…nje skice jo dashakeqese, por e vertete
ZEF PERGEGA
Moj jarane ne ekrane, jemi njerez edhe ne ne diaspore, jo tym ne mejhane. Ne kete nate te purgatoreve as si te gjalle as si te vdekur, nuk na respektove. Mu kujtua At Gjergji, se si jane shqiptaret, si don hasmi e si don serbi! Ka kohe qe ne komunitet, flasin me gjoks para e thike mbrapa per unitet, duke peshtyre mbi dinjitetin e tjetrit dhe dijen e vet. Mbi ata qe te verteten e thone ne sy e per mbare i kthjene planet prej atyre qe nderrojne çorben sahanave. Shqiperia nuk eshte lindje e Mesme, as popull musliman, por nder te paret europian. Eshte kulle e larte madje edhe vrojtimi, per mbi det e per mbi rete dhe as sesi shtepi e neperkembur e perdhese. Keshtu e paraqiti ndonje komisionar qe merr poza bashkepunimi ne grup…Ka kohe qe ne komunitet, flitet se do te vije ky apo ky personalitet. Dikush rend te bleje kostumin e kollaren e re, per t’u duk i madh edhe pse nuk eshte me lart se nje thunder kali. Dikush del ne fotografi, here me nje garuzhde e here me dy dhe thone jemi me ty ne fushate, por edhe kam nevoje pak per lavd sa nje kafshate…
Mberriti Blerona, sic u prezatue si mbreteresha e drurit te arte. A mu duk mua qe ne gardhin e kopeshtit te saj ishte shtremberuar pak?! E gjate, sharm, here e veshur e here e zhveshur, me kostum te zi, elegante nusja jone plot nur e elegance me sandale te zeza qe xixellonin si ne gusht myshkonjat. Kishte lajmeruar me telefon se do sillte kete apo kete personalitet amerikan…sa beheshim gati c’kurdisej sahati dhe lajmi anulonte takimin…Erdhi pra nusja e jone mbreme ne naten e purgatoreve, te na ngjallte ne, ne flamur dhe ne kengen e simbolit, duke na konsideruar te vdekur. Kishte dhene intervista ne televizone, kishte percaktuar programin, njerezit qe do ta drejtonin…ato qe do flisnin, se s’ben vaki pa fol patriotat, deliret dhe karrieristat…donkishotat!
Dhe filluan te vijne njerezit te shikonin mbreme nusen tone Bleona. Telefonata pa mbarim dhe mesazhe e nuk vijme ne ate takim me kenge e fjale se ajo kishte deklaruar ne Tv shqiptar se takimine organizon Vatra, jo me paret e saj por me te tjereve. Erdhen te paret grykakuqet, e u ulen ne tryezen e pare, pa hedhur asnje cent asnje dollare, qe kamajerit i thane se ne jemi qeveria vete! Tavolina tjeter u mbush me nje fis me dege te gjata sa nje lis. Ishim edhe ne me disa te tjere. Do te kendonte nusja jone hymnin amerikan me DJ, shume bukur. Nuk ishte incizuar hymni shqiptar e ajo mbeti me goje hapur kur e kendoj live. Disa djem te mire krejt te ri per tiu pergjigjur zerit kundravers te nuses tone u ndezen ne fyt dhe mollezat e faqes u vloi gjaku dhe e kenduan bukur hymnin e flamurit tone. Ishte rast per kokepalaren e New-Yorkut te shpaloste elekuancen e vet, po iku me bishte ne shale se aty nuk u mbodhen dollare. Bleona kishte lajmeruar qe heret se do te sillte Grenellin…por foli Marku miku i saj. Ne vido Grenelli e i biri i Trump folen mire per kosovare shqiptare , por ne i donim te gjalle ne salle…jo Bleona me u talle!
Here tjeter duhet te zene mend ato qe sponsorizojne, se perhere po ndodh qe njerez qe duan te te jene ne krye nuk paguajne, por duan lavd, kur kocka thishe llupcojne! Ai qe sponsorizon duhet te percaktoje programin. Here tjeter zini mend lereni te lehin qente…por jo ne buken tuaj bujare!
Detroit, 31 tetor, Nata e Purgatoreve ne Detroit