Misioni Diplomatic për Paqe e Zhvillim me qëndër në Tiranë nderon me titullin e lartë Dr.Honoris Causa Kardinalin shqiptar Dom Ernest Simon Troshani.
Përgaditi Rita Shkurtaj
Shqipëria, shembulli më i mirë i vllazërisë ndër fetare. Me seriozitetin dhe perkushtimin e vazhdueshëm, me të cilin punon stafi i Misionit Diplomatik për Paqe e Zhvillim, nën drejtimin e Guvernator z.Shefki Hysa,organizuan ceremonine e datës 13.01.2020. Ceremoni madhështore për nga serioziteti dhe pjesmarrja, pasi rastit për të cilin ishin mbledhur, ishte krejt i veçante në kuptimin e plotë të fjalës. Kësaj rradhe i përzgjedhuri ishte Dom Ernest Simon Troshani.
I mbijetuari i holokaustit ateist të sistemit monist shqiptar të gjysëm shekullit XX. -Kleriku katolik që u përball me dhunën dhe presionin e ç’rrënosjes së besimit shpirtnor të idealit të tij dhe instalimit ideologjisë së besimit tek kulti i njeriut zot. -I mbijetuari bashkohës i Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare. -I emeruari nga Papa Françasku me titullin e lartë Kardinal i Kishës Katolike Shqiptare.
Autorja e shkrimit; Rita Shkurtaj
Falë pervojës jetsore dhe vlerave të tij humane e shpirtnore,kjo qëndër diplomatike kishte marrë përsipër të nderonte me vlersimin Dr.Honoris Causa të akorduar nga Universiteti Katolik Amerikan,të cilin ia dorzoi Kryegjyshi Bektashian, Baba Haxhi Edmond Brahimaj. Ashtu si shumë aktivitete të tjera soleme që u atribohen personaliteteve të shquar të fushave të ndryshme të jetes,ky mision me thjeshtësinë e tij proceduriale, por tepër emocionale organizimin e dorzimit të vlersimeve që bëri në ambientet e qëndrës Diplomatike në Tiranë, duke i dhënë secilit antar ndjesinë e familjarizimit dhe vllazërimit në kauzën e madhe të paqes së ndërsjelltë, pse jo dhe motivim për të dhënë më të mirën nga vetja në dobi të shoqërisë. Vlersimi si Veprimtar i Ndritur i Njerzimit shoqëruar edhe me medaljet perkatëse nga Akademia dhe Universiteti i Paqes Boterore, iu dorzua nga ish Kryetari i Parlamentit Shqiptar z.Namik Dolke dhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Nazer Rugova. Titulli:Misionar i Paqes Globale dhe Ambasador Nderi e Komisjoner i Larte për Paqe Globale të akorduar nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim iu dorzua nga z.Skender Doda. Gjithashtu Kardinali Dom Ernest Simon Troshanit iu dorzu nga znj.Magbule Çeço dhe znj.Lumturie Evladi edhe një Diplome Nderi të akorduar nga Universiteti për Paqe Globale. Në fjalën përshëndetse dhe falenderuese të Dom Ernest Simon Troshani nuk munguan thirrjet dhe lutjet për popullin shqiptar dhe besimin në zot,pasi sipas tij, nuk ka vdekje kush beson në zot,duke na kujtuar edhe thënjen e Shenjtërise se Tij Papa Françeskut se Shqipnia asht shemulli ma i mirë i vllaznisë fetare ndaj të punojmë të gjithë së bashku për një jetë më të mirë. Duke i uruar suksese të mëtejshme Misionit Diplomatik për Paqe e Zhvillim me Guvernator z.Shefki Hysa, gjej rastin të shpreh krenarine time personale për këtë bashkejeteses fetare shqiptare të cilen, supstanca ngjitese që e mban të bashkuar, është vetë fryma kombetare, e mbrujtur me kulturën shpirtnore të trasheguar për shekuj në viset shqiptare.