Në foto: Përfaquesit e diaspores malazeze gjatë një takim për pavarsinë e Malit Zi. (Nga ana e majt eshte Vuksan Vuksanaj nga Nju-Jorku. Vuksani ishte përfaquesi i diaspores malazeze për Sh.B.A. për referendumin e pamvarsisë). Kjo fotografi është marrë nga ëebsite www.montenegro-canada.com.
Agron Gjokë Martini,
Detroit
Dashuria e antarëve të këtij grupit ndaj ish-Jugosllavisë dhe idolit të tyre, kriminelit dhe komunistit Marshal Tito, është e ditur këtu ne diasporë. Koha e ban të veten dhe shumë prej tyre tani janë bërë shqiptarë të mirë. Shumë njerëz thonë se këta e të tjerë duhet me i falë pse kanë qënë të ri (në moshen 30, 40 apo 50 vjeçar) dhe janë frikësuar se u ndalohet rruga per Beograd. Unë nuk e di që duhet me falë njeriun, ndersa ai vet nuk kerkon falje!??
Ç’ka ka toka që po gjimon?
Gjukanoviqi me shoket po vepron!
Nuk jemi në kohen e balhuts (një fjalë e vjetër) që nuk e kuptojmë se çdo komb, çdo popull do veprojë për të miren e tyre, ashtu si mendojn ata. Por, nje gja është e pakuptushme: se si munden Shqiptarët në shekullin 21 me bashkëpunua kunder popullit të vet, per me hapë propraganden malazeze nëpër komunitetetet tona.
Me 7 Tetor 2010, është formuar shtëpia “kulturore” malazeze brenda Ambasades malazeze në Nju Jork. Një nga antaret e kryesis të kësaj organizate në Nju Jork quhet Pavle Lulgjuraj, një burrë me prejardhje e Selishtit legjendar të Grudes.
Deri sot, qeveria malazeze i ka dhanë kësaj organizate $957,169.50 (me perjashtim komuna e Podorices me rrethin që dhanë $39,216.15) me perhapë propanganden sllavo-komuniste dhe anti-shqiptare këtu në diasporë. Nuk është për të çuditur fakti që Mali i Zi do t’i shpenzojnë çka do që mundet me perhapë agjenden e tyre në Sh.B.A. Por ç’ka është një befasim, se si një pjesë e shqiptarëve mund të përkrahin agjenden e tyre anti-shqiptare.
Në faqen elektronike të kësaj organizate (www.montenegrohouse.org) është publikuar lista e donatorve në të cilën gjinden emrat e shumë shqiptarëve (si dhe llogarinë e pareve) si Desa dhe Gjon Ivanovic (Ivanaj-$1,000), Masho Nikic ($500), Nikola Duravcevic (Gjurashaj-$1,500), Pashko-Paul Nicaj ($5,000), Pashko Camaj ($500), Zef Dedvukaj ($500), Pavle Lulgjuraj (Lulgjuraj-$10,000) këngëtari i mirënjohur Hajro Ceka ($500) dhe shumë të tjerë.
Mirëpo, në kohen e sotme demokratike këta zotni të lartpermendur kanë të drejtë m’i dhanë paret e veta kujt të duan, por është e drejta ime dhe të tjerëve m’i kritikua.
Për lexuesit e këtij artikull, në qoftë se doni me shume informacion mbi këtë organizatë mundeni me kontaktua (simbas leter e njoftimit te botuar ne ëëë.montenegrohouse.org) Gospodin Pavle Ljuljdjuraj dhe Gospodin Masho Nikic per Nju Jork ose Gospodin Vasko Perkovic per Detroit. Telefonat dhe kontaktet e tyre elektronike i keni te botuar.
Vijon në të ardhmen…….
Agron i dashur, E lexova me kujdes shkrimin tend dhe vertete u befasova se sa shqiptare me zemer shkjau kemi ne komunitetin tone. Te pergezoj per punen e mire qe e paske bere duke nxjerrur fakte te pamohueshme ne pasqyrimin e ketij realiteti. Ketu ne New York disa shqiptare nen udheheqjen e Vuksan Vuksanajt kane mbledhur me qindra e mijera dollare per qendren kulturore malazeze dhe e kane krijuar nje rreth te tmerrshem kunder bashkekombasve te tyre. Mendoj se keta njerez duhet te dekonspirohen dhe t`i behet me dije komunitetit se kush jane ata shqiptare qe po vashdojne me veprimtarine antishqiptare. Suksese!!!
Per imen t’lumte o djali i mire i Gjoke Martinit. baba jot na ka pri me qindra ne demostrata per Kosoven e lire, e keta qena jo njerez ndihmojne shkajun e besa ma do menja boll sish kemi n’malsin tone t’vujtun prej malsoreve. Vazhdo me nxerr fakte se na nimon. T lumte dora e menja.
Rrok Gjergji Dedvukaj
Ju pershendes te gjitheve.
Inderuari Agron Gjok Martini ju pershendes perzemersisht,e meritoni nje pershendetje te vecante,per kete botim ne kete media elekronike qe ke bere,ashte me se e nevojshme qe te ekspozohen njerzit,te cilet,ende mjerisht punojne dhe ndihmojne amrikun tone shekullor per te shtypur popullin e kombin e vet,po ca pret prej njerzve te till,qe ende ne shekullin 21 punojne dhe veprojne sikurse kane punuar gjithmone per armikun.
Thote nje fjale popullore:”Ujku qimen e ndrron, por zakonin nuk e harron.
Ju e dini shume mire e sidomos babai juaj i nderuari dhe shoku yne Gjok Martini me dekada punoi dhe luftoi per te drejtat e kombit tone ketu ne sh b a,per dekada me rradh,dhe duke u kacafyt me shume me tradhetar shqiptar, ose me armikun tone ketu ne mergim.Kur isham ne burgun e zhpuzit e shiqoja kete lloje dashurie qe mjerisht njerzit tone jane aq te dashuruar ne armikun,i thoja vetes si ka mundesi,cfare e shtyn njeriun te punoje kunder kombit te vet,me siguri kjo ka te bej me lindje te tradhetise ne shpirt,prandaj punon e lufton kunder vetevetes dhe, keshtu shkruajta nje vjershe, ja nje strofe qe i perket kesaj mbeturine shekullore qe gjakosi popullin dhe kombin tone ne shekuj.
Kure prej t’mirit lind i keqi
Thone se eshte me i zi se dreqi
Jam i huaj thote , s’jam shqiptar
Linde prej shqipes eshte tradhetar
Si tha Hamza Skenderbeut
Kure ia ktheu shpinen Atedheut
Afron njerken e mohon nenen
Heu tradheti ta befsha gjemen
Vetem shiqoje punet se si i kemi sot,me ndihmen e tradhetarve te mbrenshem e te jashtem shiten trojet shqiptare u katandisem ketu ku jemi,te ndare ne 5 shtete nen 5 flamuj,edhe sote e kesaj dite europa ne merr per te madhe kur ju themi se SHQIPERIA DUHET TE BASHKOHET NE NJE SHTET.
Por nje gje dije se BASHKIMI ESHTE I PA NDALSHEM,dhe kur te vij dita edhe tradhetia do e marrin ate qe meriton,sikur e mori esat zagar tradhetari nga AVNIU JONE I MADH,
perseri do lindin nenat tona AVNI RRUSTEMA, koha punon per ne.