Agetina Ismaili Hidershaj ( Geti ), nuk është ndonjë biznesmene, aq sa ti teprojnë shuma të mëdha, për të ndihmuar sa vetë vuajn në vetmi e pleqëri, sa plagosen e ndrrojnë jetë, në një vend që Institucionet që duhet t’u gjenden pranë, u largohen! Si po rrokulliset ky vend në një humnerë kaq antinjerëzore!? Falë Zotit ka ende njerëz si Agetina, që do tu gjendet afër të vuajturve, që të pashpirtët i kishin flakur në rrugë, me vetëm një batanije e një qenush, që dridhej nga të ftohtit e dhjetorit, në një zonë të Astirit, në Tiranë, natën e fillimit të 8 dhjetorit 2025!
Një të dëgjuar nga rrjetet sociale, pas mesnate, Geti ngrihet ashtu siç ishte, me njërën këmbë veshur e tjetren pa çorap dhe i drejtohet Astirit! Pasi sillet gjysëm ore, mezi e gjen, e ndihmuar edhe nga dy endacakë, që e kishin shoqëruar gjatë këtyre netëve! I afrohet dhe i ulet pranë. E përqafon dhe e pyet, duke i thënë se kishte ardhur ta ndihmonte! Nëna nuk e besonte këtë dhe mblidhej të mos largoj nga stoli i dy netëve! Geti, e merr ngadalë dhe e sistemon në strehën e saj të të moshuarve, i bën gati dushin dhe krevatin, i mat tensionin dhe i jep për të ngrënë!
Kjo ishte Agetina që i ishte gjendur pranë, në momentin e fundit të jetes adoleshentit të plagosur Martin Camaj, kjo është Geti, që jo rastësisht ndodhet afër njerzve në nevojë, kjo është Geti që sakrifikon me dashuri për njeriun, kjo është Geti-Qeveri, kur shqiptarët i drejton një klikë mafioze për ta marrë krejt luksin për vete e për ti flakur të moshuarit në rrugë!
Nuk e kuptoj pse rrjetet sociale që e njoftuan këtë rast, nuk e thonë emrin e Agetinës, që iu gjend pranë të moshuares, në çastet më të vështira të jetës së saj , kur qeradhënësi i kishte thyer laptopin dhe flakur në rrugë, pa i lënë asnjë mundësi komunikimi!
Sa pak ka njerëz të tillë! Deri tani, nuk i ka marrë as emrin! Bamirësia nuk duhet treguar, -thotë Agetina!