NESE NUK THUHET E VERTETA, KALA NDERTON GENJESHTRA

ZEF PERGEGA                   

         “VATRA” ME KRYETAR TE RI 

       Mishta i pa gjak dhe i pa mish, si u zgjodh ashtu iku me bisht! Erdhi ne kishen e Shen Palit dhe na leshoi eren e keqe te ngaterresave ne diaspore. Me te u bashkue edhe ish prifti.

Po, po, pikerisht aty ne ato salla qe rrinin deri vone ne pije muslimane e katolike, duke menduar se jane lidera, asgje me shume se morra te kuq te diktatures dhe demo-demokracise, pergojonin njerezit e mire e flisnin per likujdime fizike me arme. Shkak u be perçarja e madhe per 100 vjetorin qe u festua ne Detroit. Gjon Buçaj i mire ne pleqeri u vu ne ane te negatives. Nuk behej fjale dhe as shteg te flisje, apo te jipje nje mendim. Urdi.. mizeri…tymnaje, fshikullonte ne arsyen e komunitetit. Erdhi si erdhi dhe nuk kishte si te mos vinte qe Gjoni te dilte me nje leter per partine e vet “Vatren”, e cila mban si çader kohen e shkuar te Konices e Nolit, te cilet me fondet e “Vatres” themeluan partine popullore, per pushtet ne Shqiperi. Njeri u be ambasador per 9-te vjet ne Washington Dc dhe tjetri kryeminister i Shqierise me 1924. Lumin e Vatres vazhdimisht e kane pershkuar cungje te zinj.

     Po e them se ne librat e mi gjithmone kam shkruar ne menyre pozitive per “Vatren” dhe njerezit e saj. Une i marr njerezit nga e mira, por kjo nuk do te thote se nuk duhet thene e verteta, kur drejtues te “Vatres” poshterojne vlera e njerez dhe, aq me keq, te vjedhin ne pjate , psh. kur erdh kryetarja e partise nga Tirana…

  Pati nje lajmerim per darken ne qendren e kultures “Nana Tereze” me 60 dollare. Lexova lajmin per zgjedhjet e reja, por jo analizen e veprimtarise dhe, nese kishte te drejte Gjon Bucaj me letren publike. Pa sqaruar se cila parti politike eshte perziere e perzihet ne punet e Vatres. Dihet se ne Komitetin qendror te partise se punes ne katin e dyte, ne fund te koridorit ka patur nje zyre per diasporen, e cila me detyra te tjera per organizimin e saj mbi baza organizate partie, prej te cileve paguheshin 3 mije dollare ne muaj, qe sot mund te konvertohet me 10-15 mije dollare, per perhapjen e ideve komuniste dhe librave te diktatorit, sa vete ai nuk i therriste ne zyre per te raportuar, por ai shkonte vete çdo te hene ne ora 9-te te megjesit te merrte vesh te rejat nga Amerika. “Mos e fshihni: “Vatra” eshte parti politike qe synon pushtet ne Shqiperi. Si ne shume shoqata, ekspert te shebimeve greke, serbe, turke, madje edhe malazeze mbjellin lule ne kopeshti e saj…Ja lajmi i botuar per zgjedhjet e reja ne “Vater”

                               LAJMI….

          Ne mediat online u dha ky lajm: “Kuvendi i radhës së Federatës Pan Shqiptare Vatra ka zgjedhur si kryetar të ri, biznesmenin dhe aktivistin Elmi Berisha.  Si asnjëherë më parë, ky Kuvend është mbledhur në Michigan, me pjesëmarrjen e disa dhjetëra anëtarësh e përfaqësues të degëve të ndryshme që kanë udhëtuar drejt Detroitit dhe rrethinave për ngjarjen. Agim Rexha, drejtues i përkohshëm i Vatrës dhe nënkryetar për shumë vite është zgjedhur Kryetar Nderi, një post që dikur e mbante ish-kryetari i ndjerë Agim Karagjozi. Elmi Berisha, i cili sipas burimeve të ndryshme fitoi në mënyrë unanime do të jetë kryetari i parë i Vatrës në histori me origjinë nga Kosova. Ai zëvendëson në këtë post ish-Konsullin e Shqipërisë në New York, Dritan Mishto. Kuvendi është denoncuar nga një grup vatranësh të vjetër, disa prej të cilëve kanë themeluar Komisionin e 5 Tetorit që kërkon rishikimin e veprimtarisë së Federatës në tre vitet e fundit, për shkak të shkeljeve statutore dhe rregullave të saj.  Pas një debati në media dhe rrjetet sociale, si dhe thirrjeje të pafrytshme për pajtim, Komisioni deklaroi dje se ka nisur rrugën ligjore për ta zgjidhur konfliktin nëpërmjet gjyqit.  Kryetari i ri i Vatrës Elmi Berisha është aktivist me një veprimtari që shtrihet në tri dekada në komunitetin shqiptar. Në vitet e fundit ka shërbyer si Zëvendës-President i Rrjetit Ndërkombëtar të Diasporës Shqiptare që mbledh biznesmenë me origjinë shqiptare në SHBA e në botë. Vatra është organizata më e vjetër shqiptaro-amerikane e themeluar nga figurat historike të komunitetit, Fan Noli e Faik Konica. Ndonëse nuk e ka fuqinë e dikurshme, federata mbetet nga pikat kryesore të referimit në komunitetin shqiptar dhe një emër që nderohet në atdhe dhe në diasporë.

                                 KORIGJIMI….

…mos e shtremberoni historine, brezat do te na ndeshkojne!

           Se pari kuvendi i Vatres nuk eshte hera e pare qe mbidhet ne Michigen. Ne kete shtet ne Detroit e ka patur dikur qendren organizata “Vatra” Madje eshte bere edhe nje kuvend , te cilin e ka drejtuar Prof. Dok. Gjon Kelmendi. Per fat te mire ne syrtaret e mi kam broshuren “1984 Vatra Convention!” “Breanch No. 33 Michigan. The seventy Fifth Anniversary, of the Newspaper “Dielli” Ne faqe te pare eshte botuar nje poezi per flamurin me autor Ramiz Harxhi. Pas fotografive te Nolit Konices e Pecit ne faqen tjeter botohet nje poezi e Ramiz Harxhit kushtuar delegateve te Vatres. Qe duhet ta themi se roli i saj eshte i padikutueshem ne kohen e ketyre koloseve te kombit shqitar. Per te vazhduar me tej jepet adresa e aktivitetit te kuvendit ne “International Institute” Ne Wood Word Ave dhe darka ne “Athines Hall Gratiot Ave, me kryetar te mbremjes intelektualin Gjon Lulgjuraj. Fjalimi kryesor Julian Cefa. Ne emer te “Diellit” Xhavat Kallajxhi, kryeredaktor. Dhe kryetari i Vatres Komisioni: Gjon Kelmendi, kryetar  deges se Vatres 33, sekretari i kesaj dege Fehmi Kokalari ne Detroit, anetar Gjon Lulgjuraj, Kamber Kanariti, Julian Cefa, Vasel Ujkaj, Prek Gruda, Xhevdet Hoxha, Kolec Pikolini, Bajram Cunmulja, Qazim Rushaj, e Tajar Shaska. Gazeta e pare shqiptare ne Amerike eshte “Kombi” e botuar nga Sotir Peci, i cili u kthye ne Shqiperi, me pas doli “Dielli” me 15 shkurt 1909.

      Fjalia se Elmi Berisha eshte i pari kryetar ne historine e Vatres nga Kosova, nuk eshte etike dhe as e rendesishme te perdoret, mbasi vete me kete deklarohet fryma e brrylave ne kete organizate qe edhe ka ekzistuar. Me e drejte ishte te thuhej se kryetari i ri eshte me origjine nga Kosova se perdorimin e fjalise se mesiperme qe nenkupton  se ai me miqte e tij i kerceu ne qafe Vatres per inat te grupit te jugut…

   Ketu nuk dua te mohoi as voten e delegateve dhe as perkushtimin e Elmiut ne kete organizate se, sic ka thene Selahedin Velaj, ajo duhet te drejtohet nga nje biznezmen. Te gjitha shoqatat qe drejtohen nga njerez me xhepa te shkyer nuk kane sukses. Shikoni ku e çuan shoqaten “Malesia e Madhe “ deri ne gryke te eleminit dhe fshitjes  atdhetare. Fitorja dhe organizimi i komunizmit ne Amerike po e qet fare levizjen patriotike dhe letrare ne boten e lire.

           URIME KRYETARIT DHE KESAJ ORGANIZATE

..deri tani e mbyllur me çelikun e partise per inteligjencen…

    Me sinqeritetin me te madh i uroi kryetarit te ri suksese ne kete ndermarrje te veshtire, mbasi disa nga anetaret e saj karrieriste, duke menduar se do te vije dita qe te zgjidhen deputet ne parlamentin shqiptar, kur tu jepet e drejta te votojne, por Pandi deklaroi se deputetet do te zgjidhen nga kryesia e partise, ndaj ne Amerike jane thmeluar 85 te tilla, te te mund te sheshoje mosmarreveshjet, vjedhjet, ndarjen nga agjeturat e huja, analize e transparence fondesh dhe lidhjen e forte me inteligjencen. Atij i duhet te ndermmare levizje dhe aksione konkrete, per te vendosur kontakte me njerez qe kane kontribute qe e duan vazhdimesine e Vatres dhe eksiztencen e kombit , per ta pastruar Vatren dhe Diellin nga berlloku. Per bese eshte i madh, por megjithate ka mundesi dhe shprese. Keto ishin miqesisht dhe per nje sqarim te faktit historik se, nese nuk thuhet e verteta, kala nderton genjeshtra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *