Erinda Medolli: nga poezite per Konkurs.

TIRANA

Kafene moderne, drita dhe luks.

Taka të larta e zëra të lartë,

Vajza me dekolte, lëkurëlëmuara.

Tirana ndryshe nga e kaluara!

Djemë me flokë të prera shkurt

të bëra me xhel, si iriq,

Me kufje në vesh e tinguj kënge,

të huaj që flasin gjuhën tënde.

Bukuroshet shkëlqejn nga dëshira.

Rrotull sygjahtarët, dinakë, të pabesë

Dikush ka mall për Tiranën e djeshme

të tjerë virtytin e lanë të vdesë!

Një çift puthet para syve të tyre

Puthjen s’e dalloje dot nga kafshimi,

As festën nga lufta, lindjen nga vrasja,

as dashurinë nga përdhunimi…

Ç’emër t’i vendos puthjes së atij çiftit,

Dashuri e lumtur apo forcërim?

Dashuria duhet të ishte e butë,

si pambuku i bardhë, në lulëzim.

Veshur me rroba që binin në sy

Në Tiranën, kryeqytet të shqiptarëve

Kërcisnin këpucët e shtrenjta italiane

mbi pllakat e thyera të trotuarëve.

I ka humbur kuptimi përshtypjes!

Pronarët e butikëve modernë, dilnin jashtë.

Ata largonin me fjalë të ashpra lypësit,

që zgjidhnin të kryenin ritin e përditshëm…

Zoti të dhashtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *