Hijeshia dhe krenaria e malsores nën petkun e xhubletes!

Pergaditi Rita Shkurtaj

 

Për të kuptuar strukturen rracore të malsoreve do të mjaftonte një udhëtim i vetëm nëpër Malësi,si vizitor kureshtar, apo dhe si mik me bujt në kullat e saj,dhe menjëherë do përftosh një gjykim konkret për nga vlerat e larta humane, me të cilat do ndeshesh.

Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse Malësia akoma ruan dashamirsinë e atyre që ndërmorën ekspedita vëzhguese në teritorin e saj, që në periudhat më të errëta politike, ku u perball, kohë pas kohe e, deri më sot, per të cilët kanë dhënë edhe vlersimin e tyre, duke nxjerr në pah se kush janë malsorët. Vlersime të cilat mjafton ti përmbledhësh në pak rreshta, për të kuptuar vlerat dhe veçoritë e e tyre, ku kronikanët e kohës i pasqyruan për opinjonin publik kombëtar e ndërkombëtar në medjat e shkruara, sa herë që binin në kontakt me malsorët.

“Malsorët në gen janë rracë e bardhë, me tipare të hijshme fizike e me qëndrim mbretnor,rob të natyrës e trashigimtarë të saj,besimtar në shpirt e të pervujtë në jetë,mikpritës e bujar në banese,miqsor e besnik në familje e shoqeri,të mprehte në kuptim e të matun në veprim,dhe mbi të gjitha të pa thyeshem në luftën e tyre për të qënë të lirë e sovran në truellin e t’parëve të tyre”.

Për të nxjerr në pah disa nga këto veçori do t’i referohem në veçanti fisnikërisë dhe hijeshisë së femrës malsore, e cia ka qënë dhe është vlere e shtuar për identifikimin e kesaj rrace rodmirë. Falë pastërtisë gjenetike,kulturore e tradicionale homogjene, pothuajse e gjithë harta ku ka ruajtur egzistencën e vet xhubleta brënda malsisë dhe jashtë saj,ka veçori dalluese për nga hijeshia rracore e fisnikeria kulturore,çka e bën akoma më të veçantë femrën malsore nën petkun e saj.

Këto femra të personifikuara me emrin autentik MALSORE kanë tipare të larta krenarie e bukurie të trasheguara nga geni i tyre familjar e, të ruajtura me fanatizem nga ligji me të cilin rregulluan jetën e tyre malsorët. Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse Ligji i Maleve te Malsisë nuk lejonte martesa jashtë teritorit të saj,ligj ky i trasheguar dhe zbatuar deri në ditët tona, si nevojë për ta ruajtur të pastër e të pa ndryshuar genin e tyre gjenetik të trashegimisë familjare. Jo pa qëllim ju referova femrës malsore dhe hijeshisë së saj, pasi janë, pikerisht, ato që i kanë mbajtur e përçuar këto tipare autentike ndër breza, duke lindur,rritur dhe edukuar fëmijët e tyre me kujdesin dhe vyrtytet më të larta që frymon fisnikeria e malsorit.

Malsorja, nën petkun e xhubletës, veç godit (pamjes së jashtme) që rrezatonte në logje e kudo, kishte edhe bukurinë e brendshme shpirtnore që, sa më shumë vite i peshonin mbi supe, aq më shumë e hijeshonte fjala e qëndrimi i saj, brënda dhe jasht familjes.

Jemi me fat që i kemi akoma dhe sot në mesin tonë keto tipare femre fisnikërie të pandryshuara, me të cilat mburremi si malsorë apo dashamirës të tyre. Jo më kot thuhej se godi* i gruas malsore ishte unik në paraqitje e fort i hijshem ndër shoqe.

*rregullimi i pamjes se dukshme ( fytyres )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *