pikon akoma për këtë vend!
Nga Misiri me kalë vjen Tafil Buzi!
Mijëra burra ti ngrejë në këmbë!
Veç historia i ka mbetur ende!
Këtij vendi mjellmash, por të mjerë!
Cili shqiptar e pa të tretur?
Dhe nuk lëngoi me mijëra herë?!
Merri me vete lutjet e mia!
Ti erë që brigje s’le pa kaluar!
Shpërndaji e qyrk gjithkujt ti bëhen!
Se vendi im është i bekuar!
Tiranë, më 06.10.2020
Bukuri nga vendi im
Një kala! Një kala aty në Jug!
Ku me vrunduj resh qan era!
Qan e pastron rrugën e lashtë!
Si vet ai, Pashai nga Tepelena!
Gurët e saj, fshehin thellë historinë!
Me kujë pyet era? A ka më të tillë?!
Thellësia e tokës sjell si pëshpërimë!
Vetëm gurët mbajnë mend dhe e dinë!
Atë e solli koha se vendi lëngonte,
Shqipëria hallet po mbante në shpinë,
Dhe Vjosa e hershme rrjedhën ndryshonte,
Përderisa bota kish shpikur tradhëtinë.
Të mëdhenjtë e lënë kohën mbrapa,
Ashtu siç lë gjurmë dëbora në brinjë,
E bardha mjekër dhe në sini shkëlqente:
Ëmbël! Me bukuri pashai nga vendi im.