BEQIR SINA, Manhattan
Topi nderoi me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” Federatën Pan-shqiptare të Amerikës VATRA
NEW YORK CITY : I ndodhur në New York, me një ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-Mun dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Nasir Abdulaziz Al-Naser, Presidenti Topi ka ardhur për të marrë pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në “pallatin e Qelqët”, në Nju-Jork.
Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, u shoqërua gjatë ditës së djeshme edhe një sërë takimesh të rëndësishme, si me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, dhe kryetar shtetesh pjesmarrës në Debatin e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në “pallatin e Qelqët”, në Nju-Jork.
Mbrëmja e djeshme në vizitën e kreut të shtetit shqiptarë në New York, kulmoi në mbrëmjen e djeshme kur kreu i shtetit shqiptar zoti Topi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij “Gruaja e Parë” zonja Teuta Topi, dekorojë disa personalitete të dalluarar të komunitetiti dhe Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA, e cila sapo ka kremtuar 100 vjetorin e themelimit të saj –
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mbrëm në qytetin e New Yorkut, në mjediset e lokalit të njohur Russian Tea Room , me një ceremoni zyrtare nderoi lart punën dhe kontributin e personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara në fushën e fesë, kombit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Ceremonia zyrtare u zhvillua në prani të dhjetërave të ftuarve, trupit diplomatik të akredituar në Misionin e Përherëshëm të R. Shqipërisë në New York, Presidentit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA , dr Gjon Buçaj – gazetarve , liderve fetar, veprimtarve të dalluar të komunitetiti, miqve amerikan, bashkëpunëtorëve të këtyre personaliteteve.
Mbas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe leximit të dekreteve presidenciale, Kryetari i Shtetit u dorëzoi dekoratat.
I pritur në një atmosferë të ngrohtë festive në këtë mjedis , Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu fillimisht kënaqësinë dhe emocionin që po takohej me bashkatdhetarët tanë, duke vlerësuar njëkohësisht atdhedashurinë dhe dëshirën e mirë të tyre për të ruajtur ndër dekada e breza identitetin dhe frymën kombëtare në shtetin më të fuqishëm e më demokratik në botë: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, Presidenti Topi nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerit strategjik dhe aleatit të pazëvendësueshëm të demokracisë së re shqiptare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të udhëheqësve të saj në çastet më vendimtare të historisë së kombit shqiptar dhe njëkohësisht çmoi rolin e pamohueshëm të diasporës shqiptare për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të vërteta njerëzore e traditave të mrekullueshme të shqiptarëve.
Në veçanti, Kreu i Shtetit vuri në pah kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar, kulturor e historik të njërës prej organizmave të para në Amerikë në mbrojtje të çështjes dhe identitetit të shqiptarëve dhe si pjesë e rëndësishme e historisë dhe ndërgjegjes kombëtare: të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA në këtë 100 Vjetor.
Në këtë frymë u zhvillua ceremonia zyrtare e dekorimeve, ku, Presidenti Topi nderoi me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” Federatën Pan-shqiptare të Amerikës VATRA, duke i dorëzuar dekretin përkatës Kryetarit të saj, Dr. Gjon Buçaj, me motivacionin: “Për kontribut të shquar, si qendër atdhetare e bashkimit të shqiptarëve në SHBA, për ruajtjen dhe transmetimin tek ata të identitetit dhe vetëdijes kombëtare; për ndihmesë të qenësishme në Lëvizjen Kombëtare për krijimin e përparimin e shtetit shqiptar, si dhe për rol të veçantë në forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane”.
Më pas, Kreu i Shtetit vlerësoi me “Medaljen e Mirënjohjes”: zotin Elez Hysen Biberaj me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimet demokratike të Shqipërisë, për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen kombëtare shqiptare dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së saj, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”; Peshkopin Agathangel (Çamçe) (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në çështjen kombëtare, veçanërisht në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe në mbajtjen gjallë të frymës së tolerancës e bashkëpunimit midis komuniteteve fetare në vendin tonë”; At Vasil Markon (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si akt madhor me rëndësi të jashtëzakonshme për pavarësinë e vendit”; Sali Efendi Myftinë (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në krijimin e institucioneve fetare të emigrantëve shqiptarë në SHBA, në mbështetjen e tolerancës fetare dhe të bashkëpunimit në dobi të interesave kombëtare”; Imam Vehbi Ismailin (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm në edukimin atdhetar dhe të frymës së tolerancës e të bashkëpunimit midis komuniteteve fetare dhe për ndihmesë në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë amerikane”; Dom Prenkë Sokolin (Ndrevashajn) (Pas vdekjes) me motivacionin: “Për ndihmesë të rëndësishme për mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar dhe të harmonisë fetare tek emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimin e tyre në shoqërinë amerikane”.
Gjithashtu, Presidenti Topi nderoi me Urdhrin “Nënë Tereza” zotin Van Sotir Kristo me motivacionin: “Për kontribut të rëndësishëm dhe plot përkushtim në ndihmë të vendit amë dhe bashkatdhetarëve të tij, emigrantë në Shtet e Bashkuara të Amerikës, për punë të palodhur në mbështetje të çështjes kombëtare, veçanërisht për fitoren e pavarësisë së Kosovës si dhe për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë tradicionale shqiptaro-amerikane”; Antoni Athanasin (Pas vdekjes) me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të emigracionit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili gjithë jetën qëndroi i lidhur fort me fatet e kombit dhe të vendit të tij e që derën e mbajti hapur për këdo bashkëkombës që kishte nevojë për mbështetje dhe ndihmë”.
Me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi: zotin Ilir Demalija me motivacionin: “Për kurajon civile të treguar në pjesëmarrjen në shpërthimin e ambasadave, më 2 korrik 1990, akt që tronditi thellë regjimin komunist; për mbështetjen e pareshtur të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”; zotin Agim Karagjozi me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në zgjerimin dhe forcimin e veprimtarisë së Federatës VATRA, për ruajtjen e frymës kombëtare tek shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të përkushtimit të tyre ndaj vendit amë”.
Në përfundim të kësaj mbrëmjeje ceremoniale për bashkatdhetarët tanë shqiptaro-amerikanë si dhe të pranishmit e të ftuarit e tjerë, miqt tanë amerikanë Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bamir Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” respektivisht: zotin Riçard Gir me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanistit dhe veprimtarit të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i cili demaskoi e i bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta” dhe zotin Geraldo Rivera me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim të thellë, personalitetit dhe publicistit të shquar, mikut të shtrenjtë të shqiptarëve, i cili bëri kauzë të tij ndërgjegjësimin e publikut amerikan, e më gjerë, për krimin monstruoz që po bënte makina ushtarake serbe, në vitin 1999, kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës, duke e demaskuar atë si një spastrim etnik dhe gjenocid”.
Urime te tana atyne qe u dekorun. Po me vjen keq qe dikush nuk paska shkur me marr dekoraten e Imam Vehbi Ismailit. Nuk e kuptoj hic kete sjellje per nje njeri qe edhe na ka pri ne demostrata edhe ka ba shume per shqiptari, pa marre parasysh se i cilit besimit asht. ai ishte dhe asht nje shqiptar i vertete, se i miri nuk harrohet as nuk e hum emnin kurr. Falemnderes Dom Ndoit dhe atyne qe e kane shoqnua, megjithese michiganit i qenka ba paksa me hile me vetem dy dekorata prej 12 dekoratash qe jane dhane ne nw york.
Tung!