Redin Hafizi
Sa turp qe Shqiptaret qe kane vuajtur dhunen e nje te ashtuquajture elite per vitet e komunizmit diskutojne neper studio kunder zgjedhjes se Presidentit Trump. Megjithate ai do te fitoje, jo vetem per Amerikanet, por edhe per Shqiptaret. Sa turp qe Shqiptaret qe njohen revolucionin kulturor kinez dhe gjithe kinezerite qe n’a katandisen te vuajme per buken e gojes dhe te mburremi si idiotet qe refuzuam Zotin duke shkaterruar kisha dhe xhami, te mos shohim ngjashmeri me kinezerite idiote sot ne Amerike. Po shkaterrohet kultura dhe historia Amerikane ne emer te nje fushate elektorale. Kreret e organizatave qe po terrorizojne qytetet Amerikane jane deklaruar si marksiste dhe patjeter te trajnuar nga regjime tejet komuniste si ne Venezuela dhe Nikaragua me parate e Kines komuniste. Sa turp kur Shqiptaret pretendojne se bene nje revolucion antikomunist dhe nuk shprehen asnje here per dhunen qe Kinezet po kryejne ndaj popullsise muslimane dhe ndaj studenteve ne Hong Kong. Shqiptaret duhej te beheshin si shembull i mbrojtjes se lirive te individit. Eshte Presidenti Trump qe po mbeshtet lirine e qytetareve, madje duke e pasuruar individin permes nje ekonomie solide. Sa turp qe Shqiptaret shkuan deri ne veteshkaterrim vetem per te mbeshtetur ideale te huazuara nga perandori propagandistike dhe tani qe u jepet rasti te kerkojne ndjese si qytetare perpara botes per shembullin e keq qe dhane, kthehen serish ne dashurine per dhunen. Kujtoni se Kina eshte nje shtet diktatorial dhe Trump po e lufton. Ne kete fushate ka dale hapur se administratat Amerikane gabuan kur ndihmuan nje qeverrisje edhe pse komuniste me idene se qytetaret do te zgjohen. Kjo nuk ndodhi, por u pasurua qe sistem i korruptuar qe tashme permes parave te botes se lire kerkojne te mbyllin ne burg cdo qytetar te lire. Ne kete praktike perfituan manipulatore financiare si George Soros, te cilet e rriten oreksin me majmjen e komunisteve ne Kine. Sa turp qe Shqiptaret jane grabitur nga Soros, sidomos ne bizneset ne Patos dhe Bulqize dhe vazhdojne te kundershtojne Presidentin Trump ne cdo praktike te tij per te bllokuar Sorosin qe vetem thith gjakun e te varferve deri dje me parate e Departamentit te Shtetit. Mos harroni raportin e prestigjozes “Judicial Watch” kur flitet deri per financime te grupeve anarkiste dhe Shqiptaret e jetuan kete ne 21 janar. Mos harroni se Soros i dergoi urgjent sekretares se shtetit mesazh te ndyre duke treguar nderhyrjen fort ne politiken Shqiptare. U tregua se nuk vendos vota, por interesat e nje manipulatori te ndyre dhe Trump do te fitoje qe te shpetoje Shqiptaret nga veprimet diabolike te George Soros. Ky njeri ka treguar se ka tentuar te kape drejtesine ne Amerike me financimin per zgjedhjen e disa prokuroreve. Kete ka tentuar edhe ne Shqiperi duke e kthyer drejtesine si nje vegel ne duart e mafies se droges. Kete Shqiptaret e dine, por nuk e kuptoj se perse kur flasin per Trump nuk permenden emrin e Soros. Djali i George Soros ka shprehur mbeshtetjen per kandidaten per zv/presidente, Kamala Harris. Nese Biden fiton, president do te jete Soros qe mezi pret te shkaterroje vlerat demokratike dhe te vere Ameriken ne sherbim te atyre 2% te njerezve ne business dhe qe menaxhojne 95% te parave. Pra Trump do te fitoje per te gjithe ne, per qytetaret qe nuk degjohen. Sa turp qe Shqiptaret i dine te gjitha keto, por ndikohen nga mashtruesit. Jane shume te manipulueshem ashtu sic kerkuan te besojne se George W. Bush i vodhen oren ne Shqiperi e nuk paten forcen te bllokojne nje lajm te tille qe kerkoi te eklipsonte lajmin e madh se Amerika mbeshtet pavaresine e Kosoves. E njejta gje po ndodh serish ne Tirane, jo ne Prishtine, kur Trump deklaron se zhvillimi ekonomik eshte pavaresia e vertete. Ne Tirane diskutojne per skenare Ruse, kur te gjithe jemi te ndergjegjshem se Serbia eshte pushtuar nga Kina dhe projekti Kinez “One belt, one road” kerkonte te sillte Kinen ne Adriatik. Njekohesisht Shqiptaret sot e kuptojne se Trump po ben cdo gje qe Shqiperia te dale nga ndikimi Kinez, te dale nga iniciativa 17+1 dhe te shprehet kunder spiunazhit teknologjik. Kete Trump e beri publikisht duke treguar se rajoni ka nje rendesi strategjike per administraten Trump dhe kjo do te konsolidohet pas fitores ne nentor 2020. Trump do te fitoje edhe per ju ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi e Maqedonine e Veriut. Trump i jep ze qytetarit dhe ketu nuk ka rendesi nese keta perbejne shumice a pakice. Trump eshte antimarksist dhe ka deklaruar se Amerika nuk do te kthehet ne nje vend socialist, ose vend I dembeleve qe vetem kerkojne e nuk japin. Kete shembull nuk mund t’a jape Amerika dhe Trump po lufton fort edhe per ju.