Obama është një president “amator”

Bill Clinton: Obama është një president “amator”
 BEQIR SINA, New York
 Pretendimet shpërthyese të librit të Edward Klein, u rrëzuan natën e kaluar nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Clinton- ët, të cilët natën e fundit kërkuan që kjo gjë “trillimollgji” të mbyllet
RUN, BABY, RUN! A new book says Bill Clinton implored wife Hillary last summer to challenge President Obama.

RUN, BABY, RUN! A new book says Bill Clinton implored wife Hillary last summer to challenge President Obama.

NEW YORK : Bill Clinton për herë të parë, sipas një lirbri të ri, ka menduar pak keq për Presidentin Obama – duke e tallur atë si një President “amator”, kështu të paktën shkruan sot gazeta njujorkeze Post – duke shtuar se ai i ka bërë presion gruas(Hillary) së tij verën e kaluar, për të lënë punën e saj si Sekretare e Shtetit dhe për të sfiduar atë në zgjedhjet paraprake, shkruhet në një libër të ri që pritet të dalë së shpejti në Shtetet e Bashkaura,

“Vendi ka nevojë për ju!”, thuhet t’i ketë thënë ish-presidenti gruas së tij Hillari Clinton, duke i bërë thirrje asaj për të “garuar” qysh këtë vit , sipas “llogarive” të bisedës të përfshirë në biografinë e re, të librit të Edward Klein- me biografinë e pa-autorizuar të Presidentit Obama.

Titulli i Klain në biografinë e pa-autorizuar të Presdentit Obama;”Amatuer” është “shpërthyese” . Libri do të dalë nga shtëpia botuese Regnery dhe është marrë direkt nga kritika Bill Klintonit hedhur si një “topuz” ndaj Presidentit Obama, citohet të ketë thënë autori i këtij libri, shkruan konservativja njujorkeze Post.

Post shkruan se:” Ky libër i ri, thotë se Bill Clinton e luti gruan e tij Hillaryn, verën e kaluar për të sfiduar Presidentin Obama, duke i bërë thirrje asaj “Vrapo – Vrapo e dashur ! Run – Baby Run ! se “Barak Obama”, thotë Bill Klinton, sipas fragmenteve të librit, “është një amator”.

Kritika në fakt duket se është e pabesueshme, duke patur parasysh faktin se Bill Clinton – tani është aktivë në fushatën për rizgjedhjen e Obamës.

“Por, sipas librit, Bill Clinton, eshtë “shkarkuar” ndaj Obamës, dhe ka bërë “presion” ndaj Hillarit, për të e drejtuar atë, kundër shefit të saj – gjatë një takimi në zyrën e ish-presidentit Clinton në shtëpin e tyre në Chappaqua – New York, në gusht të vitit të kaluar, takim ky që përfshiu miqtë e vjetër të tyre”, shprehet autori i librit Klain në librin e tij shkruan Post .

“Ekonomia, është në rrëmujë, është disi e “vdekur”. Amerika, ka humbur vlerësim Triple-A në vlersimet e saj……është shprehur në atë takim Bill Clinton, sipas këtij shkrimi.

Po, në atë takim sipas këtij libri që pritet të dalë së shpejti, shkruan Post, thuhet se “Bill Clinton në atë takim insistoi se ai nuk kishte “asnjë marrëdhënie” me Obamën dhe ishte konsultuar më shpesh nga pasardhësi i tij presidencialë, George W. Bush.

Obama, citohet të ketë thënë Bill Klinton sipas gazetës New York Post, “nuk e di se si të jetë president” dhe është “i paaftë”.

Por, Hillary në këtë taki është treguar e kujdesshme duke “dyshuar” tek përgjërimet, në bazë të rrëfimeve të dy mysafirëve të intervistuar për librin e Klain.

“Pse gjithçka është në rrezik tani?”, është shprehur në këtë takim Hillary në një shprehje skeptike për burrin e saj, duke theksuar se ajo donte për të lënë një trashëgimi në karrjerën e saj politike si Sekretare Shteti.

“Sepse,” i është përgjigjur menjëherë sipas bisedes së librit Bill Clinton “Ju jeni zëri në rritje, “vendi ka nevojë për ju!”

“Vendi ka nevojë për ne!”, shtoi Bill Clinton, shkruan Klain.

Ai më vonë si me shaka foli ” në lidhje me mundësinë e të pasurit dy biblioteka Presidenciale Clinton “- çka u shoqërua me një buzëqeshje “vetëpranuese’ dhe modeste.

“Unë dua që termin tim t’a mbyll në Departamentin e Shtetit, dhe që kjo të jetë e rëndësishme, dhe të jem larg nga ato tani që do të duken si një fusnotë,” citohet të ketë thënë Hillary, shkruhet në libër.

Ajo tha se kishte mundësi të konkurrojë përsëri – por në vitin 2016.

Por, Bill Clinton nuk do të lëri atë të shkojë kaq larg.

“Unë e di që ju jeni mjaft e re!”, shprehet Bill Clinton, me një zë të tij karakteristik. “Kjo nuk është ajo që unë jam i shqetësuar rreth jush. Unë jam i shqetësuar se unë nuk jam i ri unë dhe nuk jam i majftueshem. ”

“Unë jam anëtari më i lartë në kabinetin e Obamës, dhe çdo mëngjes të enjten takohem me Presidentin. Po në lidhje me besnikërin? Po në lidhje me besnikërin? shkruan Post të i jetë përgjigjur Hillary, në këtë bisedë burrit të saj .

“Besnik, është një shaka,” ka folur nga mbrapa Bill Clinton. “Besnikëria nuk ekziston në politikë.”

Beteja verbale Bill me Hillary për postin e presidencës sipas rrëfimeve të autorit të librit Edward Klein- me biografinë e pa-autorizuar të Presidentit Obama, u intensifikua shrkuan konservativja Post, kur vajza e çiftit Clinton, Chelsea tregoi se edhe ajo ishte aty me burrin e saj, Marc Mezvinsky.
“Ti meriton të jeshë presidente,” shkruan Klein, ka thënë në atë bisedë Chelsea.

Ndërkohë, thotë ai Bill Clinton ishte i kënaqur qartëzi se Chelsea ishte në anën e tij dhe u zotua që të ketë aleatë të votimit në një komision “matchup” Hillary-Obama.

“Çfarë jeni duke u përpjekur për të bërë Ju-? përforconi “dorën” time”, tha Hillari.

“Unë dua që të gjithë të dinë se sa e fortë jeni ju në sondazhe”, tha Bill Clinton, këto ishin pasazhe të një bisede që shkruan sot gazeta New York Post.

Duke shtuar se pretendimet shpërthyese të librit të Edward Klein, u rrëzuan natën e kaluar nga zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Clinton- ët, të cilët natën e fundit kërkuan që kjo gjë “trillimollgji” të mbyllet.

Zëdhënësi i Bill Clintonit, Matt McKenna, tha se fragmentet e këtij libri që pritet të dalë ishin “tërësisht dhe krejtësisht të rreme” dhe e quajti autorin e këtij libiri zotin Klein “një gënjeshtar i njohur.”

Filip Reines, një zëdhënës i Sekretares të Shtetit, vuri në dukje se Hillary Clinton ka vënë “pikëpyetje” dhe vërtetësinë e një libri të hershme të Klein që ka shkruar ai për të, me titull “Truth About Hillary”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Erik Schultz, ka akuzuar dje Klein se ai i ka bërë deri në fakte këto gjëra që ka shkruar, “vetëm për të shitur librin” e tij.

“Askush në mendjen e tyre të kthejlltë kur të lexojë këtë libër, nuk do të besojnë në këtë absurditet, sidomos pasi që të dy Clinton-ët, si Sekretarja e Shtetit dhe ish Presidenti kanë qenë besnik dhe përkrahës i Presidentit Obama në çdo hap.”

Edwar Klein, është një ish redaktor i The New York Times, dhe Newsweek, faktikisht ai e mbrojti këtë libër, ashtu si mbrojti edhe një libër të mëparshme të tij shkruan New York Post.

Komenti i Carl Campanile në gazetën konservative njujorkeze New York Post me titull: ‘ Bill blockbuster: O’s an ‘amateur’, për librin e e Edwar Klein, mbyllet duke thënë se” Ndërkohë, sondazhi i sotm Rasmussen për garën presidenciale, tregon se Mitt Romney, është përpara presidentit Obama me 50 për qind të aneketuesve nga 43 për qind të atyre që janë pro Obamës. Sipas sondazhti Rasmussen ky është niveli më i lartë i mbështetjes së kandidatit republikan Mitt Romney mbi Obamën gjatë gjithë kësaj fushate ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *