Rëndësia e një librit te tillë
Nga: Pjetër Jaku
Ka vetëm disa ditë që ka dalë nga shtypi libri i Klement Bardhit “ Një jetë në Real Estate, publikuar nga Shtëpia Botuese “ JAKU” në Lezhë, është një botim i veçantë dhe i rrallë i këtij lloji, shumë i nevojshëm, përsa i përket udhëzimeve dhe këshillave shumë të vlefshëme për pronarët, sidomos blerësit dhe shitësve të shtëpive.
Klementi është kualifikuar dhe ka punuar prej më shumë se 20 vjetësh në Real Estate, pas diplomimit në Accounting and Computing të Henry Ford College. Dihet se të kualifikohesh për një punë të tillë, duhet të mbarosh edhe kurse speciale, pas mbarimit të College-t. Pas disa viteve punë si agjent, ai krijoi Kompaninë e tij “ EAGLE REAL ESTATE”, ku më shumë se njëmijë familje shqiptare janë sistëmuar në shtëpitë e tyre. Pra, janë bërë pronar të ligjshëm shtëpishë, duke qënë të kënaqur me ofertat dhe ndihmat që u ka dhënë.
Libri fillon me një prolog, ku autori flet fare shkurt për biografinë e tij, duke vazhduar me qellimin e botimit të këtij libri. Autori, me një stil praktik të spjegimit, se ç’është Agjenti dhe Brokeri, si u vihet në ndihmë blerësve dhe shitësve të shtëpive dhe pronave të tjera të paluajtshme. Veç këtyre, Klementi spjegon qartë, se cilat janë format e pronësisë, qoftë përsonale apo të përbashkëta. Shumë e rëndësishmë është edhe qartësimi i disa problemeve, që kanë të bëjnë me shtimin e pjestarëve të tjerë të familjes në tapinë e pronës. Pos këtyre, autori spjegon qartësisht dokumentat që kërkohen për blerjen, ose shitjen e një shtëpie. Këto bëhën me detaje dhe të radhitura kuptueshëm. Kapitulli se çfarë duhet të bëjë një blerës për blerjen e një prone është nga më të rëndësishmit, pasi ai e fillon nga “a”-ja, sidomos te kushtet e marrjes së kredisë, ku secili që mendon të blejë një pronë duhet të mendojë, që të rrisë të ardhurat mujore për t’u kualifikuar e besuar nga bankat. Në këtë kapitull, gjithashtu qartësohen llojet e kredive dhe mundësitë për miratimin e tyre, përqindjet dhe koha nga blerja deri te pagesa e fundit, si duhet mbrojtur ajo nga pagesat e siguracioneve, inshurencave dhe pjesa e çmimit që duhet paguar në fillim të marrëveshjes.
Një problem tjetër është ai i shitjes së shtëpive dhe krejt dokumentacioni që kërkohet në këtë rast, rëndësia e vlerësimi dhe inspektimi i licensuar i objektit, në detaje dhe përshkrime teknike të hollësishme, përgjegjësia që kanë inspektuesit, pagesat që duhen bërë nga të dyja palet për mbylljen e procesit të shitjes, cilat janë dhe si llogariten taksat e shtëpive, si levizin nga qyteti dhe kur e pse? Si përcaktohen dhe çfarë shpenzimesh mbullon Associaton Fee, etj etj.. S i dhe a mund të blihet truall për ndërtimin vet të një shtëpie, çfarë duhet patur kujdes në këto raste? Dhe, shumë e rëndësishme është të dimë, se si regjistrohet e ku një objekt që doni ta jepni me qera, kujdesi në zgjedhjen e qeraxhiut, sidomos në dëshminë e të ardhurave të tij, çfarë dokumentash kërkohen për plotësimin e marrëveshjes dhe si veprohet kur qeraxhiu nuk kryen pagesën në kohë.
Poashtu, blerja e një biznesi ka rëndësi të veçantë dhe kërkon kujdes, që nga ankandet dhe llojet e tyre, mundësitë dhe të drejtat për të investuar, duhet apo jo të jesh shtetas amerikan si dhe disa kërkesa të tjera. Duke qënë se shumë biznesmenë, ose punonjës e shtetas të tjerë i kanë krijuar mundësitë për të blerë një biznes, duhet të dinë më shumë në këtë mundësi.
Një rëndësi të veçantë ka edhe regjistrimi i pasurisë së blerë, siç është Title Company ( Kompania e Tapisë dhe detajet e këtij akti.
Në mbyllje të librit jepen disa opinione nga ata që kanë pasë mundësi të punojnë me Klement Bardhin në shitjen ose blerjen e shtëpisë.