ODA – Rapsha e malsorit Anton Junçaj

Malsori që mori me vete votrën e kullës dhe amanetin e t’parevene në mërgim.

N’tana shtigjet ku t’çojne udha.

Male e dete n’bash me kalu.

Merr një dueq me dhenat tuja

Malsinë tane mos me harru.

Megjithse i përkasim periudhës moderne të globalizmit për nga zhvillimi socjal – kulturor, sërisht malsoret vazhdojne të japin kontributin e tyre të çmuar në ruajtjen me fanatizem të vlerave kulturore e shpirtnore të vëndlindjes së tyre Malësisë së Madhe. Nuk janë të rastit e as të çastit vargjet me të cilat nisa këtë përshkrim pasi mesazhi i tyre është një nga referencat e amanetit të t’parëve me të cilat u edukuan breznitë e malsoreve që nga antikiteti e deri më sot,pasi rrugët e mërgimit dhe shtegtimit larg votrës janë të hershme ndër malsorë.

Ashtu si bijat në të ndame me gjininë qe merrnin me vete pajen e tyre, po ashtu edhe malsorët kur shpernguleshin prej malsie gjithmone merrnin me vete pak materjale që të kujtonin prejardhjen e ta shuanin mallin e votrës e të kullës ku lindën e nga morën jetë. Referuar këtij amaneti dhe malsoreve mërgimtar që ua imponoi jeta të shpërngulen larg malsisë në kërkim të mirqënjes dhe lumturisë familjare mora shkas nga një dokumentar i realizuar mjeshterisht nga gazetari Kole Vasili,mbi një “odë” malsie atje në mërgim,për ta patur si shembull të gjallë referimi se si po vazhdon të mbahet e kultivohet akoma dhe sot ky amanet.

Referuar atyre pamjeve vizive si dhe intervistes shpjeguese e cila fare mirë mund të quhet e një cicëroni të mirfilltë të arkivës muzeale, duke u dhënë kuptim edhe objekteve sipas funksionit që kanë,i dha vlerë të dyfishtë edhe asaj galerie objektesh me origjinë të lashtë kulturore.

ODA – Rapsha: e krijuar në banësen e z.Anton Junçaj atje në Amerikën e largët është një pasuri kombëtare me vlera të larta shkencore e kulturore,ndaj mendoj se është shembulli më i mirë sa i takon këtij lëmi kulturor. I njohur si një nga organizatorët e shoqërisë “Rapsha” në mergim dhe si një malsor shumë aktiv në kultivimin dhe përçimin e traditës dhe vlerave kulturore të Malësisë së Madhe ndër gjeneratat e reja, si dhe të mbajtjes gjallë ndër malsorë traditën e maleve të malsisë,ka merita të pa tjetersueshme në lemin e kultures që burojnë nga ajo familjare, e deri në ato shoqnore. Të realizosh një shtëpi muze në Malësi të Madhe është e thjeshtë pasi ka plot objekte e mjete burimore që mund ti gjesh, por ta realizosh atë në Amerikë do një përkushtim të madh pasi,të mbledhësh gjithë ato fonde e të realizosh një muze me objekte që demostrojnë kulturën materjale e shpirtnore të malsorëve është e rrallë dhe do nje pune kolosale,kohore e kërkimore, prandaj meriton të vlersohet me respektin më të veçantë. Mbase në realizimin e atij muzeu janë angazhuar edhe persona të tjerë, por merita më e madhe shkon për atë qe i ruan dhe e mirmban atë, prandaj gjej rastin t’i shpreh mirnjohje të veçanta z.Junçaj që nëpërmjet atyre objekteve,veshjeve apo dhe materjaleve të shkruara po e mban të gjallë frymën e atdhetarise kombëtare dhe në veçanti atë të Malësisë së Madhe, pasi nëpërmjet tyre pasqyrohet mënyra e jetesës,veglat e punës,enët e guzhinës,veglat muzikore si dhe kushtet në të cilat kanë jetu e vepru malsorët.

Duke e përgëzuar z.Junçaj për punën e tij humane si dhe ambicjet e tij në përçimin e këtyre vlerave tek ferishtet e Malësise së Madhe të lindur dhe rritur në mërgim larg trojeve por me fryme traditash e vlera malsije, ku fale edhe kontributit te z.Junçaj e shumë malsorëve si ai,po na japin ndjesinë e krenarisë sa herë që mblidhen rreth sofres ne festa e gëzime të veshur me çakçir e xhubleta, nën hijen e flamurit dhe jehonës së kangës maje krahu,apo tingujve te lahutes e çiftelise e t’folmes gege të gjuhës së amel shqipe.

Fale punes dhe kontributi te z.Junçaj e them me bindje se ai është një nga amanetqarët e denjtë për tu quajtur trashegimtar i vyrtyteve të malsorit,që mori me vete votrën dhe traditat e kullës së tij.

Pergaditi Rita Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *