KADIFJA DUARARTË

Portret per artisten Kadife Karriqi

Nga Pjetër Jaku

Nganjëherë dhe natyra i përzgjedh njerëzit, duke u dhënë pa kursim talentin që meritojnë. Jo veç punën , talentin, por dhe fatin për të arritur aty ku duan, aty ku u takon, megjithëse me shumë sforcime e mundime. Vonesa e shfaqjes së një talenti nuk është mirë. Dëmi më i madh është për shoqërinë, se nuk e shijojnë, aq sa kanë mundësinë, punën e duarve dhe mendjes së tyre. Artisti, që kur shfaqet, nuk i takon më vetes. Por, ndryshe ndodh me Kadife Karriqin, artisten duarartë në dekorimet, jo vetëm të realizuara artistikisht, por edhe me tematiken dhe përshkrimin momental, siç e kërkon puna në shërbim të njerëzve. Klubet dhe baret e ndryshme, që pas 90-tës kanë marrë një zhvillim të vrullshëm, e bënë Kadifen të mendonte diçka më bukur në shërbimin e një tregëtie të veçantë, ku deri në vitin 90-të nuk ishte njohur në Shqipëri. Për këtë shërbim, nuk kishte pasur dhe nuk ka ndonjë shkollë, siç kishte në botë. Guzhinat dhe baret janë shërbime të specializuara, ku mund të bësh art e të tregosh aftësitë krijuese, që kanë të bëjnë drejt për së drejti me costumerët, tregëtimin cilësor dhe afinitetin me ta. Një shërbim i tillë, do të ndihmonte shumë në shtimin e biznesit, duke u ndarë të kënaqur të dy palët. Gjithëkush e ndanë një kohë të lirë, pas punës, ose në fundjavat, ku kërkon një shërbim të vëmëndshëm, por edhe të shijshëm. Kushte të tilla mund t’i krijojnë vetëm ata që e vlerësojnë punën si art e i përkushtohen me fuqitë e tyre mendore dhe fizike. Njëra prej këtyre artisteve, që ka bërë emër në artin e dekorimeve të përsonalizuara, është KADIFE KARRIQI, e ardhur në Tiranë nga qyteti i vogël i Prrenjasit. Kadifja, ka lindur në dhjetor të vitit 1970, në fshatin e vogël Orenj, në rrethin e Librazhdit, nga prindër punëtorë, që nuk mund e shkolluan më shumë se arsimin e mesëm, edhe pse prirjet në vizatime, e deri diku në pikturë, ishin shfaqur që në fëmijëri. Improvizimet e saj, që ktheheshin në art, kishin rënë në sy të bashkëmoshatarëve, por kur jeton në një kohë të errtë dhe nuk ke mundësi financiare, mbetesh përherë e përgjysmuar, ose autodidakte, edhe kur pasioni të nxit për të bërë art. Kushtet ekonomike dhe talenti, duke e kuptuar se zotëronte diçka që nuk e kish gjithëkush, e bënë Kadifen të mendonte, si e si të gjente një mundësi për të bërë punë që paguhen. U martua e re, në moshën 19 vjeçare, me një burrë që e respektoi talentin e saj dhe e ndihmoi të punonte, aty ku mund të shfaqeshin prirjet. Kushtet familjare, edhe në familjen e re nuk ishin të mira, vjehrra e paralizuar prej afro dhjetë vitesh dhe fëmijët në moshë të re, bëhëshin përsëri njëfarë pengesë, por me  punë e pasion do t’i mbulonte të gjitha vështirësitë.

Sapo iu dha mundësia të punonte shitëse, filloi të nxirrte në pah punimet, në qëndisjen artistike, disa prej tyre që shërbenin në çdo familje, si ato që  kishin të bënin me mikpritjen si dhe tema të ndryshme patriotike, flamuri etj. Punimet me penj dhe rruaza ishin disi të  ndryshme, nga ato që ishin parë deri në atë kohë. Koha e ndryshimeve erdhi dhe, Kadifja, pak nga pak, po mendonte për punime të tjera, por ato kërkonin vizita të shumëta e qendra biznesi më të mëdha nga ato të një qyteti të vogël. Ardhja nga Prrenjasi në Tiranë, bëri që dhe mundësia e njohjeve të ishte më e madhe. Nga kontakte më të shumëta, rastësisht takon një vajzë të re që merrej me biznesin e bareve, klubeve të pijeve, por që në të njëjten kohë sherbenin, si në vende të tjera të botës, edhe si restorante të klasit të lartë, ku pas një dreke a darke të shijëshme, konsumonin  pasta dhe kapuçino e makjato, pa lënë mbasdore dhe sallatat e  frutat, etj… etj.

Dekorimet e këtyre, pa përjashtuar asgjë dhe, vetëm me një thikë, mund t’i bënte Kadifja. Vajzes që u bë menagjerja e parë e Kadifes , i kishte pëlqyer shkrimi mbi kapuçinon e saj: “ Të bëftë mirë!”, një shprehje kjo që të bën vërtetë të ndjehesh me mire se, kur nuk e merr këtë urim.

Tani, pas disa vitesh, nga dora dhe mendja  e Kadifes, kanë dalë më shumë se 5 mijë punime dekoracionesh  në pasta, produktet e kafes, si makjatot dhe kapuçinot, frapuçinot, gotat e pijeve me lengje frutash, pjatat e sallatave me perime, të frutave, po mësojnë nga kjo ekpseriencë edhe shumë të rinj në Institutin Kulinar “ NERANXI”, ku para disa muajsh është caktuar si pedagoge. Veç kësaj, edhe interesimi i mediave për këtë lloj shërbimi ka qënë i dukshëm, pasi Kadifja është ftuar në disa programe televizive, ku e ka demostruar praktikisht këtë art. Kjo, sidomos  bie në sy nga publikimi dhe promovimi  i këti arti në Topchanal, një nga stacionet televizive me të para nga shqiptarët, kudo në botë. Nuk duhet lënë pa theksuar edhe publikimet që i janë bërë nga gazeta të ndryshme, Ku Kadifes i është fiksuar ajo e Çermenikes, vendlindjes së saj!

Asgjë nuk arrihet pa shumë punë e mundime. Kadifja, veç punës tetë orëshe, të paktën edhe katër orë i bën përgaditje  në shtëpi, në sajimin e formave të reja, si dhe të punimeve artizanale me tema patriotike, sidomos flamujt dhe pamje të tjera të pikasura nga ngjarjet historike të Shqipërisë, ku rreth 500 prej tyre i ka shitur.

Detroit, 29 Prill 2019

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *