New Jersey: U zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Traditës

New Jersey: U zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Traditës : “Gradenstate International Heritage Festival”

BEQIR SINA, New Jersey

Kanarina e këngës popullore Merita Halili me orkestrën e drejtuar mjeshtëri i fisarmonikës Raif Hyseni, përfaqësuan Shqipërin dhe Kosovën –

 

BERGEN COUNTY NJ: Në Amfiteatrin verorë – “Overpeck Park” në Qarkun Ridgefield në New Jersey, ditën e shtunë më 19 maj, prej orës 9 paradite deri në orën 5 pasdite u zhvillua Festivali Ndërkombëtar i Traditës : “Gradenstate International Heritage Festival”. GSIHF është një festë e vërtetë e diversitetit unik të shkollës , familjes dhe komuniteteve të këtij Qarku. Ky festival i cili është i pari, udhëhiqet nga një program shkollor ofron një përvojë të pasur, multi- kulturore që e pasuron edhe më shumë jetën e komunitetit në këtë Qark, ku një botë e tërë në miniaturë aty jetonë.

Organizatorë janë: Mehmet Seçilmis, presidenti i Bordit, Nehad Guverçin drjetor i përgjithshëm për të tri shkollat dhe Drejtorë egzekutivë i këtij festivali artisti shqiptaro amerikan Raif Hyseni i cili e drejtojë këtë festival së bashku me Dawn Fantasia. Hyseni tha se “Në këtë festival u përfaqësuan dhjetëra, ansamble folklorike, solistë, grupe të ndryshme muzikore, banda muzikore, grupe vallëtarësh, dhe kore muzikore, nga 16 vende të ndryshme të botës, nga pesë kontinetet, duke shtuar se kjo është “Lidhja e trashëgimisë dhe edukimi për të festuar diversitetit tonë”.

Festivali megjithse i u kushtua muzikës folklorike, dhe tradiconale të popujve të botës, bëri edhe një “defilim” mjaft interesant të traditës, artit dhe turizmit ndërkombëtarë nëpërmjet stendave. Ky është vazhdimi i një programi që për çdo vjet, në New Jersey, organizohet me të gjitha komunitetet.Sikurse qëllimi kryesor i tij – është që të gjitha vendet e botës, nëpërmjet komuniteteve të pasqyrojnë disa nga vlerat e tyre kombëtare më të mira, dhe që të promovojnë destinacionet e ndryshme turistike në botë, dhe vendet historike.

 

Në emër të fushatës së marketingut për vitin 2012, e cila për temën kryesore ka gastronominë si ofertën e rëndësishëme turistike të Kosovës dhe Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Konsullata e Përgjithëshme e Kosovës, personalisht diplomatët e saj Konsulli Fatmir Zajmi, Konsullia Valëza Oruçi dhe Konsulli Ymer Berisha, prezantuan Kosovën, historinë e saj, ngjarjet historike, libra, dhe gazeta, pikat turistike dhe disa simbole arkeologjike të saj. Me një stendë në këtë festival, u përfaqësua dhe guida turistike e Shqipërisë, nën kujdesin e Konusllit të Përgjithshëm të Shqipërisë, z. Dritan Mishto.

Mysafirë special të festivalit ishin : Senatoria e shtetit New Jersey Loretta Weinberg, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto, Konsulli i Republikës së Kosovës diplomati Fatmir Zajmi, Konsullja z. Valeza Oruqi, zoti Ismer Mjeku, zyrtar të tjerë lartë të Qarkut Bergen Countit, nxënës, student, professor, artistë, prindër. Festivali Ndërkombëtar i Traditës : “Gradenstate International Heritage Festival” u zhvillua në prani të disa mijërave vetave.

Në këtë festival shqiptarët e Amerikës, u përfaqësuan me tre këngë të njohura (Lule të bukura ka Tirana, Sot ka festë e gjithë Shqipëria, dhe Mora Mandolinën) të këngëtares së mirënjohur shqiptare, “Mbretëreshën e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme”, Merita Halilin. Këngëtarja nga Tirana, Merita Halili solli në këtë festival të pasur të kulturës nga e gjithë bota, i cili u sponsorizua nga disa kompani të mëdha amerikane, atmosferën madhështore të këngës popullore shqiptare.

Ajo interpretoi në këtë preformancë me një veshje karakteristike folklorike të Shqipërisë së Mesme, që ngriti në këmbë spektatorët, nga Kosova, Shqipëria dhe të gjitha viset shqiptare së bashku me orkestrën e drejtuar nga mjeshtëri i fisarmonikës Raif Hyseni, (orkestratët : Raif Hyseni- fisarmonikë, Dritero Gjikoli-klarinet, Mirgjen Darova-bass kitar, Sevim Umer – drums – xhez).

Kanarina e muzikës popullore, Merita Halili në sheshin përpara Amfiteatrit të madh veror – “Overpeck Park” në Qarkun Ridgefield në New Jersey, përpara mijëra spektatorëve, këndoi për bashkatdhetarët dhe adhuruesit e muzikës popullore shqiptare, duke korruar duartrokitje të zjarrta dhe sponatnish kënga e saj ka futur në valle shumë bashkëatdhetarët dhe të huaj adhuruesit e muzikës popullore shqiptare.

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë artistët shqiptare që kan kënduar në skenat më prestigjioze të botës, dhe Amerikës, siç është Broadway apo Keneddy Center, Uashingtoni – Kongresi Amerikan dhe për të dy kanë shkruar gazetat më të mëdha, si “New York Times”, Daily News, Washington Times” dhe të tjera etj.

Në preformancën e saj këngëtarja e mirënjohur Merita Halili i tha gazetës tonë se :”Për një moment thashë, nuk e di ku jam…! Jam në Shqipëri, jam në Tiranë, në Vlorë, në Durrës…në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizeren apo Pejë, në Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Tetovë, Gistivar, Dibër, Ohër,apo Strugë, Ulqin, Krajë, Tuzë, Plavë apo Gusi, Çamëri, e kudo. Kur, pashë se së bashku me mua filluan të këndojnë dhe vallëzojnë edhe publiku, ndjeva më shumë dashuri nga publiku dhe krenari shqiptare duke i dhuruar këtij publiku të mrekullueshem gjithë eksperiencën dhe talentin timë”.

Në fund ky festival tregoj se ne shqiptarët jemi një popull me kulturë, me histori, bujar, mikpritës, me tradita, dhe vlerat e vyera të të historisë dhe traditës tonë kombëtare. Përfaqësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në këtë eveniment ndërkombëtarë, ku morën pjesë artistë nga e gjithë bota dhe Merita Halili, së bashku me Raifin Hysenin, përfaqësuan folklorin tonë të bukur dhe mahnitës, dhe guidën turisitike nga Konsullata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *