ME CILEN GJYSME TE VATRES JANE INSTITUCIONET SHTETERORE DHE PARTIKAKE SHQIPTARE DHE KOSOVARE?

            O Zot bej mrekulli dhe na e ruaj emrin e mire te Vatres. O zot shkurtoja duart politkes ne katerkendeshin Tirane – Prishtine – Beograd –Athine. Pse dekoratat dhe cokullatat politika shqiptare dhe ajo kosovare i ndajne me Vatren?!

             

             

               ZEF PERGEGA

                  Analist, autor ne SHBA

       Ne kete pike ka nje tymnaje. Reja e dyshimit sillet si bolla rreth vezeve te breshkes nen nje gjethe te verdhe si ndryshku. Manipulimi dhe fshehja e te vertetes eshte me e rende se vjedhja e nje banke. Komuniteti shqiptar nuk eshte i sqaruar. Me gjithese Vatra me ne krye Dr. Gjon Bucaj, para disa viteve, erdhi ne Detroit me shpaten e demokleut si triumfuese, mbeshtetur ne nje dege amorfe,  mori pjese me nje pompozitet te madh ne 100 vjetorin e Pavaresise. Foli e kush nuk foli. O zot sa i vogel mu duk Ismail Qemali! O zot sa i perkulur mu duk Dom Nikoll Kacorri! Pa revole ne brez mu paraqit, si i zene rob Isa Buletini. Pa le sa larg Luigj Gurakuqi. Asgje nuk ishte ngritja e flamurit ne Deçiq nga Ded Gjo’luli! Keta ishin pra “firmetaret” e Pavaresise, por te dale nga varri me krimba ne spaleta, qe po festonin fitoren e tyre dhe, jo te nderonin ata qe me te vertete kishin kontribuar per Pavaresine e Shqiperise. Si te thuash komuniteti shqiptar dhe dy institucionet katolike te kultit ne Detroit rane, me ose pa dashje influencuar nga Dega e Detroitit, viktime dhe nuk munden te reagojne, per ta ndaluar kete perçarje. Ne sallen e bibliotekes “Gjergj Fishta” eshte zhvilluar nje debat mes Deges se Vatres ne Michigan dhe komisionit me ne krye biznesmenin Ndue Ftoni, qe e beri 100 vjetorin me 60 personalitete amerikane dhe 1200 shqiptar falas ne Imperial Hause. Ne ate mbledhje acaruese prifti i ikur mbante anen e Vatres dhe u permend  fjala “ arme”.  Ne nje vend, ku predikohet fjala e Zotit eshte e ndaluar te bisedohet me ze te larte, te ofendohet tjetri, dhe aq me keq te flitet per vrasje mes shqiptarve. (jane kasetat). Ne kete kuptim, personalisht e kam konsideruar,  ndoshta gabimisht,  Dr. Gjonin, qe te gjithe thone se eshte i mire, si skenaristin e kesaj peçarje ne komunitetin shqiptar ne Detroit, edhe pse me vone u kuptua se perçaresit e vertete ishin Kryesia e Deges se Vatres ne Detroit, qe e kishte “marre peng” Priftin e Shen Palit.   

       Me ka çuditur qendrimi i Dr. Gjon Bucajt, i cili nuk mori mundimin as te komunikonte me pjesen tjeter te komunitetit. O zot sa te medhenj dukeshin para te tjereve, ndonese nuk ishin me shume se nje meter nga toka, me gjithe hijen e tyre.  Zotin sikur e kishin ne preher! Eshte hera e pare me sa di une qe nje katolik verior te jete kryetari i Vatres, kur dihet se gjithmone kane qene nga jugu musliman. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, qe me ndihmen e disa katolikeve Gjon Buçajn e spostuan me lezet. Gjoni kishte humbur kontaktin me njerezit dhe me intelektualet, qe gjithmone i ka sulmuar e anatemuar kjo shoqate. Kontraditat dhe rastet e vjedhjeve te fondeve ne Vater jane te vjetra. Kujtoj njerin nga kryetaret, per te cilin vete Dielli  boton nje artikull, qe u largua nga Amerika dhe themeloi ne Korçe “Vatren” dhe “Diellin”, me fondet qe kishte terhequr nga fondi i Vatres. Nese Vatra nuk do te kishte fonde, asnje nuk do ishte anetar i saj. Keto i ka thene vete Dielli ne vite dhe ne rrjetet sociale. Asgje nuk po them nga vetja.

