Zef Pergega ( poezi per konkursin )

ANA TJETER E TE NJEJTES ANE 

Ana tjeter e te njejtes ane

Cel berllok qe ne berthame

Ana tjeter e te njejtes ane

I hap nuk rrin ne kambe

Asnjehere s’i kreh floket

Me bisht te gjarperit i perzien kohet

Me rryp te kalines e terheq

Ne unaze te dores mban nje fytyre dreq

Ana tjeter e te njejtes ane

Lumit te paqte, kur mbi te pushon dielli

I ve diga

Veten ta ndricoje me drita

E ana tjeter shpeton veten nga nje lot

Pjesa tjeter e te njejtes ane

E lire…

Te mbreteroje mbi skllaverine

Ana tjeter e te njetes ane

Qe vete e ushqejme ujkun e zi

Pa patur frike e blen famen, kur gerryen

Brenda vetes njeriu e njerezimi

Ke te zgjedh ne zgjedhe?!

Anen tjeter e te njejtes ane

Nese e zhdukim, dita behet me e bukur!

KUR SHIKOI MIKUN TIM POET

Se i me duket njeriu qe nderon

Nje pike shkendije hyjnore

Qe rreth drites se syve flake i ndez yjet

Per kohen nje strajce lypesi qe kundermon

Vetem ne ate grigje martohen zanat

Dhembin e krimbur e terbon

Se si me ngjan njeriu qe nderon

Me fjalen si psallme ngrohte i mban enderrat

nen jestek te prendise

Nje gur i pergjegjesise

Hedhur prej lekures se tij rrobat e neverise

Me mjetet e thjeshta te eksitences

I larte muri i lirise rreth e qark vallon

Nje trup i lidh me shpirtin

I pa shperbeshem as ne vorr!

NE KETE FUND VITI

Dimrit kete fund viti

Qielli iu rrudh ne balle

Kortezhin e nje vdekje percjelle nje kembane

Drejt fronit nje i vdekur pese dekada behet gjalle

Litarin e lagur te frymes se njerezimit

Pale – pale si nje trung i zhveshur

Xhelati simbol me hanxhare

Thurur me indet e nentokes se femijeve

Po dasmarojne katakombet tue u shkryth

Si sirenat veshur me te grisurat ne direk te velave

Te pakapur brekezbathur

Ne kohen mbushur gjysem gjak e gjysem lot

S’jemi gje tjeter vecse ndryshk ne nje gozhde

Shiko nga drita, nese do te behesh trokth!

    KTHIM NE DHEUN E LINDJES

    Nё dheun e lindjёs ndjehesh i njё fёmijё                   

               Si atё ditё kur  uji i pagёzimit ndezi qirinj

                Ku klithma e dashurise e ktheu palen

                Si paja e nusёs nё gjini

                Me lojrat e topa-leckash , cinglash dhe shtetesh

                Kur nuk njihej çelёsi nё derёn e shtёpisё

                 Aty ku nё voter ndizet zjarri

                 E me flakё pёrzihet malli

                 Kur ikem qeni u bё ujk

                  Sa mori vesh kthimin qёngj i butё

                  Breshkat hedhin valle

                 E prej zanit bolla e trashё merr dhenё

               Trau i kullёs s’e fsheh lotin

               Si vajtorё tё moçem kur percillnin vigun

               Nё tokёn e tё parёve Bёrzanё

               Oaze me prehera nanash

               Karafilat e ngrenё kryet t’u marrёsh erё

              Rradha e gjatё e tё mёrguarve me ta mё ngjanё

             Patriarkun e mjerimit Migjenin mbanin gjallё!

              Pulebardhat ne fytyre te qiellin shkruanin lajmin

             Kthimi ne vjeshtё bёhet pjergull me musht

              Dheu i lindjёs nuk ka muzg!

QIELLEZA MU DOGJ FLAKE 

Nje dite djali binjak me pyeti:

Babi, kur te me pyesin per ty

A kam leje te them:

“Ai lau kazanat e Amerikes dhe botoi libra!”

Mos harro tu thuash dhe dicka tjeter:

“Ai e beri per jeten dhe te ardhmen e femijeve

Me mire ti lante jashte se ne vendin e tij ti lepinte

Kur iku larg se me dhune e nxoren jashte

Qe te mos na rrihnin ne rruge e ne shkolle

Edhe kur kishim ditelindjen

Dhe qielleza iu dogj flake

Per bese, per Dheun e Atit, per ate ATE!”

Mos harro te rrefesh te verteten

Se fjala ketu eshte shall ylberi

Ate ngjarjen me gjyshit tend

Shtrire ne shtratin e vdekjes i pangitur

E rrahen e vodhen, dhembe te skerrmitur

Dhe i thane, duke i dhene nje shkelm permbysur

“Ja dhe shqelm prej birit tend, ne Amerike,

Gazetar, deri ne dhemb te syrit i yni kundershtar!”

Se nje i marre ne vendin tend rreth eres e krimit

Ne nje arkivol te gjithe  gedhend!

O DRINI IM ME LEJO TE TE PERKUND   

Vargjet e mia drite hije me hane

Te pjekura ne diell, krejt si foshja ne djep

Oxhak me zjar, lart tym i bardhe

Ngrohte te ngushellojne qiellin nga mekatet njerezore

Lotojne me denese si shelgjet e prillit

Here te ngjitura e here kristale te thyera

Me krah ura ndertojne poshte kalase se Drinit

Tue kullue tamel si gjiri jashte i nuses se murimit

Trokthe kuajsh skalisin kaldremeve te gurta

Si re qe zgjaten maleve te ngurrta

Nuk e arrijne majen qe fjala e urte

Te mos i hedhe koke poshte, udhetojne e nuk ndalen

Me njeriun ne guxim duke e josh

Per te mberritur hakun e ylberit dhe krojet e fresketa

Mbi kakine e bukes e qyten e pushkes

Piskasin si femije per liri

Lypin vasha, te njomin djepin edhe kengen

Per djemt qe presin te dielen per dasma

E gjenerimin e jetes qe nis me burimin

Se atdheu nuk mund te rroje pa trimin

Vargjet e mia shpesh marrin hak

Asnjehere dhunshem, por me lavd

Here – here rrjedhin te qeta si nje lum brenda vetes

Ne raste te tjera gozhdojne edhe murin

Nese fsheh nje te vertete

Mbi te cilen si lakonje leshohen rrufete

Tue u mundue me e shue nder deje gjakun e nxehte

Disa nga rreshtat e mi ngjajne si kordele yjesh

Disa gatuajne buken me lot malli

Te tjera lot pyjesh, e zgjidhin pranga

Me ta fitoi i Lumi, vendimtare ne gjyqin e fundit

Kur te mberrije kam me fol per fitoren

Se delireve te rreme perbuszjet do tu jene thare

Bash si barin kur e shkel nje kale

O Drini im si askund!

Me lejo me vargjet e mia ambel te te perkund

Se ne kete jete folen me fjalet e dheut

E varka e lotit tim zbrazdesine e shpirtit te te mbush!

Si vella i vogel bashke drejt detit, Prometeut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *