SHBA: Do të kujtohet Përvjetori i pestë i përkushtimit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit
BEQIR SINA, Washington D.C
Memorialit dedikuar Viktimave të Komunizmit, anembanë botës, përfshinë edhe Kosovën, edhe Shqipërinë, e cila për gjysmë shekulli hoqi sundimin më të egër komunist në botë.
WASHINGTON D.C: Më 12 qershor 2012, Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit me qendër në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara do të përkujtojë përvjetorin e pestë të ngritjes së Memorialit dedikuar Viktimave të Komunizmit, anembanë botës, përfshirë edhe Kosovë, dhe Shqipërinë, e cila për gjysmë shekulli hoqi sundimin më të egër komunist në botë.
Sipas organizatorit në dekleratën për shtyp thuhet se aktivitetet i kësaj ngjarje do të fillojë në orën 10:00 në kryqëzimin e rrugëve Massachusetts Ave., NW, New Jersey Ave., NW, dhe G Street, NW (dy blloqe nga stacioni i qendror i trenit në Uashington “Union Station” dhe rrethit të objekteve të Capitol Hill). Fillimisht do të ketë një pritje dhe më pas një shfaqjeje e ekspozitës me internet Gulag nga Fondacioni Heritage, në rrugën 214 Massachusetts Ave. NE, duke filluar nga ora 12 në mesditë.
Vitin e kaluar, thonë nikoqirët e kësaj ngjarje “kemi pasur një rekord personaliteteve nga 14 vende të botës të cilat patën dërguar ambasadorët, e tyre në sheshin ku ngrihet Memoriali i Viktimave të Komunizmit . Në njoftim thuhet se edhe personalitete të tjera, amerikane dhe të huaja së bashku me korin diplomatik erdhën për të vënë një kurorë dhe për të bërë nderimet e tyre, për më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit. Vendet që u përfaqësuan vitin e kaluar ishin: Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.
Organizatat të tjera nga bota që përfaqësojnë kombe të ndryshme, të cilat përjetuan gjëmën komunizëm në vendet e tyre, për çdo vit në këtë vend kan treguar respektet e tyre, qysh në vitin 2007, duke përfshirë: organizata të këtilla si Arkivit Popullorë Vietnamese , Hue Asociimit, Kongresi Kombëtar Amerikano Vietnames, Qendra për një Kubë të Lirë, Organizata shqiptaro-amerikane Shtëpia e Lirisë, Shoqatat e Tatarëve të Krimesë, Koalicioni Liria i Koresë së Veriut, Fondacioni për Hulumtime Laogai, Shoqata -Americano Bjellurisiane, Komiteti Amerikano Lituan, dhe Komiteti Kombëtar i ish- Vendeve të Robëruara.
Ekspozite Gulag, e cila do të jetë e hapur në mjediset e Fondacionit Heritage në mesditë, shënon hapjes e kësaj ceremonie e cila më pas shoqërohet me vendosjen e kurorave me lule të freskta,. Sipas organizatorit ceremonia përmban një program të detajuar, interaktive me sistemin dixhital, 3D . Ku në në një mjedis virtual vizitorët do të kalojnë në mënuyyrë imagjinare nëpër Kampet e Gulagve.Kjo lloj shfaqeje i lejon shikuesit te ecin nëpër rrugën imagjinare të presekutimit komunist dhe të përjetojnë jetën që kaluan njerëzit në kampet e Gulagve, duke përfshirë, edhe në repartet e zyrat administrative të policisë sekrete, dhomat e izolimit dhe ndërtesa të tjera tipike, të asaj kohe në një kamp Gulag, si dhe ese ekskluzive nga fituesi i çmimit Pulitzer autores Ann Applebaum, historianit të shquar sovjetikë Dr Richard Pipe, dhe autori Estonisë dhe gazetarit Imbi Paju.
Stanislau Shushkevich, Ish-kryetar i Bjellorusisë, do të marrë Medaljen e Lirisë “Truman-Reagan”
Të hënën, në maj 26 viktimave të komunizmit Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit në Washington do të dorzojë Medaljen e Lirisë Truman-Reagan për Stanislau Shushkevich, i cili ka një Ph.D. në fizikë, dhe ishte i pari President i erës post-sovjetike Bjellorusisë dhe është i njohur për rolin e tij për të ndihmuar për shpërbërjen e repubikave socialiste ruse – BRSS, dhe për tërheqjen e armëve bërthamore nga territori i Bjellorusisë.
Më pas vizitorët kan për të ndjekur një diskutim të situatës aktuale në Bjellorusi, organizuar nga Dr Ariel Cohen dhe Dr Lee Edwards. Dr Shushkevich ka theksuar se Bjellorusia, sot nën Alexander Lukashenko është një diktaturë: kushtetuta e saj është injoruar dhe legjislatura e saj dhe gjyqësia nuk kanë pushtet të vërtetë.
Dr Shushkevich është optimist, megjithatë, se me presion të qëndrueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian regjimi do të humbasë kontrollin e saj në vend. Siç ai shkruan në një letër të drejtuar Dr Cohen dhe Dr Edwards:
“Ata prej nesh që përpiqen çdo ditë për t’u kthyer në vlerat thelbësore evropiane janë të sigurt se ditët e regjimit aktual janë të numëruara. Ne jemi borxhli për miqtë tanë në demokracitë perëndimore të cilët ndajnë këtë besim, dhe të veprojë për të përshpejtuar të pashmangshëmen dhe të përgatiten për një Bjellorusi demokratike dhe të lirë “
Me Medaljen e Lirisë “Truman-Reagan” do të nderohet dhe disidenti kinez Chen Guangcheng
Avokati që nuk shikon kinez Avokati i të drejtave të njeriut, aktivisti i njohur Chen Guangcheng bëri bujë ndërkombëtare me daljen e tij nga arrest shtëpie në Kinë. Pas gjetjes së një strehë të vetme në Ambasadën e SHBA në Pekin, ai u lejua të hyjë në një spital në Pekin. Ai ka aplikuar për një vizë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara.
Kjo situatë paraqet një mundësi për qeverinë e SHBA për të kujtuar qeverisë komuniste kineze se të gjithë individët që aspirojnë për liri, do të kenë përkrahjen dhe mbështjen e kampionit të lirësë e demokracisë në botë SHBA, dhe se komunistët nuk mund që përgjithmonë të mbajnë të shtypur popullin e tyre dhe burgosin kundërshtarët e tyre.
Presidenti Bush eshte president nderi i Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne Washington
Representatives from the Embassy of Kosovo present their wreath at the Memorial, former ambassador of Kosova Mr. Avni Spahiu and minister Mr Jetish Jashari