      Kontributin me te Madh ne Amerike, keto 20 vitet e fundit e ka dhene Shoqata e Malesise se Madhe me 20 milion dollar dhe ne asnje rast nuk eshte anatemuar apo perfolur per fondet qe ka mbledh. Kjo ka te beje me ndergjegjen e tyre qytetare, ne besimin e tyre fanatik katolik dhe, se drejtuesit e saj gjithmone kane qene te ketij besimi, sepse ata vijne nga trevat shqiptare ne Mal te Zi nga Malesia e Madhe. Ç’fare bie ne sy?!. Asnje nga qeveritaret, perfshi kryeministra, president, kryetar partish nuk ndalen ne kete komunitet, ne Detroit dhe ne kryesine e shoqates Malesia e Madhe. Dekoratat dhe çokollatat i ndajne me Vatren! Pse? Tani qe gjysma e Vatres eshte kundra gjysmes tjeter, kam pare foto njerez te gjysmes, te bejne foto perballe Lterit, ndersa pjesa tjeter e çon ne gjyq çeshtjen. Tani  lind nje pytje: me ke jane institucionet shqiptare, liderit e PD, si Berish e Basha, liderit kosovar si Haradinaj, te cilet po e trajtojne gjysmen e Vatres si primare?! A po e mohojne ato pjesen tjeter qe kerkon, sipas tyre te vendoset autoriteti i kesaj shoqate dhe i kontributit te tyre ne vend?! Po qendrimi i Zef Bales, njehere me Gjonin dhe njehere kundra e tij?! Me sa porta luan ky njeri?! Mire eshte ti jepni pergjigje opinionit, ketu dhe ne Kosove e Shqiperi, sepse do te jete me dobi, per unitetin nderkomunitar dhe per mbarevjatjen e kesaj shoqate te vjeter, qe me Nolin e Konicen ka kontribute te medha. Por, kjo nuk duhet te kthehet ne pelerine, per tu mbrojtur nga shiu i poshtersive mes vetes. Sot, ne Detroit, ende jane gjalle ish dy krytare te Vatres qe ne kohen para se te binte komunizmi! Si jane anashkaluar keta dhe te deges tjeter ne Pontiak, qe ka anetare qe jetojne akoma dhe te dale nje Vater tjeter me dy tre vete mbi ta! Ç’fare kanonureje eshte kjo Dr. Gjoni, qe si i vjeter dhe nacionalist, duhet ta kishe ditur dhe e ke ditur, por ke preferuar ti perçmosh keto realitete.

         Dr. Gjon Bucaj, ish kryetar i Vatres : Pse unë e përkrah Komisionin e 5 tetorit 2019 të Vatrës, ne prononcimin e tij publik nder te tjera shkruan: “…Në mbledhjen e datës 5 Tetor 2019 të gjithë të pranishmit i premtuen Komisionit ndimën dhe përkrahjen e parezervë për kryemjen e detyrës jo të lehtë, por të nji randësie thelbësore për jetën e Vatrës. Asht e nevojshme dhe e dobishme që të shtoj këtu disa fakte e sqarime, për vatranët që mund të mos i dijnë mire dhe për opinionin e gjanë, që të kenë nji pasqyrë të kjartë të zhvillimeve, sidomos në këto dy vjetë e disa muej të fundit. Mbasi unë këtu baj fjalë për fakte, po sjell nji definicion të Faik Konicës, sidomos për ndonji përson, të cilit mund të mos i pëlqejnë këto fakte:

 “Faktet janë fakte. Çfryj, ulëri, hith këlbaza, qesh, qaj, përkëdhel, gris, vrit botën, vrit veten, faktet të thata dhe të ftofta, s’luajnë nga vëndi dhe mbeten fakte”.       

     …Për të përforcue përshtypjen se kishte përkrahjen e Partisë Demokratike, shërben rasti i mbledhjes së Këshillit Drejtues të 3 marsit 2018, që dihej paraprakisht se do t’ishte shumë problematike për Mishton.  Në mes të mbledhjes, ku kritikohej dhe kërkohej dorëheqja e tij, ai mori nji thirrje në celular dhe njoftoi të pranishmit se në telefon ishte Lulzim Bashha dhe, se ai i përshëndeste dhe u uronte sukses.  Vatranët, së pakut shumica, nuk e kanë dijtë se ai ishte i biri i nji prokurori të diktaturës komuniste që kishte kërkue denime me vdekje në Shqipni.  Nuk asht dijtë, së pakut nga shumica, se bashkëshortja e tij ishte sekretare e nji organizate të grave greke në Amerikë (dihet se organizatat greke në këtë vend kanë platformë politike antishqiptare: Vorio Epiri!). Disa nga përkrahësat e z. Mishto ushtruen militantizëm agresiv në Kuvend, manipuluen haptas numrin e delegatëve dhe deklaruen se Mishto ishte anëtar i VATRËS prej 5-6 vjetësh, nji e pavërtetë që Mishto nuk e mohoi (simbas Amendamenteve të Kanunores së Vatrës, kandidati për kryetar duhet të ketë qenë së pakut 5 vjet anëtar i rregullt).  Nuk asht dijtë, së pakut nga shumica, se Mishto vetë mban qëndrime progreke. Unë, për të tregue paanësinë si kryetar para dorëheqjes dhe tue u mbështetë verbnisht në besimin tek përkrahsat e tij dhe në objektivitetin e delegatëve, e kam trajtue kandidaturën e Mishtos njisoj si atë të kandidatit tjetër, z. Mithat Gashi, pedagog universitar, me prejardhje nga nji familje e nderueme e shtesës së përsekutueme dhe vatran i përkushtuem për ma se 30 vjet. Ky ka qenë gabim i randë nga ana e ime dhe kërkoj ndjesë profesor Gashit dhe vatranëve. Nuk e kam thirrë Mishton “eja dhe banu kryetar i Vatrës” dhe nuk e dij kush e ka përhapë këtë fjalë, a Mishto vetë apo tjetërkush, ndoshta për të arsyetue përkrajen për te, por kjo nuk më liron nga faji që nuk e kam kundërshtue kandidaturën e tij, edhe pse nuk kam mujtë me i parapa intrigat që janë luejtë në ditët para Kuvendit, as manipulimin e numrit të delegatëve, militantizmin agresiv dhe falsitetet e shfaqun në Kuvend dhe ma vonë. Më kanë befasue sjelljet arrogante të Mishtos me vatranët dhe shkeljet e randa të Kanunores; nuk e dij në se janë befasue deri dikund edhe disa nga përkrahsat e zjarrtë të tij, por kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyne.

    …Veprimi i parë, 2-3 dite mbas kuvendit, ishte publikimi i dy deklaratave, nënshkrue me dorë dhe publikue në gazetën “Dielli”: “Në bazë të vendimeve të Kuvendit dhe simbas Kanunores, vendosa…..”, ku njoftoi formimin e “Kabinetit të presidentit”(sic!), me emna për shefa të kabinetit, të protokolit, të marrëdhanjevet me media (ma vonë edhe shefa të tjerë), si dhe formimin e  “Komisionit të garancive të Kanunores”. Pohimi “Në bazë të vendimeve të Kuvendit….” nuk asht i vërtetë, kurse “….simbas Kanunores vendosa……”, asht pikërisht e kundërta; smbas Kanunores nuk vendosë kryetari për struktura të reja që ndryshojnë Kanunoren, por ai, ose çdo antar mund propozojë, Këshilli Drejtues duhet të aprovojë propozimin dhe vetëm Kuvendi mundet me vendosë….  Vatra e Mishtos bojkotoi ceremoninë e New York-ut të përcjelljes së eshtnave të Mit’hat Frashërit në atdhe, me arsyetimin e pakuptimtë, se kjo ishte vepër e qeverisë së Ramës, kur dihet se propozimi kishte ardhë nga Instituti i Studimeve “Lumo Skendo” me drejtor dhe themelues historianin Uran Butka, i cili ishte arkitekti i krejt kësaj vepre. .. Mishto e ka heshtë Vatrën përsa i përket politikës antishqiptare të  ekstremizmit grek, në kundërshtim me traditën e saj 105 vjeçare (kjo ishte mosha e Vatrës kur ai e mori në dorë). Qe disa nga faktet që tregojnë heshtjen e Vatrës. Asnji deklaratë e Vatrës mbi memorialet e ushtarëvet grekë të ramë si okupatorë në tokën shqiptare, kur ky skandal ishte tema e ditës në median shqiptare nga fundi i vitit 2017. në dhetor 2017 Janullatos mori shtetësinë shqiptare dhe fotografia e tij botue në faqen e parë të “Diellit”, ndërsa gazetat tjera në diasporë e kan publikue si lajm në faqet e mbrendshme; në vend të nji deklarate mospajtimi të Vatrës, z. Mishto iu përgjegj pyetjes se ç’asht qëndrimi i Vatrës me këtë rast: “duhet të ruhet autoqefalia e Kishës Ortodokse” dhe përsëri, pyetjes se cili asht qëndrimi i kryetarit të Vatrës, përafërsisht “me doemos duhet të ruhet autoqefalia me të gjitha fuqitë”, përgjigje që mund t’a kishte dhanë edhe Janullatos. Asnji deklaratë nga ana e Vatrës në lidhje me vrasjen e terroristit Kaqifas në Bularat të Gjirokastrës në tetorin e vitit 2018….!”

                 Mishto nuk eshte me ne kryesine e Vatres. Erdhi e doli ne tryezen e nderit pa kurrefare nderi ne mbremjen perkujtimire te Gjergj Kastriotit Skenderbeu, qe u organizue ne Detroit. U thirren me hanger e me pi me yndyre, deri ne zorren e fundit, duke ju kerkuar me detyrim qe lektoret e aktivitetit te paguanin nga 100 dollare per kete mbremje. A ishte shprehje e “Beslisdhjes se Lezhes” , kjo qe te gjithe lektoret me nje perjashtim te vogel ishin vegla politike te diktatures se proletarjatit enverian dhe institucionet katolike, qe u  jane vare 160 meshtar, u perkulen para diktatit te tyre?!  Kryetari aktual i Vatres, kur u pyet nga Tv shqiptar, tha se Vatra perkrahu Eliot Engell dhe asnje fjale nuk iu pergjigj pytjes se gazetares per qendrimin ndaj Mark Kepit. Kjo eshte ne Tv Ora, aty e degjuam Betin dhe kryetarin!  Shikoj foto te Berishe , te Bashes dhe te Haradinajt, ne nje darke dhe ne zyre me kryetarin e Vatres, organizate, e cila me kot lodhet se nuk e ka perfaqesuar dhe as nuk e perfaqeson komunitetin e shqiptareve te Amerikes prej me shume se nje milion vete.  Sidoqe Basha qe neser mund te jete favorit i kryeministrit te Shqiperise, apo Haradinaj President, me cilen gjysme jane?! Kjo do te na ndihmonte edhe ne qe te pakten te ishim te qarte. 

        Gjon Bucaj vazhdon ne shtyp me ankesat dhe thenjet e tij, te cilat i ҫuan te verteta. Nder te tjera ai shkruan: “…me 9 dhetor 2018, organizata “Rrënjët Shqiptare” thirri nji protestë para nji lokali grek në Brooklyn, ku po zhvillohej nji aktivitet përkujtimor për terroristin Kaqifas, Vatra nuk e mbështeti as nuk mori pjesë zyrtarisht…Elena Kocaqi promovoi librin “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo Ilire” në Vatër, por aty nuk ishte z. Mishto, …Tentativa ime e fundit me 3 nandor 2018. Nji përmbledhje të pasqyrës së masipërme ia kam përcjellë (dhe këtu po citoj):   “…. zotit Lulzim Basha, sepse mendoj se do të jetë me interes për ate si kryetar i Partisë Demokratike, që të jetë i informuem në mënyrë sa ma të përpiktë, jo vetëm për vlersimin që ai mund të ketë për Vatrën dhe për mbarëvajtjen e saj, por sidomos për faktin se kjo gjendje ka ardhë me përshtypjen që ka krijue z. Mishto, se ai ka pasë dhe ka përkrahjen e zotit Basha ……” dhe “…….me gjetë ndimë për zgjidhjen e mundëshme të problemit…!”   

    Po Basha me Berishen del ne foto duke ngrene darke me krytarin e ri te Vatres dhe kjo e ka revoltuar Gjonin dhe komisionin e prillit, si formacion qe beson se do ta marre perseri Vatren. Sipas tyre keto foto nga Shqiperia dhe Kosova jane nje mesazh i koduar, se ato nuk e perkrahin pjesen qe i ka derguar ne gjyqin Amerikan pjesen qe sot eshte ne krye te Vatres, e cila po i gjeti ne shkelje do te jete nje diskretitim mediatik dhe  politik i te gjithe atyre zyrtareve dhe politikaneve qe i kane mbeshtetur njeren dore kundra dores tjeter. Pra sot kemi nje Vater me dy krena, por qe nuk jane shqiponje ne flamur. Besoi se nuk kane patur nevoje ta benin keta pa u zgjidh çeshtja. Gjykata Amerikane nuk e perfill mbeshtetjen politike per njeren ngjysme, madje kjo eshte nje pike e forte per tu dal kundra. Une po them ato qe fliten e diskutohen. Dua qe te bashkohen, ti hapin rruge inteligjences dhe njerezve te ndershem dhe te marri buldozerin dhe te hedhin ne liqen berllokun e madh, qe eshte mbledh dhe po ben lojra te pista me çeshtjen kombetare dhe me komunitetin. Vatra asht nji institucion historik që i përket kombit, jo vetëm shqiptarëve të Amerikës. Prandej vatranëvet në përpjekje, .për të kthye Vatrën në gjendjen normale të legjimitetit institucional duhet t’u vijë mbështetje morale edhe nga tjerë shqiptarë, që me të vërtetë e duen Vatrën pa interesa vetjake, partiake a çfarëdo interesi tjetër qoftë, përveç  atij të Vatrës që asht interes kombëtar, por qe asnje kryetar  Vatre nuk e ka bere nje gje te tille. Gazeta “Dielli” miqesisht i them per te miren e tyre e per te miren e çeshtjes, se menjehere duhet te hapi rubriken e debatit dhe te mendimit te lire dhe jo te perfshihet ne debate personale. Kam vene re se po te kritikosh Vatren, kur vete Konica ka thene se duhet te shuhet, dhe te thuash ndonje fjale per Diellin e saj zere se ke prek Enver Hoxhen dhe Zerin e Popullit, madje me pertej, se edhe ato e kane patur nje fryme te kritikes brenda parimeve, por ketyre nuk po u merret vesh as parimi, as idelogjia dhe as lojrat nen rrogos se pse i mbeshtsein qarqet greke, sic pohon Dr. Gjoni.  Kur Mehmet Shehu vizitoi OKB u ngrit komuniteti shqiptar e u perleshen me monarko fashistet grek ne komunitetin e tyre ne Amerike, qe protestonte per te drejtat, gjoja te Verio Epirir! A kane mundesi shqiptaret e Amerikes te themelojne nje organizate mbare kombetare ne Amerike? Mundesite i kane, por u mungon fuqia mbeshtese, e cila duhet te jete me e madhe se ajo qe e ka Vatra sot. Keshtu, ato nuk do te mund ta bejne kurre, dhe keshtu vorbulla vetem sillet rreth tasit te qullit. Kush digjet le ti fryej kosit!

  Sic shkruan Gjoni, Vatrën në gjendjen normale të legjimitetit institucional, mbledhja zgjodhi nji Komisionin të përbamë prej shtatë vetësh, të gjithë me kredenciale të padiskutueshme si vatranë idealista, pa ambicje a interesa tjera përveç të mirës së Vatrës:  Sergio Bitici, Ahmet Xhafo, Ahmet Hoti, dr. Nexhat Kalici, Kris Kirka, dr. Elton Mara dhe Armin Zotaj.

      Perderisa çeshtja eshte ne gjykate asnje personalitet shteteror e politik si ne Shqiperi e ne Kosove nuk duhet te perzihet dhe te behet pale. Jeni ne votime, mos i humbni ato!

       Ne nje deklerate nga gjysma e ndare e Vatres thuhet: “Komisioni VATRA, 5 Tetor 2019” vazhdon rregullisht mbledhjet e saj për te përmbushur me përgjegjësi misionin qe i është ngarkuar, për ta çuar Vatrën drejt një  Kuvendi legjitim, transparent dhe demokratikë. Përmes një deklarate për medit Komisioni Vatra ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të mos bien pre e Kuvendit të Turpit dhe të mos zbatojnë këto vendime që janë në kundërshtim të plotë me Kanunoren. Gjithashtu ato bajnë me dije se po përgatiten për Kuvendin e VATRËS me 25 Prill 2020 në New York dhe u bën me dije se do të vijojë rrugën ligjore për zgjidhjën e kësaj çështje. Në mbledhjen e sotme datë 25 Janar 2020, ku përveç anëtarëve të komisionit, morëm pjesë dhe Ukë Gjonbalaj, Mithat Gashi,Dr. Gjon Bucaj, Eduard Bucaj dhe Albert Perndocaj, Komisioni analizoj  me përgjegjësi Kuvendin e “Turpit” mbajtur mȅ 19 Janar 2020 në Michigan. I bëjmë me dije të gjithë anëtarëvë të Vatrës dhe opinoinit mbarë publik, Komisioni vendosi unanimisht që jo vetëm nuk e njeh Kuvendin e “Turpit” por gjithashtu nuk njeh asnjë vendim i dalë nga ky Kuvend.  Koimisioni do vazhdojë me vendosmëri dhe përkushtim, duke ndjekur të gjitha rrugët demokratike dhe bazuar në ligjet dhe drejtësinë Amerikane.  Kjo vendosmeri bëhet dhe me e theksuar, kur kujtojmë që  sot dy vjet më parë, dera e Vatrës mbyllet për anëtarët e saj, që një pjesë e tyre i kushtuan një jetë të tërë duke i shërbyer Vatrës. Përjashtimet  me përkthyes, që publikohen ditën dhe fshihen natën  nuk janë gjë tjetër vetem mënyra mediatike komunsite, korruptive dhe dizinformuese. Këto shfaqje “kercënuese” jo vetëm që nuk na ndalojnë por na shtojnë dhe më shumë energjinë dhe forcën për ti kthyer Vatrës lirinë dhe demokracinë e munguar per me shumë se dy vite e gjysëm. Komisioni VATRA do të vazhdojë punën e tij për Kuvendin e VATRËS me 25 Prill 2020 në Neë York dhe u bën thirrje gjithë VATRANËVE të  mos bien preh e vendimeve të Kuvendit të Turpit dhe të mos zbatojnë këto vendime që janë në kundërshtim të plotë me Kanunoren.  Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 do të vazhdojë rrugën ligjore për zgjidhjën e kësaj çështje.

        Mailinda Zeneli, poete, ne analizen e saj rreth kesaj ҫeshtje shkruan: “….Vatra është një pasuri unike, tejet e çmuar e Kombit dhe jo e partive. Këtë fakt e theksoj për Vatranët dhe ne shqiptarët, që e nderojmë aq fort Vatrën, se sa për shërbimin sekret grek e mercenarin e tyre, filogrekun Mishto ata janë edhe më të qartë për vlerat e Vatrës, ndaj nxitojnë ta “zvogëlojnë” në një organizatë politike, duke fshirë tinëzisht statusin e merituar të saj, “PANSHQIIPTARE”. Në vlerësimin tim Komisioni i 5 Tetorit 2019 është Vatra TRADICIONALE, serioze dhe e besueshme, që siguron vazhdimësinë e të vetmit mision që ka Vatra, mbrojtjen e ÇËSHTJES KOMBËTARE. Në Detroit u mbajt nje kuvend ilegjitim, drejtuar nga një kryesi me funksion dhe mandat të përfunduara, që funksionon mbi dy vite e gjysmë jashtë Kanunores së Vatrës, duke shkelur hapur dhe me arrogancë “Kushtetutën” e Vatranëve. Një kuvend fiktiv, ku mungoi deri edhe regjistrimi elektronik i anëtarësisë së VATRËS, një mosregjistrim i qëllimtë, që fshehu suksesin e misionarit grek, Mishto, në shpërbërjen reale të anëtarësisë në dy vite e gjysëm të uzurpimit të Vatrës prej tij. Sa i përket vendimmarrjes rreth strukturave të Kuvendit të Michiganit, organikës së “fryrë” (dëshmi e drejtimit korruptiv), për një anëtarësi dramatikisht  të “tretur”, janë jashtë neneve të Kanunores. Përderisa Vatra ende njeh Kanunoren për “Kushtetutën” e vet, ajo duhet respektuar detyrimisht, në të kundërt çdo strukturë mbetet ilegjitime. Nëse ka dorëzim e pranim të status quo-s që imponon Mishto përmes Elmi Berishës, “qokat” korruptive të pushtetit për mercenarët karrieristë të Balëve, Elmi Berishës, e kompani, të nisur nga Mishto, do shtohen shumë më tepër në të ardhmen dhe padyshim, që ky drejtim i ndotur dhe jashtë çdo parimi, e çon Vatrën në shpërbërje të paevitueshme….Këtë fakt e shpreh qartë Bahri Omari në shkrimin editorial të 1917-ës. “Vatra u bë shoqëria që simbolizon një politikë thjeshtë kombëtare, duke mos anuar as nga ndonjë anë dhe duke mos u bërë vegël e asnjë propagande të huaj. Cilado qeveri që ka pandehur ta bënte vegël për politikë të saj shoqërinë tonë, e mori vesh që i goditte sëpata më gur. Armiqtë tanë e kanë halë në sy se e çmojnë që, në ka një organizim që t’i japë jetë çështjes shqipëtare, është Vatra.”…. “Vatra është si një gjeneral që komandon një ushtri, e cila, po të dalë fitimtare, nderin e math e merr gjenerali dhe jo ushtarët, të cilët derdhin dhe gjak, se ay është timoni i punës, ay është që bën plane për të dërmuar armikun”, – shkruan ndër të tjera në shkrimin e tij, Bahri Omari….!”

         Prof. Dr. Gjon Kelemendi, per shume vite krytar i deges se Vatres 33 ne Michgan, ne letren publike drejtuar me shume se nje vit me pare, forcave Demokratike Shqiptare, Opozites Shqiptare, Vatranëve që besojnë në historinë Antikomunsite dhe Patriotike të Vatres, thuhet:”…Ne perpjekje per te ndihmuar demokracine Shqiptare dhe, Organizaten PanShqiptare “Vatra” nje nga format dhe menyrat asht, te themi mendimin tone me za dhe me force. Per dekada me radhe kane heshtur breza. Heshtja asht armik i proceseve te zhvillimit te nje vendi, te nje kombi. I drejtohem ketyre forcave,  dhe individeve  te mos heshtin perballe transformimit te “Vatres”, qe prej disa kohesh ka vendosur ne krye te saj, me  taktika te errta, nje kryetar me lidhje te forta me rregjimin komunist, Dritan Mishten, biri i prokurorit komunist Petraq Mishto, i cili ka kerkuar denime kapitale. Dritan Mishto, Kryetari i tanishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”,  nuk është prononcuar asnjëherë për veprimtarinë  e njohur të të atit. Po kështu, bashkëshortja e Kryetarit Agata Mishto është sekretare e një shoqate te lobit Grek  në New York, çka edhe po te donim ta falnim per te paren,nuk mund ta falim per te dyten, qe ky Zotni te jete ne krye te Federates Atdhetare Vatra. Si vatran, që e kam amanet këtë Federatë antikomuniste, nga disa vatranë që ishin modeli i patriotizmit dhe urtesise dhe, qe për fatin tonë të keq nuk jetojnë më, bej thirrje per  distancimin tuaj publik, lidhur me këtë akt të paprecedent në historinë 106 vjecare të kësaj organizate! Veçanërisht kërkoj nga vatranët e përnjëmëndet të sotëm ta largojnë mënjëherë kryetarin  Dritan Mishto,  gjithë sigurimsat dhe njerëzit e dyshimtë nga kjo organizatë e një rëndësie të veçantë!”

Lutemi çdo njeri me dore ne zemer dhe me gjakftohtesi gjykoni mbi shqetesimet e ketyre njerezve se ne fund te fudit jo te jeni Vatra, por as Haxhi i Haxhiut te Vatres po te jeni, nuk keni as pushtet dhe as nje fije gram sundimi mbi medimin e lire, mbi te drejten e tjetrit, se vete secili i zgjidhin problemet personale e familjare brenda ligjeve amerikane. Ju po silleni sikur jeni nje segment i diktatures ne diaspore, mbasi jeni mbi peshe me dhjamin e komunizmit qe ua ka erresuar pamjen. Sa per hakmarrjen ju kujtoj se e njohim aq mire sa nuk ua pret mendja dhe çdo njeriu qe leshon zagaret te lehin e dini se ç’kerkon ham hami!

