Një takim sensibilizues i dobishëm

Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”, realizoi takimin e thirrur, sot me daten 19 Maj 2019,  në përkrahje të veprimtarisë së Institutit te Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit* dhe, veçanërisht të Drejtorit të këtij Instituti, poetit dhe shkrimtarit të njohur Agron Tufaj. Takimi u bë në  Kafe Kuvendi, nga ora 5:00 Pm deri në 6:30 Pm. Të pranishmit në këtë takim, shkrimtarët dhe publicistët Elinda Marku, Zef Përgega, Pjetër Jaku, Ruzhdi Gurra, Besa Rexhepi, Nevrus Nazarku, ish deputeti i djathtë Edi Malaj, ish i burogosuri dhe internuari i regjimit komunist, Pjetër Toma, e internuara Aida Gjergji, i vuajturi nga regjimi komunist Paulin Marku, biznesmeni dhe aktivisti i njohur, përkrahësi i aktiviteteve të Kuvendit, Rrahman Rexhepi dhe nënkryetari i Shoqatës “ Mirdita”, Fran Vokrri, u shprehen njëzëri në përkrahje të veprimtarisë së Institutit dhe Drejtorit të saj. Në këtë takim u lexuan edhe deklaratat e disa aktivitsëve të njohur, që nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm për shkaqe të ndryshme, si Arian Gruda, Gjeto Ivezaj, Dr. Gjon Kelmendi, Mark Trieshi etj. të cilët theksuan se do ta përkrahin për ta mbajtur një institucion të tillë, edhe sikur Parlamenti monist i tanishëm të marrë vendimin extreme për ta mbyllur, pas kërcënimit direkt të Kryeministrit social-komunist Edi Rama.

Botuesi, poeti dhe publicisti Pjetër Jaku, e kishte thirr takimin dhe e drejtoi atë, duke theksuar se , me rëndësi është cilësia e takimeve të tilla , kur bëhët fjalë për të mbrojtur vlerat kombëtare, kundër një rreziku  eventual, të rikthimit të një regjimi që e kryqëzoi Shqipërinë për një gjysëm shekulli, të cilit Instituti po ia zbulon bëmat famëkeq, ndaj ky është hapi i parë sinjalizues, se diaspora dhe veprimtarët e saj janë të gatshëm në çdo kohë, të ndihmojnë daljen në pah të krimeve që bëri sistemi komunist shqiptar, që kur u krijua partia Komuniste Shqiptare e deri në vitin 1991. Fushata kundër veprimtarisë së këti Instituti ka filluar e egër, – vijoj Jaku, duke propozuar që nga ky takim të dilet më një deklaratë për shtypin shqiptar brenda tri ditëve, si dhe në hapin e dytë të bëhët një takim me dhe për mediat e diasporës, ku të ftohen edhe qendrat fetare të komunitetit dhe disa shoqata me ndikim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare.

Të pranishmit ranë dakort që Deklarata të formulohej nga Elinda Marku, Nevrus Nazarko dhe Zef Pergega.

Takimin e dytë u vendos  ta njoftonte inisiatori i këti aksioni, Pjetër Jaku, nga ku te dilej edhe me një letër për Presidentin e Amerikës, Donald Tramp!

Nuk ka qetësi te shqiptarët, përsa kohë e verteta nuk do të pasqyrohet me saktësi, kur përsonazhet ende jetojnë.

Të pranishmit sollën, secili raste nga jeta e tyre. Poeti Ruzhdi Gurra, i arratisur nga Shqipëria para viteve 90-të, solli faktin se i ati kishte dalë nga burgu pa asnjë prej thonjëve të të dy duarve, të cilit ia kishin hequr me pinca kasapët e ati sistemi makabër.

Korespodent i “ Kuvendit”

*Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit eshte krijuar ne dt.25 shkurt 2010, ligji nr.10242, miratuar ne parlament.

Ka statusin e personit juridik, eshte Institut qendror i pavarur shteteror.

Financohet nga buxheti i shtetit, si gjithe institucionet e tjera te pavarura qe raportojne ne parlament nje here ne vit per veprimtarine vjetore.

One thought on “Një takim sensibilizues i dobishëm

  1. E keqja ma e madhe eshte dhe tanime nga bijte e eterve , te cilen po e perjetojme ne vendin tone aq te bukur , por dhe aq te mjere.
    Le te kujtojme me dhimbje e perulje cdo viktime, te burgosur e internuar.
    Urime per kete takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *