PRESIDENTI I MAQEDONISE SE VERIUT, STEVO PENDAROVSKI PER VIZITE NE OREN E GJUHES SHQIPE

Nga Sadije ALITI

Kryetari  i shtetit, zotëri Stevo Pendarovski  qëndroi për vizitë në orën e gjuhës shqipe, në kuadër të vizitave të tij në rajonin e Komuës së Tetovës. Gjatë kësaj ore në plan program ishte  njësia mësimore, “Udha e shkronjave-Kongresi i Alfabetit në Manastir”. Nxënësit punonin në grupe ku kishin të përgatitnin temë rreth Kongresit të Alfabetit. Kryetari i shtetit u interesua rreth kësaj njësie mësimore ku nxënësit i dhanë sqarime dhe përgjigje, se Kongresi i ka zhvilluar punimet në Mansatir prej 14-22 nëntor të viti 1908, ku janë sjellur vendime të rëndësishme për gjuhën dhe kulturën shqipe. U interesua edhe rreth pjesëmarrësve në Kongres dhe vendimeve të komisionit.

Kryetari shtetit theksoi se: “Shkolla e Tearcës është shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës, sepse këtu mësimi zvillohet ne tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe turqisht, nganjëherë ne të rriturit duhet të mësojmë nga më të vegjlit, sepse shoqërimi mes tyre nuk njeh ndarje gjuhësore dhe etnike”.

Kryetarin e shtetit z.Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në orën e gjuhës shqipe,( në orën time), në shkollën e Tearcës, e mirëpritëm bashkë me nxënësit dhe stafin e shkollës.

Këto vizita realizohen në kuadër të projektit të kabinetit të Kryetarit “Fytyrë në fytyrë me qytetarët”.

Foto nga takimi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *