SHBA: Mediat e amerikane e pasqyrojnë gjerësishtë aksidentin…

SHBA: Mediat e amerikane e pasqyrojnë gjerësishtë aksidentin tragjik në Himarë – në jug të Shqipërisë
Lajmi për aksidentin tragjik në Himarë është pasqyruar edhe në të gjitha mediat e 50 shteteve të SHBA, përfshirë ato më prestigjozet si CNN, ABC, SBC, NBC, New York Times, Wall Street Journal , Washington Post, Globe, dhe Tribune Herald e të tjera.
NEW YORK : Një udhëtim studentësh drejt Jugut të Shqipërisë, transmetojnë sot, pothuajse të gjitha mediat amerikane që duhej të ishte në fakt një nga kujtimet më të bukura të jetës studentore, të këtyre studenteve, por që fatkeqësisht u shndërrua në një udhëtimin më fatal, atë drejt vdekjes…
 Kjo sipas tyre duke iu referuar lajmeve që vijnë nga Shqipëria, është tragjedia e të hënës në Shqipëri, e cila i preu në mes jetën e 13 studenteve, të paktën deri tani – vajza nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, dhe një djali që udhëtonin riverës së bregdetit mahnitës të Jonit në Himarë – Shqipëria e Jugut,, në njërin prej dy autobusëve, që ishin të nisur nga Elbasani.
 Rrugëtimi tragjiki duke rënë në grykën shkëmbore të quajtur Qafa e Vishës, ndodhi dje në afërsi të Himarës
 Një përzgjedhje materialesh që janë botuar sot në të gjitha gazetat e televizionet amerikane, na e pasqyrojnë më së miri se çfarë jehone ka bërë aksidenti tragjikë, që ndodhi në Himarë në jug të Shqipërisë të hënën 21 maj 2012.
Ato janë mbledhur nga gazetari ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Beqir Sina dhe sillen për botim në vijim të këtij lajmi – që ka prekur mbarë amerikanët, dhe veçanërishtë komunitetin shqiptarë këtu.
Korespondeti ynë atje, theksonë, se megjithse për fat të keq ky është lajmi që sot qarkulloj në shtypin amerikan në të 50 shtetet e saj ai ka përfshirë televizionet dhe gazetat më të mëdha amerikane: CNN, CBS, NBC, FOX-News, ABC e tjerë, dhe gazetat më të mëdha amerikane si : USA Today (Arlington, Va.), Wall Street Journal (New York, N.Y.) New York Times (New York, N.Y.) Los Angelos Times, Washington Post (Washington, DC) Chicago Tribune (Chicago) Daily News (New York, N.Y.) Inquirer (Philadelphia) Post/Rocky Mountain News (Denver) Chronicle (Houston) New York Post (New York, N.Y.) News/Free Press (Detroit) Morning News (Dallas) Star Tribune (Minneapolis) Globe (Boston) Star-Ledger (Newark, N.J.) Journal-Constitution (Atlanta) Arizona Republic (Phoenix) Chronicle (San Francisco) Herald (Miami) Post-Gazette (Pittsburgh, Pa.) . Star (Kansas City, Mo.) Herald-Tribune (Sarasota, Fla. News Journal (Wilmington, Del.) dhe shumë të tjera, por të gjitha raportuan për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri, dje ku humbën jetën 13 studentë, sipas policisë shqiptare.
 CNN Televizioni më e madh ndërkombëtar me qendër në Atlanta – Gorgia, shtabi i lajmeve nga bota, i dha një vend redaksional këtij lajmi, teksa CNN tha se një autobus që transportonte studentët shqiptarë, të një universiteti, është rrëzuar në një luginë qindra këmbë nën maxhistralen që lidh dy qytet kryesore të jugut të Shqipëris, Sarandën dhe Vlorën, duke mbetur të vrarë të paktën në bazë njoftimit të policisë, 13 veta..
 CNN theksoi se ekipet e shpëtimit ishin duke punuar duke ndihmuar studentët që mund të jenë të bllokuar brenda nën autobus, i cili kur u morë lajmi ndodhej në fund të një gryke të thellë në afërsi të qytetit të Himarës, rreth 136 km (86 milje) në jug të kryeqytetit të Tiranës.
 Sipas policisë, shoferi i autobusit privat mbante rreth 39 stduntë të gjitha femra nga Univesiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit,ai u përpoqë për të ndalur autobusin për disa arsye, por nuk arriti. Automjeti la rrugën mori “tëtposhtë” duke rënë reth 150 metra (492 feet) nga rruga. Përveç të vdekurve, sipas CNN bëhet fajlë për dhjetëra studentë që u plagosën rëndë, sipas policisë dhe po kujdeset në spitalet më të mira në Shqipëri.

 Të paktën 11 nxënës shqiptarë të universitetit të Elbasanit në Shqipëri, janë të vrarë në aksident me autobus, theksoi Televizioni ABC, 16 orë mbas ngjarjes, ndërsa shtoi se Informacioni paraprak thotë se 11 janë të vdekur dhe 22 janë plagosur, Policia e Shtetit tha ABC , sipas disa raporteve të medias thotë se kan qenë dy autobusët që ishin nisur nga qyteti shqiptar, për eskursion por që u kthye në tragjedi.
Gazeta Free Press e Dakotës, shkruan se ende në vendngjarje duken mbeturinat e një autobusi që qëndron i shkatërruar plotësisht në fund të një gryke shkëmbore, shumë pranë Himarës, në jugun e Shqipërisë. Ngjarja tragjike shkruan Freepress, ndodhi të të hënën, në 21 maj 2012. Aksident i rëzimit të autobusit vrau 13 studentë dhe plagosi 26 veta të tjerë.

Gazeta Morningusa, gazeta kryesore e Kolorados, shkruan se 13 orë më parë – ndodhi një aksident tragjik në Shqipëri, kur një autobus vret 12 nxënës – dhe la të plagosur më shumë se 20 të tjerë . Gazeta Morning USA thotë se lajmin e ka marrë nga CNN. Të paktën 11 nxënës shqiptarë të universitetit u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën kur autobusi i tyre u “rrukullisë” qindra këmbë në një rrëpirë të thellë, përfundon kjo gazetë.

Gazeta më e madhe Teksasit San Antonio News shkruan se “Zyrtarët lokal thonë se ka 11 të vrarë, dhe 22 të plagosur në aksidentin me autobus, që ndodhi në Shqipërinë e jugut. Ajo më pasë shkruan se ka marrë informacione se Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, mbasi u informua për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër studentësh, si dhe u plagosën shumë të tjerë e “lëshoi” Samitin e NATO-s në Çikago.

Axhensia e lajmeve Top news today tha se nxënësit të vrarë në aksident me autobus Shqiperi, janë shumica vajza nga qyteti i Elbasanit. Sipas saj aksidenti ndodhi kur “Një autobus privat që transportonte studentët shqiptarë të universitetit të Elbasanit, ra në greminë qindra këmbë duke vrarë të paktën 12 njerëz dhe plagosur mbi 20 vajza të tjera.

Houston Chronicle – shkruante vetëm 18 orë mbas këtij aksidenti tragjik, se personeli i shpëtimit që ka marrë pjesë në skenën e një aksidenti me autobus, ka qenë në lartësinë e duhur, njoftoin nga Shqipëria. Megjithse, sipas infromacioneve nga Shqipëria ende autobusi qëndron në fund të një gryke shkëmbore pranë Himarës, në Shqipërinë e jugut, të hënën, më 21 maj 21.

Televizioni NBC me qendër në New York, 21 orë mbas aksidentit njoftoi për njujorkezët mbrëmë se në Shqipëri – një autobus që transportonte studentë universitarë në një udhëtim para diplomimit , u rrëzuan në një grykë të thellë shkëmbore, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur 21 studente. Vendi ku ndodhi ngjarja quhet Qafa e Vishës dhe ju mund t’a gjeni në Wikipedia ose në Enciklopedin botërore se ku bie”, tha spikeria ndërkoh që tregoi një hartë të Shqipërisë shikuar nga sateliti.
CBS e filloi lajmin e saj për kë tragjedi duke thënë se “Maj 21, 2012, aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit të Himarës, vendin e quajtur sipas shtypit shqiptarë në Qafa e Vishës, rreth 220km (137 milje) në jug të kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës, kur një autobus ra duke dalë nga maxhistrailia që lidh Vlorën me Sarandën në bregdetin e Jonit në Shqipëri. Të paktën 11 nxënës shqiptarë të universitetit janë të vrarë në aksident me autobus dhe 23 janë plagosur thonë autoritetet shqiptare, citoi CBS-i.
 Gazeta më e madhe në botë New York Times, thotë se autoritet shqiptare kan faleminderuar banorët vendas të cilët kan dhënë një ndihmë vullnetare , për të shpëtuar viktimat në autobus që mbante studentët universitarë por që ranë në një Grykë të thellë, shkëmbore pranë Himarës në Shqipërinë e jugut, të hënën, ku 13 veta vdiqën dhe 23 të tjerë janë me lagë të rënda në spitalet shqiptare.Por edhe ekipet e ndihmës së shpejt dhe pilotët e helikopterve si dhe solidarizmin e gjithë shqiptarëve me këtë faktkeqësi me pasoja tragjike.
 “Autobusi me nxënës bie nga shkëmbi 12 veta vdesin” shkruan gazeta e Kosta Rikës” Contra Costa Times”, ndërsa ajo vlerson sipas informacioneve të autoriteve shqiptare, se personeli mjekësor në spitalin ushtarak të Tiranës, i cili po kujdeset për të plagosurit që vijnë nga aksident në jug të Shqipërisë është mjaft i mirë”.
 Ndërkohë Gazeta Monterey Herald shkruan se “Personeli mjekësor në spitalin ushtarak të Tiranës po kujdeset për të plagosurit që vijnë nga aksidenti në jug të Shqipërisë, me autobus të hënën, 21 maj 2012. Autobusi u rrëzua rreth 300-këmbëposhtë rrugës në greminëdhe la 13 të vrarë dhe 26 të plagosur”

 “Autobusi me nxënës bie duke dalë menjëherë jashtë rrugës në një grykë shkëmbore në jug të Shqipërisë , ndërkohë që autoritetet atje njoftoin se 12 studentë vdesin qysh në vendngjarje dhe 25 të tjerë thonë autoritet shqiptare janë të plagosur dhe janë nën kujdesin e mjekeve atje, shkruan sot, gazeta Greenwich Times, e Connecticut, teksa shton se mbeturinat e një autobus qëndrojn në fund të një shkëmbi pranë Himarës në jugun e Shqipërisë të hënën, 21 maj, 2012. Sot Kryeministri i Shqipërisë i cili e la menjëherë Samitin e NATO-s në Çikago, bëri homazhe dhe e ka shpallur ditën e sotme ditë zie” shkruan kjo e përditëshme amerikane.
Per me shume hollesi mund te klikoni te: www.gazetapanorama.com 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *