Mimoza Milo Rusa vjen te KUVENDI, me një cikël poetik modest, të cilat më së shumëti janë vetëm mbresat e saj të shprehura ndryshe nga shënimet në një ditar, por që e ngacmojnë vazhdimisht, për të thënë dicka në formën e artit. E pyetur nga Kuvendi, ja ç’na thotë Moza, që tani jeton e punon në Durrës:
Jam lindur dhe rritur në fshatin Zhepë të Përmetit. Kam pasur një fëmijëri të lumtur me dy prindër të mrekullueshëm, që kanë ndikur shumë në jetën dhe formimin tim, pa përdorur shumë këshilla, si dhe në një rreth shoqëror e të afërm, gjithashtu model. Në një vend të tillë, i cili veçëse njerëzor, ishte dhe shumë poetik, shumë frymëzues, fillova të hedh mendime, tek-tuk, në formë të vargjeve, por të pakonsoliduara në poezi, të cilat ende i ruaj dhe, sa herë i shoh më frymëzojnë, duke më sjellur kujtime të paharrueshme. Rinia ime kaloi si në përrallë, ku nata dhe dita, pranvera dhe dimri ia linin vendin njëra-tjetrës, aq shpejt, sa nuk merret me mend. Ku është Zhepa sot dhe ku jemi ne? Pothuajse në të gjitha skajet e botes! Zepa jeton e vetmuar, ku vetëm retë e puthin tokën, ku vetëm dielli e mban ende gjallë. Si një teatër i vendosur në gji të një mali të lartë na prêt vazhdimisht, e ne shumë rrallë e vizitojmë.
Shoqes time
Ti je zemra ime..
Je dita
Ku nata s’ka vend
je moter,
si diell qe token ngroh,
e urtë si hënë
që naten e bën ditë
duke m’i dhënë mua
gjithë lumturitë!
Si lule
Kam një emër me lulet
Mimoza si unë
ka dhe shumë të tjera
Nuk thuhet kot:
Me një lule nuk vjen
Pranvera!
Mimoza, luja e parë e një stine
Që u ve emrin gjithë dashurive!
Lumturinë e meritojnë të gjithë
Vitet le pas me ulje me ngritje
I marrw me vete ngado qw shkoj
Gwzimin dhe lotwt i ruaj brenda vetes
Si pasurinw time tw pwrhershme
Jetwn e dua,
Ajo wshtw e bukur pwr kwdo
Pwr ta merituar lumturinw
Tw shkuaren kurrw
Mos e harro!
Dhuratë nga vjehrra
Te thuash e lumtur është pak ..
Lot, gezim,ndoshta dhe trishtim
sot mora një dhuratë,
që preku lotin tim!
Një palë vëthë nga vjehrra
Në ditelindjen time
Njëzet e tri vite bashkë
Si një femijë i lumtur
Ne prehrin e saj rashë.
Janë pak, bija ime
Janë pak!
U përkula, e përqafova,
E putha
Bashkëudhëtaren time,
Që e thërras nënë,
Me premtimin e vetëm
Tek qendroja në këmbë:
Do të shërbejë gjithëmonë,
Si të kisha thënë!
Mirmengjes!
Ju uroj një të djelë të bukur
dhe pse është shumë ftoht …
Mbas një nate të sertë
vjen një mesditë e ngrohtë
dielli thyen errësiren
shtrinë rrezet të na përqaf!
Mbas një dimri të acartë
vjen pranvera e nxehtë
vijnë ditë-netët e nxehta;
pa i shijuar të gjitha stinët,
ç’kuptim do kish jeta?!
QETESINE E EMBEL IA PRISHI
Ne heshtje bregu detin shikonte,
Mermerimen fshehur ia degjonte,
Befas dallga fort e goditi,
Qetesine e embel bregut ia prishi!
U coptua dallga,u fsheh trishtuar,
Ne fund te detit e pergjysmuar!
Bregu, perseri detin veshtronte,
Kerkonte gjysmen qe i mungonte!
JEMI RITUR
Koha vrapoj e jemi rritur,
A thua kohen duam ta ndalojme?!
Kapur fort ne lekuren e viteve,
Stacionin e paqes kerkojme!