       PAK RADHE SI MBYLLJE

      Vatra sot eshte me dy krena, kush do ta kete sqepin me te forte, te ia nxjerrin syte njeri – tjetrit?!

        Vatra eshte krijuar nga bashkimi i disa shoqatave, te cilat do te ruanin identitetin e tyre, me qellim kontributin ndaj ceshtjes kombetare, per clirimin e vendit nga Perandoria Osmane. Me fondet e saj u kryen disa misione te fuqishme dhe kontributi i saj per Shqiperi eshte nje yll drite. Qellimi tjeter i  drejtueve te saj ishte marrja e pushtetit ne Shqiperi. Kete e a treguar veprimi i Nolit me revoluconin e 1924, e ka treguar edhe Konica qe pretendonte me te drejte per kryeminister e pse jo edhe me lart. Nuk duhet harruar poezia qe beri ne deren e aeroplanit dhe 14 vjet ambasador i Zogut ne Amerike. Ne qe kemi jetuar ne Shqiperi ne kohen e komunizmit e dime se Vatra nuk eshte shpallur organizate antikomunite. Ajo kontrollohej nga Komiteti Qendror i partise se punes dhe kreret zgjidheshin  e nje menyre ose nje tjeter nga kjo parti. Ne KQ te partise ne katin e dyte ka qene zyra qe merrej me Vatren. Ne komunitetin shqiptar, po thuajse eshte shuar levizja kulturore e nacionale. Varta kerkon pushtet dhe marrje fryme te 249 shoqatave te tjera. Nje ish prift me vatranet e vet, futi ne kontradite shoqaten Malesia e Madhe, duke u perfshire ne nje afere shitje me vlere nje million e 500 mije dollare, por per fat nuk ndodhi.  Vite me pare u mblodhen 450 intelektuale ne Detroit dhe krijuan shoqaten e tyre dhe tani ajo eshte shuar. Kush e beri kete pervec agjenteve?! Duhen ndaluar mbledhjet politike ne Institucionet e kultit ashtu siç ben lideri i muslmaneve, qe eshte nje shtylle e unitetit, besimit dhe ruajtjes se frymes shqiptare. Ai nu pranon politike ne xhami!

      Pashe qe krytarit te Vatres i kane dhene nje dekorate univeriteti “Luarasi” ne Shqiperi dhe nje ne Prishtine Hardinaj, ky i fundit as denjon te nderoje dhe te falenderoje ato qe e ndihmuan ne sensibilizimin e opinonit boteror dhe atij Amerikan, kur ishte ne Hage. Nje selfie e krytarit ne Tirane e ne Prishtine nuk eshte nevoja te kalosh ne Beograd dhe ne Athine se Bac eshte kry, per ta dhe jo per komunitetin shqiptar qe e duan te percare. E don edhe Vatra, qellimi, i te cileve eshte qe nje grup te jene deputet ne parlamentin shqiptar. Deri ketu e ka kete huq morri i kuq qe ka çerdhen e vet te pare, padrejtesisht dhe ne kundershtim me kanunoren, edhe ne Vater.

       Pesonalisht, si njeri i paperfshire ne politike dhe ne organizata e shoqata ne diaspore uroj qe Vatra dhe fryma e saj te pastrohet nga oksigjeni i vjeter e i mykur nga bombula e komunizmit, qe Komiteti qendror i patise komuniste te shqiptareve te Amerikes e ka kthyer ne nje nga 85 celulat e saj. Eshte ne te mire te saj qe ne e  deshirojme qe ajo te hapet, sidomos me rinine dhe jo te mbaje nga dy tre veta per te krijuar imazhin e rreme te kraheve. Kjo mud te arrihet nese politika shqiptare i mban duart larg nga kjo shoqate dhe ajo te marre fryme lirisht ne anetaresimet e saj dhe ne vendimet sipas programit dhe kanunores. Une i uroj Vatres me te miren, ngritjen dhe forcimin ne baze te nje demokracie te mbrendeshme, duke i mbajtur larg dhembet nga lekura e te tjereve dhe qellimet politike, te cilat do ta kalbin me keq se e kane kalbur. Nese nuk eshte krimbur, njerez ruajeni emrin e saj nga krimbat e katerkendehit Tirane –Prishtine-Beograd dhe Athine,…pash nderin mos Vasiliqi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *