POKERI ME SAM…TET NUK ESHTE SHIU I LUMTUR PER DIASPOREN

        ….C’ka duan  MARK GJONAJ DHE SHINASI RAMA ne Byrone Politike te  KOMITETIT QENDROR te partise komuniste ne AMERIKE!

ZEF PERGEGA

      Ne internet dhe ne rrjetet sociale jepet ky informacion Diaspora Flet 2020 – konferenca kryesore globale e Diasporës Shqiptare – do të mbahet virtualisht me 19-21 nëntor 2020. Konferenca synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme. Konferenca synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme. Konferenca është organizuar nga GERMIN – një organizatë lidere jofitimprurëse e specializuar në Angazhimin e Diasporës Shqiptare, në partneritet me organizatën e saj motër me qendër në ShBA, Global Albanians Foundation. Konferenca e këtij viti është thurur rreth temë: “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që synon të eksplorojë mënyra në të cilat shqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të kontribuojnë në rritjen e komuniteteve të diasporës dhe të bëjnë ndryshime domethënëse në jetën e atyre që jetojnë në vendet e origjines!

       Duke lexuar faqen e organizatorit, nga 14 foles , pervec Ditmir Bushatit dhe emrave te permendur ne kete titull, kurre nuk i kam degjuar te perfishen ne diskutime, leksione, manifestime, demostrata ne diasporen shqiptare te Amerikes dhe kurre nuk ua kam lexuar emrat qofte edhe ne nje rresht gazete…Kjo tregon se eshte nje levizje e radhes e Komitetit Qendror te Partise komuniste ne Amerike. Vertete me cudit fakti se c’ka duan Mark Gjonaj dhe Shinasi Rama ne kete komitet?! Ne Detroit psh ka gazetar, shkrimtar, poet, historiane, ish deputete e ish ministra si nga Shqiperia e Kosova dhe emrat e tyre nuk i pashe ne kete liste qe mund te diskutojne per diasporen. As Mark Gjonaj sikur te behej President i Amerikes dhe as Shinasi Rama sikur te jete sekretari i Shtetit te Amerikes nuk mund te flasin ne emer te diaspores se jane edhe te rinje ne diaspore, se nuk ka vdek akoma shpirti nacionalist edhe pse keqas i ka hypur ai komunist dhe nuk do ti hiqet lekures masa rriqna kalit. Loja e Samiteve te diaspores eshte nje simit i djegur me helm! Per ta pare kete spektakel mashtrimi, duhet paguar 12-30 dollare dhe donacion nga 1-50 mije dollare…I duhen partise per zgjedhjet e prillit!

     Pse perfishen keta figura te njohura ne pokerin e samuteve te diaspores, dhe ku e marrin te drejten e perfaqesimit te saj, kur vete diaspora nuk ka organizma te tilla. Cdo gje eshte zgjedhje dhe zgjedhe e partise socialiste, qe vete e ka vendosur ne kongresin e saj, qe  diaspora te organizohet mbi baza partise. Sipas disa te dhenave jane tre mije vete qe paguhen per te bere lojen e pokerit, duke e prekur shqiptarin e merguar ne thembren e Akilit, qe eshte patriotizmi dhe bujaria per vendin e vet. Enver Hoxha ka patur shtabet e veta ne Amerike dhe keto celula jane ringjallur si krimbat e karabushit.

     Televizonet e Tiranes kane pikasur disa njerez nga diaspora, duke iu dhene titullin “gazetar e analista”, pikerisht atyre qe deri ne lekuren e shtate jane komunista katerqindkarate, me ide dhe gjak islamofobe, disa kane edhe media, hakmarres deri ne bisht te kalit, te cilet flasin per diasporen dhe Shtepine e Bardhe sikur te flisnin per brraken e lagjes se tyre. Mashtrimi arrin deri atje qe keta si mediatike propogandojne me materiale te vonuara qellime dhe informacione pa vlere qe njerezit i kane pare dite me pare, duke e perdorur kete sire si vello te mallit per atdhe. Ne diasporen shqiptare te Amerikes mediat nuk promvojne asnje individ apo grup shoqeror sa arriti Ilir Babaramo te na quante “pjatalaresit e djathte te Detroitit!”

     Pse nuk reagoi asnje media ne diaspore apo lider, sic eshte ne mode te quhen kaposhet e paguar te diaspores, per tu dukur e per te thundruar te tjeret, brenda lojes se samuteve te diaspores?! Nje dite do te dale ne shesh se sa paguan partia socialiste, per ti mbajtur gramfonet e vet si ato te veteshpallura te djatha dhe ato qe me krenari te paligjshme jane instaluar si te majta, ku ne qarkun e ketyre te fundit bien mijte e majmur te disapores me graden e nacionalistit ne xhepin e kuq dhe disa qe kane patur lidhje te forta me partine e Titos dhe sherbimet secrete jugosllave. Jane rrufjane komunistat kur vjen puna me I vjen malesoret bujare, qe ndonjeri prej tyre ka lene femijet pa shkolle vetem e vetem ti mbaje gjalle idete dhe mediat komuniste ne  Amerike e Kanada. Miqesiht kisha me u ban nje sugjerim Mark Gjonajt, qe me pare flet me Shtepine e Bardhe se me zyren e tij dhe Shinasi Rames, djalit te nje babe fort te mire, qe te heqin dore nga keto lojra qe po percajne diasporen dhe po ia thajne frymen ndjenjes se bashkimit, ne mos qofshin vete ideatoret e kesaj menxyre, qe per momentin nuk dua ta besoj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *