Nju Jorku, Kenektiket, Pensillvenia dhe Nju Jersi,Detroit, Çikago, Boston Uashington, Florida, Dallas, Arizona, qe njihen si vendet ku jetojne edhe me se shumti shqiptaret, dhe vende qe njihen per mjediset e shumta natyrore, per parqet plot lule e gjelberim, bregun lindor te oqeanit, liqenet e medha natyrore, dhe te vogla artificiale, kendet sportive, jane parqet ku njerezit, sot, qofte edhe ne nje dite te vetme, te bukur si kjo te terhiqen, larg zhurmave te perditeshme te makinave dhe nxehtesise se stines, stresit , lodhjes , dhe “krizes ekonomike”, te dalin ne park per te festuar 13 Majin Diten e Nenes(ose te djelen e dyte te Majit).
Ne fakt kjo dite ishte shpallur si dita e nenave nga ana e Anna Jarvis e cila e humbi nenen e saj ne vitin 1908. Me pas ajo u pranua edhe nga Kongresi Amerikan si dita e nenes dhe filloi te perhapej me shpejtesi edhe ne vende te tjera te botes.
Ndersa ne Shqiperi, deri para se te rrezohej sistemi komuniste, kjo feste ishte ideologjizuar ashtu si dhe te gjitha festat e asaj kohe. Ne Shqiperi, kjo dite “ngaterrohej” me daten 8 Mars, e cila festohej ne ate kohe si festa e nenave, ne demostrim te te drejtave te grave. Ndersa, tash qe gjithçka ka ndryshuar, behet e ditur se edhe ne Shqiperi, dhe viset shqiptare festohet e djela e dyte e Majit si Dita nderkombetare e Nenes. Parlamenti Shqiptar, vitin e kaluar i hapi per here te pare dyert e Kuvendit per nenat e grate shqiptare. Kudo ne familje dhe jashte saje, ne natyre, rruget e qyteteve atje thuhet se ndihet atmosfera festive, njesoje si ne Amerike, e vendet e tjera te botes, raportojne mediet nga Shqiperia dhe Kosova.
Ne me shume se 60 vende ne bote, e diela e dyte e majit festohet si dita e nenes. Ndersa disa vende e festojne kete dite ne te dielen e fundit te majit, si per shembull Norvegjia. Dita e nenes i kushtohet nenave per t’i falenderuar ato me dashur dhe respekt per dhuraten me te bukur qe na kane dhene jeten.