Pas suksesit të këngës “AMLA” dhe bashkëpunimit me Klea Hutën, djemtë e grupit Alar Band vijnë tani me një tjetër bashkëpunim me kantautorin e njohur Elgit Doda, i cili është një personazh tepër i njohur në botën e muzikës shqiptare. U bënë disa ditë, që djemtë kanë nxjerrë këngën e tyre me të fundit me titull “Ajo iku”.
Natyrshëm lind pyetja:
- Pse ky titull?
Çdo njeri ka momente debolese, ku me patjetër duhet t’i ndajë me dikë, zakonisht ndodh, që kur nisen të tilla biseda dhe personi që është përballë ka shumë për të thënë, ndoshta histori të ndryshme, por realisht të njëjta në përmbajtje.
- Cila është historia e kësaj këngë?
Dashuria, vajzat ato janë melodi për ne, na frymëzojnë me ide, na mërzisin, na bëjnë të konsumojmë ndonjë gotë.
- Mos ndoshta teksti i kësaj këngë lidhet me ndonjë histori personale?
Normale që çdo rresht i joni ka një histori, por tashmë këtë histori kemi dashur ta tregojmë me anë të dy protagonistëve, me dy zëra të bukur si Giti dhe Xhieldo.
- Si lindi ideja e këtij bashkëpunimi?
Realisht me Elgit Dodën ne kemi kohë që bashkëpunojmë, çdo hap të karrierës e kemi pasur nën syrin e këtij producenti, tashmë mbas shumë idesh e suksesesh menduam që ishte momenti të kishim dhe një këngë bashkë.
- Kush është ajo që iku dhe cilin la ajo?
Ajo që iku duhet të jetë një person, që u ka prishur humorin Alar Band e Elgit Dodës, por me siguri do rikthehet.
- A ju kanë braktisur ndonjëherë dhe a keni braktisur ndokënd?
Fjala braktisur është diçka e madhe, por them se secili nga ne ka pasur diçka të ngjashme, dhe nga të gjitha këto histori që kemi pasur lindi dhe ideja e një kënge, ku në fund rikthehet çdo gjë në normalitet.
- A besoni se mund të rikthehet një dashuri “e ikur” apo e humbur?
E vështirë është, por me shumë besim dhe vendosmëri çdo gjë arrin të kthehet, ndoshta pak e brishtë, por diçka kthehet.
- A besoni në falje dhe a do ta falni dikë që ju ka braktisur?
Falja është virtyti i së mirës, normal që do të falim, normale është edhe të rinisim diçka të lenë për gjysmë.
- Pse zgjodhët të “vajtonit” një dashuri të humbur?
Mbas shumë lëvdatave që i kemi bërë dashurisë, na takon të mendojmë edhe të keqen edhe pse në këngë gjithçka ishte iluzion i pijes.
- Sa kohë i keni kushtuar realizimit të kësaj këngë?
Mbas këngës magjike në TV Klan realisht filluam projektin për këngën e re, na u desh pak punë pasi donim të sillnim në treg diçka reale dhe të pëlqyer si në muzikë edhe në vokal.
- A do këtë bashkëpunime të tjera midis jush në të ardhmen?
Patjetër që do ketë bashkëpunime dhe surpriza, por që do t’i zbulojmë me kohën në vazhdim.
- Cilat janë projektet e juaja më të afërta?
Projektet janë të shumta dhe për një kohë të shkurtër do dalim me një këngë tjetër si grupi Alar Band. Kësaj here vetëm ne. Kënga do ketë ritëm, dhe do jetë diçka me ndryshe se tjerat. Çdo gjë është në përpunim e sipër, shpresojmë të pritet mirë nga publiku.