Zonja Liri Berisha takim me Zonjën e Parë, Michelle Obama

 Zonja Liri Berisha takim me Zonjën e Parë, Michelle Obama në Samtin e 25-të, të NATO-s

BEQIR SINA, SHBA
CHICAGO ILLINOI : Në Samitin e 25-të, të NATO-s, në Chicago, delegacioni shqiptar është kryesuar nga Kryeministri i Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si dhe nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Gjithashtu, pjesë e delegacionit shqiptarë ishte edhe zonja Liri Berisha.

Zonja Liri Berisha, e cila ndodhet së bashku me Kryeministrin Berisha në Çikago, të SHBA-ve ku po zhvillohet Samiti i 25 i NATO-s , mori pjesë si e ftuar nga Zonja e Parë,e SHBA, Michel Obama në një aktivitet të organizuar në Qendrën Rinore ‘Gary Comer”, në jug te Chicago-s ku së bashku me bashkëshortetet e kryetarëve të Shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në këtë Samit vizituan Qendrën dhe u njohën nga afër me programet dhe inisiativat arsimore të saj.

Kur “Zonja e Parë” Michelle Obama kishte vendosur dje për të nxjerr për një drekë dhe spektakël, jashtë qytetit të saj dhe për të vizituar rrethinat e Chicagos, me “Zonjat e Para” të personaliteteve të NATO-s, e kishte menduar mirë se ato do të ishin atë ditë të paktën larg politikës. “Zonja e Parë” Michelle Obama i mblodhi gratë e burrështetasve në një mbrëmje në Institutin e Lartë të Arteve, ku mori pjesë edhe Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë zonja Liri Berisha.

Madje zonjës Berisha, në këtë drekë dhe mbrëmje në Institutin e Lartë të Arteve në Chicago, qytetin ku po zhvillohet Samiti i 25-të, i Aleancës së Veri-Atlantikut – NATO-s, “Zonja e Parë” Michelle Obama i kishte rezervuar asaj sipas protokollit një vend kryesorë në vend të parë me Michelle Obamën, në shenjë nderi dhe respekti për Shqipërinë, dhe të gjitha gratë shqiptare.

Por “Zonja e Parë” MichelleObama, nuk harroi të kujtonte Bashkëshorten e Kryeministrit Berisha, Liri Berisha, kur ajo u nderua me çmimin “Woman of year for the international achievement” gjatë një mbrëmjeje gala , të zhvilluar në Washington DC, disa vjet më parë nga rrjeti i Informacionit të Grave një prej organizatave më të rëndësishme profesionale, politike dhe sociale dedikuar mbështetjes dhe fuqizimit të aktiviteti të grave dhe vajzave demokrate amerikane (WIN) Women Information Network, rrjet i cili është themeluar në vitin 1989 dhe bazohet mbi idenë se gratë mund të ndihmojnë njëra tjetrën drejt arritjes së suksesit.

Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, Zonja Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, gjatë vizitave në Washington dhe New York, është takuar edhe më parë me Zonjën e Parë të Amerikës, Michele Obama. Bashkëshortja e Kryeministrit Liri Berisha është pritur, gjatë Sesionit të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar në një takim personal nga Zonja e Parël Obama, ku në mënyrë të veçantë Zonja Berisha është përgëzuar për hapjen e ekspozitës për nder të Nënë Terezës në Kongresin Amerikan.
Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama gjatë këtyre takimeve ka shprehur konsideratën e saj të veçantë edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
 “Zonja e Parë” MichelleObama i bëri së bashku të gjitha gratë e burrështetasve, pjesmarrëse në Samitin e 25-të të Chicagos, qyteti që është bërë skena botërore e politikës, ditën e hapjes së punimeve të Samtiti. E diela e Zonjave të Para të udhëheqësve të NATO-s, aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, u shoqërua me një turne përrreth Qendrës Rinore “Gary Corner” – e cila ndodhet rreth një milje larg qendrës së qytetit nga ku Michele Obama u lind dhe u rritë.
“Unë i solla këto Zonja këtu, sepse unë jam aqkrenare për ku jam rritur, dhe me këtë kam kërkuar për të treguar të gjithëve disa nga gjërat e mrekullueshme që ndodhin në anën e Jugut të qytetit tim – Chicagos”, tha Michele Obama.

“Ju të gjithë jeni në dijeni se cila është arsyeja pse unë jam sot këtu, dhe ju jeni në dijeni se cila është arsyeja pse unë po ju sjellë në këtë pjesë të Chicagos, Ju zonjatshumë të rëndësishme nga e gjithë bota këtu për të vizituar këtë qendër”, tha Obama para një grupi të të rinjve, të kësaj Qendre. “Unë i solla Zonjat e Para – gratë e Burrështetasve, ketu per te pare se sa të mahnitshm jeni të gjithë ju .Unë dua që këto gra tëshohin të gjithëve ju. ”

Sepse, “Unë shoh shumë nga ju dhe ardhmja e juaj e bukur”, i tha Michele Obama turmës prej afërsisht 200 fëmijësh dhe prindërit, personelit dhe zyrtarëve të komunitetit në Qendrën Rinore “Gary Corner”, e emëruar sipas themeluesit të këtij fondacioni.

Ajo vlerësoi fëmijët e kësaj qendre e cila ofron fëmijëve çdo gjë nga niveli akademik në atë të një “Rinie Urbane me Program Bujqësin “. “Unë u rrita ashtu si ju me background të njëjtë. Familja ime nuk kishte aq shumë të holla sa që prindërit e mi të kishin mundësi për të më çuar në kolegj, dhe shumica e fëmijëve në lagjen time nuk e kan pasë atëhere asnjë shans, kur ne ishim fëmijë “.

 Kur më pranuan në Universitetin Princeton si një shkollë universitare dhe më vonë në Universitetin e Harvardit – mendova se çdo gjë realizohet në se ke vullnetin. “Me shkollimin tim dhe edukimin tim nuk kishte rëndësi se sa para kishte familja ime; çfarë rëndësie kishte, të dija se sa e gatshëme isha unë në atë kohë për të besuar në veten time,” tha ajo.
“Kjo është diçka që unë dua të theksoj sot me ju.” “Bëhuni një model për pjesën tjetër të komunitetit. Vazhdoni kështu” është shprehur Michel Obama disa orë përpara një darke të ofruar nga ajo në Institutin e e Lartë të Artit të Chicagos për gratë e lidereve të NATO-s. Zonja e Parë dhe të ftuarit e saj panë nga afër kopshtin e hapur të qendrës ku fëmijët praktikoheshin gjatë mësimeve të tyre të kulinarisë dhe shijuan një performancë të një trupe vallzimi afro-amerikane dhe grupin e korit kishtar.
Pasi ka përshëndetur Zonjat e Para në Qendërn Rinore “Gary Corner”, Zonja e Parë, Michelle Obama përshëndeti zonjën Liri Berisha, Bashkëshorten e Kryeministrit Sali Berisha, në “Gary Comer Youth Center”, ditën e diel, në Çikago. Në fund të takimit të ngrohtë mes dy Zonjave, u bë edhe një foto ceremoniale nga fotografët zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
First lady Michelle Obama greets Liri Berisha wife of Albanian Prime Minister Mr. Sali Berisha, at the Gary Comer Youth Center, Sunday, May 20, 2012, on the South Side of Chicago. The Center offers yo
First lady Michelle Obama greets Liri Berisha wife of Albanian Prime Minister Mr. Sali Berisha, at the Gary Comer Youth Center, Sunday, May 20, 2012, on the South Side of Chicago. The Center offers young people diverse, educational and extracurricular enrichment activities as well as support to help prepare them to graduate from high school and to pursue college and meaningful careers

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *