POEZI NGA ZEF PERGEGA 2019

POEZI NGA ZEF PERGEGA 2019

MIKROBGJAKESI I PA NJERI

 

 

Nana me pat thene qe ne vogeli:

Laje mire ate pas vesh

Se me pesh pesh aty e ka strehen ai dreq!

S’kam pare vampire e baloza shtriga e djalle

Katallaj neper filma qe te hane te gjalle

Por njerez qe leshojne njerez

Si veze gjarperi ne shperganj te kalbur

Te te pashpirtit njeri

Ka ne dheun tim kriminele, me shume se kallinj gruri

Deputete, mafie tokash e ambasadoresh me te larte se muri

Morra te kyq ne pusht-et pa kupe pagezimi

Plumba qe lumenjt i mbushen me gjak

E me thonjte e ferrit kane kap qiellin e drites

Ka vetem mikrobgjakesiat e njeriut pa njeri

More bir…!

Gezhoja baruti e ke udhen ne sy

 

 

 

LEHAQENET HAM GAM GAM

 

 

Nen sqetulla te mykura te patriotizmit

Nje tavoline syqorre ne nje salle

Me yndyre “Hot dog-u!” zien pilafi shoven

Nen duf te alkolit klithin se jane gjalle!

 

Rrine kuvendojne per punet e te tjereve se togu

A ka ere e erz kjo lulethare shtogu?!

Misionari e pat lene nje fjale pa uje pagezimi

“-Ajo tavoline eshte shpirt cofet si nje gerdalle!

 

Ne komunitet hiqet si dash me lesh

Por s’kane qime sa nje viq

Ta flakim se po ban dam nga kjo kishe!

 

Veç po ju them, mblidheni ate mendje

Se nuk me kerset me ju permend me emer!”

Dhe mbidhen pra ca fodulle

Si uthulla mbi qull

Lemezojne nen qyrret e miut

Qimja e thiut!

 

Thone se eshte kryesia e mendjes e para

40 vjet lehaqene me gam gama

Negativet gjithmone belbezojne ne kete jete

Me te drejtet jemi rritur ne nje djep;

Ikni pisa,

Nuk jeni lisa!

 

 

 

DOLLARI

 

 

Zvarritemi ne lendinen e loteve

Si nje perrua i etur nen lekure te thate

Para syve si nje planc i fryer

Mbeshtjelle me pelerinen e dhjamit te parajses se ferrit

Ma merr frymen, pertej hundes s’mund te dalloj

As mikun as vellane

Para syve nje murane me gur

Pas shpina germadha me mur

Me ato gjethe te verdha

Ne pellembe te dores ujin e token

Dollari nje lekure mishi Shejtan e Perendi

Selvine e gjelberuar…

Dhe te shtremberen heshten liri!

 

 

 

PER TE JETUAR NE TE VDEKUR

 

 

Kemi kohe per te jetuar

Ne te vdekur

Se ne te gjalle

Edhe pak na ka mbetur

E shqyem lekuren me gerhane

Si egersira mbi coftina

Mishin e ndame nga kockat

Eshtrat nga gjaku

Cerdhe korbash thurem deri ne zanore

Ere kellire ne te gjalle pragu

Kemi kohe per te jetuar

Ne te vdekur

Ne te gjalle edhe pak na ka mbetur

E shkrime dashurine

Si dhjamin e dimrit per mbi tra

Prenjt e miqesise u shterren

Lumi i ndarjes rrjedh llum per mbi va

Ndjejne nje ndotje ne oxhak te shpirtit

As fija e hirit nuk na e la

Rrezet e diellit nuk bien ma

E mbi verberine e syve

Se njeriu ka marre fund si frymor

U djeg ne forxhen e cmires

Kemi kohe per te jetuar si te vdekur

Fal, veç pak fal dashuri qe na ka mbetur!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *